Kongresmenia demokrate kërkon largimin e Trump përmes amendamentit 25

7 Janar 2021, 09:10Bota TEMA

Përfaqësuesja demokrate e Pensilvanisë, Madeleine Dean, iu bashkua thirrjeve për heqjen e presidentit Trump nga detyra me anë të amendamentit të 25-të të Kushtetutës.

“Unë me siguri shpresoj se është e mundur”, tha ligjvënësja i Pensilvanisë duke folur në CNN.

“Unë mendoj se ky President e ka provuar veten ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti që është i paqëndrueshëm dhe i papërshtatshëm”.

“Në këto ditë në rënie të kësaj presidence të turpshme, shpresoj se do të jemi në gjendje të kërkojmë amendamentin e 25-të”,  vazhdoi ajo.

“Nëse jo tani, kur do ta bëje?” – pyeti Dean.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje