Pas protestave të dhunshme, “Twitter” dhe “Facebook” pezullojnë llogarinë e Donald Trump! Ja paralajmërimi që i bëjnë

7 Janar 2021, 08:36Bota TEMA

Presidenti i SHBA është pezulluar nga rrjetet sociale Facebook dhe Twitter për 12 orë pas trazirave që ndodhën në Kapitol Hill të SHBA-së.

Media sociale Twitter shkruan se Trump  ka bërë shkelje të përsëritura dhe të rënda të politikës në tre postimet e tij

“Si rezultat i situatës së paparë dhe dhunës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump – të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme – për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil”, tha platforma sociale.

Gjithashtu, Twitter ka paralajmëruar se nëse Trump nuk fshin këto tre postime problematike, atëherë llogaria e tij do të mbyllet përfundimisht. Edhe Facebook ka bërë të ditur se do të ndalojë postimet nga faqja e presidentit Donald Trump.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme përkrahësit e tij sulmuan selinë e qeverisë amerikane dhe u përplasën me policinë, duke çuar në vdekjen e katër personave, mes tyre edhe një grua.

Dhuna solli edhe pezullimin e certifikimit mbi fitoren e zgjedhjeve të Demokratit Joe Biden. Ndërsa më pas nisi sërish puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje