Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e dy ditëve të Vitit të Ri: Ja sa viktima dhe raste të reja me Covid janë shënuar në Shqipëri

2 Janar 2021, 19:39Sociale TEMA

Nëntë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në dy ditët e para të Vitit të Ri në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale bëri sot bilancin e 48 orëve të fundit, ku rezulton se 5 persona kanë ndërruar jetë në datë 1 janar, ndërsa 4 në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, sa i takon rasteve të reja janë regjistruar 407 qytetarë pozitivë në ditën e parë të vitit, ndërsa sot janë konfirmuar 268 raste.

Njoftimi i plotë:

Ministria  e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend si dhe të dhënat për rastet e reja dhe situaten në spitalet COVID në ditët e para të vitit 2021.

Në datën 1 Janar, janë kryer 1858 testime në të gjithë vendin dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, në këto bashki:

154 raste në Tiranë, 33 rastë në Shkodër, 23 raste në Durrës, 20 raste Lushnje, 14 raste në Vlorë, 13 raste në Kurbin, 12 raste në Elbasan, Mat, 8 raste në Korçë, Sarandë, Dibër, 7 raste në Berat, Rrogozhine, Kavajë, Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Malësi e Madhe, Krujë, 4 raste në Skrapar, Bulqize, Pogradec, Gjirokastër, Mirditë, Fier, 3 raste në Kukës, Vau Dejës, Kolonjë, Gramsh, Shijak, 2 raste në Cërrik, Vorë, Kuçovë, Delvinë, 1 Lezhë, Has, Pukë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Roskovec, Peqin, Klos, Poliçan.

Janë shëruar 304 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID u trajtuan 293 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 65-83 vjeç.

Ndërsa nga të dhënat e 24 orëve të fundit rezulton si vijon:

Janë kryer 1025 testime, nga të cilat janë konfirmuar 268 raste pozitive, identifikuar në këto bashki:
49 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë,  15 raste në Sarande dhe Dibër, 11 raste në Lushnje dhe Kurbin, 8 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kamëz, Krujë dhe Berat, 5 raste në Gramsh, Tepelenë, Mirditë, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, 3 raste në Vorë, Klos, Vau Dejës, Kavajë, Lezhë, Durrës, 2 raste në Kukës, Mallakastër, Permet, Divjak, Skrapar, Cërrik, 1 rast në Patos, Kuçovë, Bulqizë, Delvinë, Mat, Pukë, Has, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 415 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,353 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19;

1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fier dhe 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-80 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (02 Janar 2021)

Testime totale            265,793

Raste pozitive             58,991

Raste të shëruara       34,353

Raste Aktive                23,448

Humbje jete                1190

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13602

Fier  1670

Shkodër   1305

Durrës  1162

Vlorë   969

Korçë    961

Lezhë  892

Elbasan 884

Berat  766

Gjirokastër 484

Kukës 409

1 komente në “Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e dy ditëve të Vitit të Ri: Ja sa viktima dhe raste të reja me Covid janë shënuar në Shqipëri”

  1. Va. Da. says:

    Per ju te Ministrise te Shendetesise , Tirane !

    Gjate dhjetorit 2020 , une ju kam derguardy here kerkesen time me e-mail tek email adresa e ministrise se shendetesise : [email protected] por nuk kam marre asnje pergjigje nga kjo ministri ne lidhje qe une te mundesohem direkt qe te ju paraqit ligjerisht per certifikim ligjor nje studim rreth 10 faqe , e cila eshte nje MENYRE E RE teorike dhe praktikisht mjaft e lehte , e cila mund te perdoret tek personat qe fillojne te cfaqim shenjat e infektimit nga Covid-19 dhe me kete menyre te ju mundesohet te porsa infektuareve qe te fitojne imunitet natyral sa me te hershem duke i ju shmangur demtimeve te shendetit prej Covid-19 .
    ====================================
    *** Deshiroj te falenderoj Dr Blerta Brati , tek Instituti i Shendetit Publik , Tirane per mendimet plotesisht shkencore tek shkrimi i saj : ” A eshte Covid si nje grip i rende ?” qe edhe ju mund ta lexoni tek gazeta TEMA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje