Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprën penale heqja e paligjshme e lirisë.
I arrestuari është Filip Shtjefni, i njohur edhe me nofkën “Tony Montana”. Ai është i dënuar në mungesë me 2 vite burgim nga Gjykata e Lezhës për heqje të paligjshme të lirisë.
Shtjefni mbante pa dëshirë një grua me iniciale E.M., të cilën e shfrytëzonte për prostitucion në një lokal.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, por “Tony Montana” nuk u arrit që të arrestohej në atë kohë dhe ishte shpallur në kërkim nga policia.
Po pse i beni qejfin plehrave me nofka bosash kur jane thjesht shurresa!!!
Toni Montana i Lezhes… hahahaha
Ckam qeshur me fillim te vitit te ri.
Ky eshte i famshmi Tony Montana i Lezhes. I cili mori nofken Tony Montana .Pasi hoqi pllakaten perkujtimore te restaurimit te kalase se Lezhes .E cila ishte restauruar nga vete Sulejmani i Madherishem.
TONI E JO TONY MONTANA NUK ESHT MARRE ME SHFRYTEZIM FEMRASH OOOO GAZETA