Cilat janë qytetet shqiptare ku burrat dhe gratë janë më “dembelët”

31 Dhjetor 2020, 09:45Sociale TEMA

Në fund të tremujorit të tretë në vend, kishte 943 mijë persona të konsideruar inaktivë, të cilët janë mbi 15 vjeç dhe të aftë për punë, por që kanë zgjedhur të mos punojnë, për arsye, si për shembull pamundësi për të punuar, mungesë motivimi dhe moskërkim për punë, ndjekje të shkollës, apo përkushtim pas familjes.

Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat e INSTAT, i cili raporton ndër të tjera edhe treguesin e shkallës së inaktivitetit, që mat numrin e inaktivëve ndaj popullsisë në moshë pune.

Në rang kombëtar, shkalla e inaktivitetit në vend ishte 41.2% në fund të tremujorit të dytë. Më i lartë ky tregues është për ata që kanë arsim 8/9 vjeçar, me 50%, më pas me arsim të mesëm (37%), ndërsa është shumë më i ulët për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë, ku vetëm 24% e tyre kanë zgjedhur të mos punojnë (shih grafikun: Shkalla e inaktivitetit sipas arsimit).

Sipas gjinisë, shkalla e aktivitetit te meshkujt është 34.2% për burrat dhe 48.1% për gratë, në fund të tremujorit të dytë 2020. Inaktiviteti te gratë është më i lartë në krahasim me burrat, pasi ato zgjedhin të mos punojnë në mënyrë që të kujdesen për familjen dhe fëmijët.

INSTAT raporton se sipas arsyeve të inaktivitetit, gratë mbesin jashtë forcës së punës kryesisht pasi janë duke përmbushur detyrat shtëpiake (18,0 %) ose sepse janë duke ndjekur shkollën (22,3 %).

Ndërsa vetëm 1,0 % e burrave kanë si arsye të inaktivitetit të tyre përmbushjen e detyrave shtëpiake dhe 28,1 % e tyre janë studentë ose nxënës, sipas të dhënave që i referohen vitit 2019.

Por, a e dini se cilat janë qarqet, ku burrat dhe gratë janë më “dembelët”, pra që kanë zgjedhur të mos punojnë.

Si për burrat ashtu dhe për gratë, qarku i Lezhes ka nivelin më të lartë të inaktivitetit, me përkatësisht 46.2 dhe 62.8%.

Për gratë, qarku i dytë me nivelin më të lartë të inaktivitetit është Durrësi, me 54% të femrave mbi moshën 15 vjeç, që nuk duan të punojnë.

Durrësi është një nga qarqet me nivelin më të lartë të emigrantëve, duke qenë një burim shtesë të ardhurash përmes dërgesave, që u jep femrave “luksin” të mos punojnë.

Pas Durrësit renditet Dibra (53.1%), Tirana (50.4%), ndërsa për qarqet e tjera ky tregues është nën 50%.

Për burrat, pas Lezhës për nivelin e lartë të inaktivitetit vjen Dibra (43.2%). Durrësi ka nivel të lartë të mospjesmarrjes në punë është për meshkujt, duke u renditur i treti (38.2%), e ndjekur nga Tirana (34.4%).

Si për meshkujt ashtu dhe për femrat, shkallën më të ulët të mosangazhimit në punë e ka Gjirokastra, përkatësisht 14 dhe 33%, e lidhur edhe me faktin se qarku i jugut ka një popullsi të plakur, për shkak të emigracionit të lartë në shtetin fqinj të Greqisë. /Monitor

17 komente në “Cilat janë qytetet shqiptare ku burrat dhe gratë janë më “dembelët””

  1. gimi-gjermani says:

    943 mije veta kane kane zgjedhur te mos punojne. Dmth nje e treta e popullsise.Llogarisim edhe personat nen 15 vjec dhe pleqte ne Shqiperi qe nuk punojne jane mbi nje milione e ca.
    Imagjinojeni pershembull qe nga 83 milione banore qe ka Gjermanija 27 milione te rrinin pa pune.
    Pra sikur ne gjermani te ishte papunesia 30 perqind + pleqte edhe nen 15 vjecaret sistemi atje do kishte falimentuar me kohe.

    Ne Shqiperi njerzit kane deshire te rrine kafeneve, te marrin leke papunuar dhe te beje vetem shteti dicka per ta kurse ata asgje per shtetin.
    Deshirat qe kane shume njerez ne Shqiperi nuk ja plotson dot asnje qeveri e botes.

    1. Beni says:

      Gimo, meqe u interesoke per Gjermanine, ketu punojne rreth 45 milione persona. Pra rreth 75% e personave te afte per pune punojne. Shiko linkun poshte per burimin zyrtar:
      https://www.destatis.de/DE/Themen/Arbeit/Arbeitsmarkt/Erwerbstaetigkeit/_inhalt.html

      Nuk eshte ndonje ndryshim i madh me Shqiperine po te kesh parasysh qe ne Shqiperi gjysma e popullsise jeton e punon ne fshat ku puna ne shtepi dhe puna ne fushe jane e njejta gje.

      Kam jetuar shume vite ne Gjermani dhe te siguroj qe jane njerez qe nuk e kane qejf punen. Grate rrine ne shtepi ose punojne part-time. Burrat mbushin 8-oreshin ose 7-oreshin ne zyre edhe te premten pasdreke fillojne fundjaven. Per ore shtese ose pune ne fundjave nuk behet fjale.

