Prindërit duhet të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën fillore të hënën për sa kohë ato do të jenë të hapura në zonën e tyre, ka thënë kryeministr britanik. Boris Johnson tha se nuk kishte “asnjë dyshim në mendjen time se shkollat janë të sigurta”.
Ai përshkroi mbylljen e shkollave në Londër dhe Jug-Lindje të Anglisë si “të jashtëzakonshme” për shkak të një varianti të ri të Covid-19 me përhapje të shpejtë.
Ai i tha Andrew Marr të BBC-së rreziku për fëmijët ishte “shumë, shumë i ulët” dhe përfitimi i arsimit ishte “kaq i madh”.
Sindikatat kanë bërë thirrje që mësimi në distancë të futet në të gjitha shkollat fillore pasi rastet e koronavirusit u rritën, ndërsa disa autoritete lokale kanë shprehur gjithashtu shqetësime në lidhje me rihapjen e shkollave pas pushimit të Krishtlindjes.
Por Johnson thotë se të gjitha shkollat do të mbahen në mbikqyrje dhe se rëndësia e arsimimit të fëmijëve mbetet një prioritet shumë i rëndësishëm. “Dhe nëse kujtoheni për historinë e pandemisë, ne kemi mbajtur hapur shkolla për një kohë të gjatë, në zona ku pandemia ka qenë me të vërtetë në nivele të larta”, tha ai.
Të gjithë janë bërë ekspert problemi ndaj çdo vendim është i drejt.