Protestat e dhunshme në Kongresin Amerikan, 4 persona kanë humbur jetën! Çfarë po ndodh në SHBA

7 Janar 2021, 08:20Bota TEMA

Policia e Uashington DC thotë se katër persona kanë vdekur gjatë sulmit në ndërtesën e Kapitolit.

Përveç gruas së qëlluar nga policia, tre të tjerë vdiqën si rezultat i “urgjencave mjekësore”.

Deri më tani, më shumë se 52 persona janë arrestuar.

Zyrtarët e policisë thanë se gruaja që u qëllua ishte pjesë e një grupi individësh të shumtë që hynë në dhomën e senatit.

Ata u përballën me oficerët e policisë dhe njëri prej tyre qëlloi mbi të.

Gruaja u dërgua në spital dhe u shpall e vdekur. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i saj.

Ndërsa tre viktimat e tjera ishin një grua dhe dy burra.

Të paktën 14 anëtarë të departamentit të policisë u plagosën. Dy u dërguan në spital, njëri me plagë të rënda pasi u tërhoq nga turma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje