Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja: SPAK mbyll hetimet, merr të pandehur Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn

8 Janar 2021, 11:37Kronika TEMA

Redjan Rraja merret i pandehur, bashkë me Arjol Halilajn, për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja, ndodhur në Shkozet të Durrësit më 1 nëntor më 2019.

Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK pritet që Rrajës t’i komunikohet akuza të hënën.

Në atentatin ndaj Prokurorit, më 1 nëntor 2019, mbeti i plagosur Aleksandër Laho, si dhe shoferi i prokurorit Andi Maloku. Ky i fundit, ndërroi jetë pak ditë më pas në spitalin e traumës.

Autorët u larguan në drejtim të Shkafanës, ku braktisën automjetin tip Benz, të cilin nuk mundën ta digjnin dot.

Pas këqyrjes nga ana e grupit hetimor, në të u gjendën dy maska, lëndë djegëse, dhe dy kallashnikovët e përdorur në atentat.

4 komente në “Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja: SPAK mbyll hetimet, merr të pandehur Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn”

  1. Z says:

    Po prokurori nuk k bere asgje te kundra ligjshme! Pse keta i bene atentat?

  2. Vari Janullen! says:

    SPAK sillet si organizate e rrezikshme mafjoze.
    Nuk sheh as terroriste si Sali kerma, as Shkerdhenin e tij qe shkerdhen 100 miljon dollare te vjedhur per ” borronica”! As nje prokuror te rendesishem te Republikes, mu ne mes te tepsise se mafjes, me dosje, sekrete dhe dokumente shteterore qe bejne xhiro me makinat e mafjes!
    Vazhdoni keshtu deri sa te dale nje Enver tjeter dhe tju vare neper pemet e qyteteve, bashke me kermat e politikes dhe kedo qe shqeu kete vend!

  3. Shabono says:

    Saliu nuk e ben vete, po dergon tjetrin dhe e han tjetri. Dhe po te thote me tha filoni, duhet provuar ,mbrohet

  4. Lani says:

    Po prokuforin a e moren te pandehur per vjedhjen e dosjeve ne prokurori ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje