Shtohet misteri, shfaqet një tjetër objekt misterioz me mbishkrime

2 Janar 2021, 11:56Lifestyle TEMA
Shtohet misteri, shfaqet një tjetër objekt misterioz me mbishkrime

Objekti misterioz prej metali është shfaqur edhe në Britani të Madhe. Mediat angleze raportojnë se një ditë më parë, më 1 Janar, një monolit ishte parë në Salisbury.

Objekti rreth 3 metra i lartë u zbulua nga një kalimtar që kishte nxjerrë qentë për shëtitje.

Ishte ora 07:00 e mëngjesit kur pa objektin e shndritshëm mbi një kodër.

Pasi u afrua, kuptoi se bëhej fjalë për monolitin që është shfaqur edhe në disa vende të tjera të botës.

Ishte një mëngjes i pazakontë”, thotë personi që e zbuloi.

Në sipërfaqen e këtij objekti kishte edhe një mbishkrim, urim për Vitin e Ri. “Duket si një vepër arti”, thotë i njëjti person.

Për herë të parë, objekti misterioz u shfaq në shkretëtirën e Utah në SHBA. Më pas, monolitet u panë edhe në Kanada, Poloni, Angli etj.

1 komente në “Shtohet misteri, shfaqet një tjetër objekt misterioz me mbishkrime”

  1. american16al says:

    Keto jane pallavra per femijte para se te flene gjume.!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje