Si do riparohet fusha e stadiumit “Air Albania”: Brenda janarit do instalohen llambat dhe sistemi i ventilimit

7 Janar 2021, 12:14Sport TEMA

Pak ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit paralajmëroi klubet për terrenet e rënduara dhe rrezikun e penalizmit për këtë arsye.

Kryetari i Komisionit të Infrastrukturës pranë FSHF, Arben Dervishaj tregon më tepër rreth situatës së terreneve dhe arsyet.

 “Koha e dimrit dhe rëndimi i situatës për shkak të stërvitjes që bëjnë klubet në stadiume. Një seancë stërvitore e rëndon shumë më shumë fushën se një ndeshje. Numri i pakët i fushave na detyron që të kërkojmë kujdes në mirëmbajtjen që për të thënë të vërtetën nuk është në nivelin e duhur kudo”, tha Arben Dervishaj, Kryetar i Komisionit të Infrastrukturës per Top Channel

Ndërkohë 28 marsi do të jetë ndeshja e fundit në “Air Albania”, përballja me Anglinë për eliminatoret e Botërorit me këtë tapet bari. Por deri atëherë çfarë do të bëhet për fushën e impiantit më të madh dhe më modern futbollistik në vend.

 “Brenda datës 15-20 janar do vijnë llambat dhe sistemi i ventilimit për një terapi intensive që do t’i bëhet fushës së Air Albania pasi nuk na premton koha për ta ndërruar dhe të jetë gati për ndeshjet e marsit që janë eliminatoret e Botërorit”, tha ai.

Sa do të kushtojë ndryshim i tapetit të barit?

 “Llambat dhe sistemi i ventilimit së bashku me tapetin kushtojnë 900.000 euro”, tha Dervishaj.

Ndërkohë të gjitha klubet nga viti i ardhshëm do të duhet të plotësojnë infrastrukturën sipas kritereve të UEFA-s edhe për pjesëmarrje në Superligë.

“Çdo lloj stadiumi tek ne do të licencohet në bazë të kritereve të licencimit të UEFA-s jo vetëm për pjesëmarrje në Evropë por edhe për superligë”, tha ai.

2 komente në “Si do riparohet fusha e stadiumit “Air Albania”: Brenda janarit do instalohen llambat dhe sistemi i ventilimit”

  1. ida says:

    O profesor!
    Fusha u prish pa filluar shirat, pastaj ajo rrugica e baltes ne fushe nuk eshte problem moti.

  2. Na myten says:

    E rendesishme eshte si duket ne fotot e Timonierit. S’e ze dielli apo s’ajroset nuk i plas kari Atij.
    Qytet me 250 dite diell ne vit perfundon me llamba!!! Ka popull me loqe se kaq?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje