Më 14 shkurt Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme, pikerisht ne diten kur te dashuruarit festojne shen Valentinin, festen e dashurise!.
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani vendosi zyrtarisht që zgjedhjet parlamentare të parakohshme të mbahen në 14 shkurt.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i cakton zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se “duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme”.
Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi sot aktgjykimin e plotë prej 65 faqesh lidhur me zgjedhjen jokushtetuese të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Me këtë hapet rruga për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre nga presidenti.
Çështja lidhur me kushtetushmërinë e votimit të Qeverisë Hoti u dërgua në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje, për shkak se për këtë qeveri më 3 qershor kishte votuar Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë prej më shumë se një vit burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Për shën Valentin ka lënë votimet kjo thithlopa ?
E ku dinë shqiptarët e fshatit Kosovë, se çështë shën Valentini ?
Ata vetëm të rrahin gratë, ti tradhetojnë gratë, dhe po kështu edhe gratë, ja u a fusin burrave, se këta mut burrash, me atë model femre shkojnë.
Në 15 Shkurt, qeveri e re, me PDK+LDK. Kryeminister nga PDK. Presidenti nga LDK.
Zgjedhje per shen Valentin , ky esht vendim kryeveper dhe shume domethanes. Ne vend te urrejtjes e percarjes dashuri e bashkim!! e regullove pak biografine…
Vjosa for President.
Cfare titulli Idiotesh.
Pse duhet ta dine se cfare eshte dikush qe nuk ka lidhje me Perendine dhe Fuqine e Dadhurise mbi Njerezit dhe kafshet zoti me comentin BERATI NGA BERATI?
A nuk ishte Feja kunder Lirise.Shkences.Mjekesise (Ishin te vetmit per magjira dhe mashtrime),Dashurise?
Sa te kete Idiote si ju qe jane te shumtet kjo bote nuk ka per te pare dite te bardhe.