Dje pasdite, përpjekjet cinike dhe të forta të Presidentit Trump për të vjedhur zgjedhjet e vitit 2020 dhe për të shkatërruar demokracinë amerikane, përfunduan në mënyrë të parashikueshme në tragjedi dhe terror, ndërsa një turmë e armatosur protestuesish sulmoi Kapitolin e SHBA dhe e pushtoi atë për disa orë.
Numërimi ceremonial i votave elektorale (dhe debati për ato vota i impnuar nga republikanët kryengritës) u ndal dhe të dy dhomat e Kongresit, shkuan në pushim kur anëtarët e tmerruar të Kongresit dhe stafet e tyre u detyruan të fshiheshin si nxënës në një skenar të frikshëm me atentatorë.
E gjithë kjo ishte rezultati i pashmangshëm i retorikës së ndezur, flakëruese të Presidentit Trump dhe komplotit të tij disa mujor për të organizuar një grusht shteti.
Ai duhet të hiqet nga detyra përmes amendamentit të 25-të ose impeachment-it në rastin më të shpejtë të mundshëm.
Edhe dy javë të tjera në detyrë janë shumë për t’i dhënë këtij maniaku, ushtrisë së tij të bashkëshoqëruesve të Konfederatës dhe aleatëve të tij proto-autoritarë në Kongres.
Nëse nuk duam ta shohim këtë vend të zbresë më tej në dhunë sklerotike dhe çmenduri qytetare, duhet të bëhet një përpjekje dypalëshe, për t’i dhënë fund presidencës Trump dhe për të filluar procesin e çrrënjosjes së asaj që mund të përshkruhet vetëm si një kryengritje e brendshme. / The Week – Bota.al
Trumpi duhet tu hiqte prej kohesh.Eshte nje nga asetet me te rendesishem te Putinit.Trumpi e beri Ameriken per turp e faqe t`zeze
Pse nuk thua qe duhet arrestuar patoku.
Cdo veprim eshte kruer methirrjen e tij. Ndaj urgjentduhet te largohet dhe arestohet per tentative per grusht shteti.
Ky ishte nje monster ,qe vetemPresident nuk mund te quhej.Per 4 vjet e beri boten lemsh.Ne burg duhet te perfundoje.
A kane valle ndopak integriteti dhe dinjiteti si njrez, pale si analiste, opinioniste, politikane opozite etj, per t’i thene qofte edhe paksa te drejte Edi Rames, qe nuk lane gje pa e share dhe kercenuar ate kater vjet me pare kur ai tha: mjere Bota dhe Amerika nese zgjidhet President Trampi…Eshte per t’u habitur tani qe disa nga keta kane filluar ta “njohin” sot Trapin, me falni, Trampin!!
Lylzimi harxhoi dhe para për të dalë një resme me këtë idiot. Lere pastaj ata në çadër që ishin një prerje me ata që u futën në Capitolin. Besoj Mediu dhe Tit Vasili i kanë akoma ato kapelet që shkruajnë Trapi . Saliu dhe Meta do ndryshonin rendin botëror. Malokar njëri, ma-lugat tjetri. Kështu mbaroi dhe kjo histori e shëmtuar. Tani opo(rdh)zita të mbledhë mendjen se lanë nam. Trapi iku, Putin është larg e s’u vjen dot në ndihmë. Të mbledhin forcat e ta përballojnë me krenari por të dhjerë humbjen e radhës.