      1. Lushnjari says:

        Beni, sigurisht matematika nuk qenka arma jote me forte, si edhe per te gjithe iliret ne pergjithesi. Statistika ben fjale qe 76.7% e njerezve qe jetojne ne Gjermani, punojne. Ti harron se vetem 4.7% e shtetasve gjermane ishin ne qershor pa pune, kurse 12.2% e te huajve nuk punojne. Rretth 44% e sirianeve, 41% e afganeve,etj.,etj., jetojne me ndihma sociale, per iliret nuk kam shifra te sakta. Dhe qe te te mesoj edhe nje hile qe qeveria gjermane e perdor per te mos nxitur urrejtjen ndaj te huajve; te huajt qe po mesojne ne shkolle nje zanat, nuk futen te statistikat e te papuneve, edhe pse jane prej 6 vjetesh ne nje shkolle qe cdo njeri ne bote do ta mbaronte per dy vjet. Gezuar Ramazanin!

        1. Beni says:

          O janulle myzeqeje, ka ndryshim mes te papuneve dhe popullsise jo-aktive. Shko mbaro gjimnazin, universitetin, masterin edhe hajde pastaj te presesh barin para shtepise sime.
          Per sirianet dhe afganet duhet te jesh ekspert i lindur meqe nje race jane me greket.

      2. gimi-gjermani says:

        Beni nejse ketu paragjykohen te papunet me shume se sa ne Shqiperi. Jane 10 % perqind me shume qe punojne se sa ne Shqiperi. Por sduhet te harrojme qe kjo statistike e ketij muaji eshte me e renduar pre covidit, plus qe gjermania akoma si ka integruar ata qindra mijera refugjate qe erdhen ne 2015. Une spo them qe gjermanet vdesin per punen. Por kam pare gjermane beqare qe skane jete private dhe rrine ne pune jashte orarit zyrtar. Natyrisht ka dhe ketu njerez qe i pelqejne te jetojne me asistence, ajo dihet.
        Beni ne fund te fundit njeriu le ta vendosi vet si te jetoje me pune apo pa pune. Por ama nuk ka pse te ankohet per gjendjen e tij ekonomike ose nuk duhet te fajsoj shtetin kur e ka bere zgjedjen e tij vet. Njerzit duhet te zgjedhin se cfare duan, kohen e lire apo leket, por nuk mund ti kene te dyja

  2. titi says:

    Duhet te shkoje Luli ti zgjoje nga gjumi.
    Merrni shembull nga Xeni qe se ze gjumi per biznesin.

  3. Arberor Epiroti says:

    Këto të dhëna nuk janë aspak të dtejta. In aktiviteti nuk tregon dembelizem, por janë aresye të shumta, disa të pranuara dhe disa jo të pranuara. Nëse statistienet duan të na informojne ptofesionalisht, le të bëjnë llogaritje: a) Sa djem e vajza të shtetareve, deputetëve, ambassadoreve, të nepunesave të administrates dge të bisnesmeneve, janë aktive në pune dhe sa prej tyre bëjnë një jetë lluksi, duke përdorur parate që u japun pribderit. b) Sa djem e vajza të njerëzve që nuk janë të rangjeve më lart, janë aktive dhe sa jo, të mis harrojne dhe sektirun r bujqësisë. Me këto tregues, nese i nxjerr statistika, kalemxhinjte e paanshem përfshirë edhe mua, do të informohet mileti se cfare po ndodh në këtë vend.
    Arbëror Epiroti

  4. Voto PARTIN SOCIALISTE says:

    Lezha jone Heroine,
    Priti Djemt se po te vin
    Po te vin me 25 prill
    Njer i madh ka mu mlidh
    Veç tri dit don me nej
    Sa me votua PARTIN SOCIALISTE
    E me u kthye shpejt te puna .
    Pra na Lezhiant punojme e votojm.
    Voto edhe ti PARTIN SOCIALISTE e rri i qet.

    1. Gerti says:

      Mire mo cope e k… , te jep Rama lek pa punu ty , e ju jep mend shqiptarve

  5. Noc Qinoni says:

    Burri s punon.
    Ai veç han pin çin dhe ben sherre me vrasje….
    …Kanuni i Leks S Duks S Xhinit..

  6. mik says:

    E kush mund ti besoje statistikave ketu ne Shqiperi ? Ketu genjejne te gjithe, duke ja fillu nga kryeministri, presidenti e çdo politikan tjeter i çdo lloj ngjyre.
    Kjo ” statistike ” ka qellime denigruese. Direkt akuzon popullin per dembeli, e jo qeverine per mungese te vendeve te punes.
    Po te ishte ky popull dembel, nuk do emigronte mbi 30% vetem per arsye punesimi.
    Cdo qeveri shqiptare duket sikur eshte ne gare kush ta shkerdhej kete popull me shume.

  7. Labi says:

    Ja keni fut kote per Lezhe,jo per gje po Lezhjan nuk ka mo lan dal ne Tirone,keta tani ne Lezhe jane Mirditor,eshte bo lomsh edhe Lezha si gjith Shaiperia.

  8. Erton says:

    Po ka me dembela se qeveritaret dhe te gjithe qe punojne ne administrate dhe bashki. Tallin bythen dhe marrin paret kot. Na beni moral per Shqiptaret dembela ju qe jini parazitet e ketij vendi.

  9. Po cbehet keshtu ne shqiperi . Te gjithe cilesohen dembela pervec qeverise sone pune madhe me ato pjeshkat qe shtyjne diten kot dhe marrin rroga te larta. Hajde propagande komuniste hajde , shplarje truri alla shoku enver

  10. Kastriot says:

    Nuk ktahasohen grate e jugut me arabet e shqiperise se mesme o gazetarrrrr

  11. toni says:

    shqiperia ,si nje qerre qe ecen me iluzion drejt europes mirazh….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje