Prezantoi sloganin për zgjedhjet, PDK akuzon Vjosa Osmanin: Na e vodhe ne. E nise keq 2021-shin

2 Janar 2021, 11:53Rajoni TEMA

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka akuzuar Presidenten Osmani për vjedhje të sloganit të zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se slogani “Guxo” është vjedhur nga një slogan i mëparshëm i PDK-së.

Më tej ai tha se LDK-ja si parti nuk arrin dot që të krijojë një slogan të vetin por gjithamonë vjedhin nga PDK-sa.

Ndër të tjerë ai ka kujtuar edhe një epison nga slogani i zgjedhjeve të kaluara ku slogani “Beso” ishte i vjedhur nga PDK-ja më parë.

Postimi i plotë i Gjoshit:

VJOSA E NISI VITIN E RI 2021 DUKE NA VJEDHUR SLLOGANIN E 2004.

Nuk e prita që ditën e parë të vitit të ri të merrem me reagime politike.

Por, ja që Vjosa Raif Osmani nuk të lë pa komentuar.

Çdo ditë rrijnë duke na shajtë dhe në fund të fundit nuk arrijnë të nxjerrin as edhe një sllogan të vetëm dhe origjinal.

Në vitin 2019 LDK-ja na e mori (vjedhi ?) slloganin tonë të 2004-tes.

Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë.

Kjo tregon se qysh PDK-ja i ka fjaltë që i qëndrojnë viteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje