Viti i ri filloi nën presionin mbi planin shëndetësor, nga Bangkoku në Athinë, shumë vende kanë ashpërsuar kufizimet përballë koronavirusit, prej të cilit numri i rasteve ka kaluar pragun prej 20 milionë në SHBA, ku pandemia nuk po shënon dobësim.
Pas disa lehtësimesh të toleruara për festat e fundvitit, Franca dhe Greqia kanë ashpërsuar kufizimet e tyre, ndërkohë që Bangkok ka anuluar jetën e njohur të natës dhe Tokio kërkon vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Në Gjibraltar, një kufizim tjetër dy javor është vendosur që nga e shtuna, për shkak të dyfishimit të rasteve në një muaj për të cilin dyshohet për variantin e ri të virusit të identifikuar në Britaninë e Madhe.
“Sjellja e virusit, me një kontaminim kaq masiv, sugjeron se po përballemi me një variant të ri, më përhapës”, deklaroi kryeministri, Fabian Picardo.
Qeveria e Zimbabves gjithashtu urdhëroi një bllokim të ri kombëtar të Shtunën në mbrëmje, me hyrjen e menjëhershme në fuqi.
Sa për Italinë, ajo hoqi dorë dje për të hapur ashtu si ishte parashikuar që prej javës së ardhshme stacionet e skive.
“Kushtet nuk janë përmbushur”, pranuan autoritetet.
Për momentin, janë gjashtë milionë banorë të pjesës lindore të Francës që janë vendosur në shtetrrethim nga ora 20:00 deri në orën 06:00 që prej të shtunën, për shkak të një rritjeje shqetësusese të epidemisë.
I respektuar globalisht në vend, shtetrrethimi u sfidua megjithatë në perëndim të Francës, në qytetin e vogël Breton Lieuron, ku një festë bashkoi në mënyrë të paligjshme 2 500 persona, të cilët mbërritën të enjten në mbrëmje nga të katër anët e vendit por edhe nga jashtë.
Pas përplasjeve me policinë, festa u mbyll vetëm dje në mëngjes, policia gjobiti zbavitësit që u larguan nga lokalet. Dy persona u morën në paraburgim. Autoritetet u bënë thirrje pjesëmarrësve të qëndronin shtatë ditë në karantinë dhe të testoheshin.
Policia katalanase gjithashtu i dha fund një feste të realizuar ët shtunën, ku u mblodhën 300 persona pranë Barcelonës pavarësisht kufizimeve.
Greqia, zgjati deri më 10 janar kufizimin e saj strikt, me ndalimin e lëvizjeve jo thelbësore, tregje të mbyllura përveç dyqaneve ushqimore dhe farmacive.
“Situata epidemiologjike e vendit do të rivlerësohet në javën e dytë të janarit”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.
Në Liban, festat e fundvitit kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të kontaminimeve dhe një ezaurim të spitaleve.
“Pacientët mbajnë radhë në urgjencat e spitaleve në pritje të një shtrati”, theksoi me keqardhje presidenti i sindikatës së spitaleve private Sleiman Haroun.
Përballë kësaj situate të gjykuar katastrofike, Komiteti Kombëtar i Luftës kundër COVID-19 ka rekomanduar një kufizim të ri për tre javë. Face à cette situation jugée “catastrophique”, le Comité national de lutte contre le Covid-19 a recommandé un nouveau confinement pour trois semaines.
Në Azi gjithashtu, epidemia është shqetësuese, guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike i ka kërkuar qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë që kryeqyteti ka thyar këtë javë rekordin e kontaminimeve.
Vala e epidemisë nuk ka dhënë asnjë shenjë ngadalësimi në SHBA, vendi më i prekur në botë me më shumë se 350 000 të vdekur.
Fuqia e parë botërore arriti prahun e 10 milionë rasteve të regjistruara më 9 nëntor dhe ritmi i infektimeve të reja nuk është ndalur që prej asaj kohe duke kaluar të premten pragun e 20 milionë rasteve.
Një rekord tjetër ditor kontaminimesh, prej 277 346 u arrit dje, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Shpresat e nxitura nga mbërritja e vaksinave nga ana e tyre janë zbehur si pasojë e fushatës së ngadaltë amerikane të vaksinimit, e rënduar nga vështirësitë logjistike dhe spitalet e mbingarkuara.
Vetëm 4,2 milionë amerikanë kanë marrë të shtunën dozën e parë të vaksinës së tyre COVID-19, larg objektivit të vendosur nga administrata Trump, e 20 milionë personave të vaksinuar deri në fund të vitit 2020.
Fushatat e vaksinimit janë gjithashtu objekt kritikash në Europë. Mjekët gjermanë kanë shprehur keqardhje që personeli spitalor nuk është një përparësi në vendin e tyre. Në Francë, është ngadalësia e procesit që alarmon.
“I gjithë komuniteti i kujdesit shëndetësor nuk e kupton pse ekziston një ndryshim i tillë me Gjermaninë: Gjermania vaksinon 20,000 persona në ditë, ne jemi me 50 persona të vaksinuar në ditë”, theksoi për BFMTV, Mehdi Mejdoubi, nga qendra spitalore e Valenciennes (në veri).
“Në Bruksel, BE pranoi dje një pamjaftueshmëri globale të kapaciteteve të prodhimit të vaksinave, ndërsa theksoi se ishte “gati të ndihmonte” për t’i rritur ato”, theksoi në një intervistë komisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.
Pandemia ka shkaktuar të paktën 1 827 565 të vdekur në botë për rreth 84 milionë persona të kontaminuar me COVID-19.