Koronavirusi në Shqipëri, 4 viktima dhe 581 raste të reja

30 Dhjetor 2020, 16:40Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.

Nga 2681 testime, janë konfirmuar 581 raste të reja, ndërsa 485 persona raportohet të jenë shëruar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të natës së ndërrimit të viteve ju bën apel qytetarëve të shmangin grumbullimet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2,681 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

221 raste në Tiranë, 37 raste në Durrës, 33 raste në Shkodër, 27 raste në Lezhë, 24 raste në Berat, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 16 raste në Kavajë, Gjirokastër, 14 raste në Fier, 11 raste në Krujë dhe Kurbin, 8 raste në Mirditë, 7 raste në Korçë, Delvinë, Dibër, 6 raste në Mallakastër, Buqlizë, Cërrik, Kamëz, 5 raste në Elbasan, Tropojë, Pogradec, Skrapar, Patos, 4 raste në Has, 3 raste në Pukë, Mat, Përmet, Peqin, Gramsh, 2 raste në Kukës, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos, Poliçan, 1 rast në Tepelenë, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,185 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 2 qytetarë nga Fieri,  1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja të moshave 70-73 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festat e fundvitit.

COVID-19 – Statistika (30 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         581

Të shëruar në 24 orë      485

Të shtruar në spitale      285

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore              2681

Testime totale            260,560

Raste pozitive             57,727

Raste të shëruara       33,185

Raste Aktive                23,368

Humbje jete                1174

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13432

Fier  1591

Shkodër   1300

Durrës  1220

Vlorë   1011

Korçë    948

Lezhë  884

Elbasan 877

Berat  784

Gjirokastër 491

Kukës 431

Dibër  399.

2 komente në “Koronavirusi në Shqipëri, 4 viktima dhe 581 raste të reja”

  1. Olimpia says:

    Shendetesia ,shqiptare por edhe qeveria dhe shumica derrmuese e popullsise kane deshmuar nje nivel te kenaqeshem ne perballimin e kesaj Pamdemie te tmerreshme.Pavaresisht klithmave te qyqeve me ne krye doktor mortjen Sali Gerdecin ,Tritan Preshin dhe Mona idioten,si dhe nje tufe neperkash te medias me ne krye kukullen helmuese Mecon dhe ndonje mjek sharlatan.Shifrat deshmojne qe strategjia shendetesore dhe politike arriten te ndalojne rrezikun e nje krize te rende ,e cila ne disa raste ka goditur edhe vende super te pasura dhe me nje shendetesi te nivelit te larte.Kujdes i madh deri ne arrigjen e vaksinimit…kjo duhet te jete motore e te bjithe xhqiptarevene keto dite feste.Mos te harrojme ,festa kthehen pak ,humbja e njerezve exhte e pakthyeshme.

  2. Olimpia says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje