Marrëveshja: Për ndërhyrje të vështira, 100 pacientë shqiptarë do të trajtohen falas në Turqi

6 Janar 2021, 18:28Sociale TEMA

Në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, gjatë ditës së sotme në Ankara, është nënshkruar edhe marrëveshja ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e Shëndetësisë.

Bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë është një faktor i rëndësishëm në zhvillimi kombëtar, pasi vendet do të shkëmbejnë eksperiencë dhe bashkëpunojnë, në forcimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor, shëndetin publik, shkëmbimi i njohurive e përvojave mbi barnat, pajisjet mbrojtëse dhe vaksinat, në lidhje me përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19.

Marrëveshja mes dy Ministrive të Shëndetësisë do të shtrihet edhe në bashkëpunimin për sistemet dhe teknologjitë e informacionit shëndetësor, statistikat, sistemet e menaxhimit të informacionit spitalor, në shërbimet e akreditimit dhe kontrollit të cilësisë, në farmaceutikë, pajisje mjekësore, vaksina, bioteknologji, etj.

Një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj marrëveshje është bashkëpunimi në emergjenca, fatkeqësi natyrore dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta të punës si organizimi i përbashkët i javëve shëndetësore, forumeve të biznesit shëndetësor etj.

Në marrëveshjen e rinovuar parashikohet gjithashtu se, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë do të vazhdojë të ofrojë trajtim falas, për 100 pacientë në vit nga Shqipëria për ndërhyrje të vështira, që kanë nevojë për trajtim tejet të specializuar.

3 komente në “Marrëveshja: Për ndërhyrje të vështira, 100 pacientë shqiptarë do të trajtohen falas në Turqi”

  1. Kim été says:

    Shumë pacient mund të ishin gjallë po të kishin besim tek mjeksia jonë.

  2. Perandoret Ilire te Romes dhe Konstandinopoli qe ndryshuan historine boterore says:

    Ja miku ne kohe te veshtire.

    Shpeton jete Shqiptaresh.

    Rrofte aleanca Shqiptaro Turke.

  3. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Erdogan: synet hallall/gratis per 100 birazere nga Arrnautistan….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje