STUDIMI/ Akademia e Shkencave, mjeku Genc Sulçebe: Mbi 50% e popullatës në Tiranë është imunizuar tashmë

30 Dhjetor 2020, 10:57Sociale TEMA

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka prezantuar rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit.

Sipas mjekut Genc Sulçebe, në popullatën e Tiranës kemi 50% imunitet.

“Në fund të 2020 mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit. Përparësi të vaksinohen ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Sepse janë më të brishtë. Të tjerët kanë anti-trupa.”, tha Sulçebe.

Por në rang kombëtar, shifrat mbeten ende shumë të ulëta.

Sipas të dhënave të bëra publike nga ASH, në rang kombëtar, rezulton të kenë fituar imunitet 25% e popullatës.

5 komente në “STUDIMI/ Akademia e Shkencave, mjeku Genc Sulçebe: Mbi 50% e popullatës në Tiranë është imunizuar tashmë”

  1. Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare says:

    Ja dhe ky ….shpiku rroten.

  2. cuf dabjoni says:

    Zoti Mero !
    Akademiku Sulçebe duhet së pari të na thotë se mbi cfarë studimesh, analizash,
    qoftë dhe sondazhe mbi kritere shkencore, është mbështetur që ka arritur në këto përfundime.
    Ne çdo degë të shkencës përfundimet bëhen mbi të dhëna faktike gjithnjë jo të rastit.
    Ndryshe quhet dizinformim e për një që paguhet për shkencë nuk është gë e mirë.

  3. Hako says:

    Sipas ketyre “shkencatareve”,nese ketyre 50% do t’u shtohet edhe perqindja e femijeve nen15 vjec ,qr nuk preken nga Covid ,dhe qe nuk jane pak, i bie qe te pakten 80% e Tironsve jane imunizuar.Pika shkencatareve.Besoj qe jane paguar qe te justifikojne pamundesine e vaksinimit ne mase te Shqiptareve.

  4. lavdosh says:

    Mbi cfare baze dhe studime kane dale keto konkluzione?
    Per mua kjo treogon se edhe institucione si Akademia ose eksperte flasin muhabete pazari pa u bazuar ne fakte dhe ne zbulimet e shkences
    Thjesht llogje pazari
    Po te ishim ne 50% dhe nqs antitrupat nuk zhduken me kalimin e kohes (referoju OBSH) sot numrat ne Tirane duhet te ishin ne ulje.
    Sipas Fucit, (CDC-USA) vetem vaksina do zgjidhi problemein dhe cdonjeri duhet te marri vaksinen

  5. Niku says:

    Ja dhe çudia tjetër shqiptare!!! Kur shkencëtarët e amerikës nuk përcaktojnë shifra që jane spekullime, mjekët shqiptarë ja fusin « pordhës »! Nuk është e matshme imuniteti i tufës dhe ka efektin e kundërt që i bën njerëzit të mos mbrohen nga ky virus i padukshëm, nga i cili shpëton ai që tregohet i zgjuar. Turp për këdo që don të duket me këto gënjeshtra në kohë pandemie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje