‘Iku nga Durrësi se ka frikë Lulin, Elonën, Gonin, Palokën’, Mero Baze ironizon opozitën: Ndani mendjen kë ka frikë Rama, se do përçaheni para 25 prillit

8 Janar 2021, 21:20Politika TEMA

Para disa muajsh zëra koridoreve te politikes thanë se kryeministri Edi Rama mund të kandidonte në Durrës, por më pas ai vetë e tha gjatë një fjalë të mbajtur nga Vlora, se do të kandidojë në qytetin bregdetar, në Vlorë.

Nderkohe qe Berisha deklaroi se Rama iku nga Durrësi se ka frikë Bashën, Kryemadhi tha se ka frikë Elona Gurin, Edi Paloka tha se frikë vetë atë ndërsa Nard Ndoka tha se ka frikë Agron Dukën.

Ndërkaq, gazetari dhe botuesi i gazetes TemA, Mero Baze ka ironizuar opozitën duke i bërë “thirrje” që të ndajnë mendjen se kë ka më shumë frikë Rama, pasi kjo sjellje mund t’i përçajë përpara 25 prillit.

“Berisha thotë se Rama iku nga Durrësi nga frika Lulit. Monika thotë se iku nga frika e Elonës.

Paloka thotë iku nga frika ime. Nard Ndoka thotë iku nga frika Gonit…

Ndajeni kë ka më shumë frikë, se do përçaheni para 25 prillit”, shkruan Baze ne Twitter!

7 komente në “‘Iku nga Durrësi se ka frikë Lulin, Elonën, Gonin, Palokën’, Mero Baze ironizon opozitën: Ndani mendjen kë ka frikë Rama, se do përçaheni para 25 prillit”

  1. Zeni says:

    Popullin durrsak nuk e ka frike ….eshte e sigurte
    As i dhimbset…po fare fare

  2. Arbërori says:

    Përfytyroni të vijnë në pushtet banda PD-LSI, këta as vetë nuk i besojnë ato që thonë, si mund t’u besojmë ne si qytetarë të thjeshtë?

    1. Komentuesi pa pagese says:

      PS doli me mut se PD-LSI.

  3. Johani says:

    E po padyshim se ka kriminel si palloka edhe ne Durées dhe ndoshta do ta votojne,e surpriza mund te jeté nese ksaj here vendoset qe ai qe merr vota me pak te behet kryeminister,kjo i bie qe palloka me kriminel te fitoj,por shqiptaret mbi 90% Jane kunder kriminel pallokes dhe grupit te tij.

    1. Rigu says:

      Po po po. 90% te shqiptareve!!!!!!!!

  4. Po po po.. says:

    Te gjoret ne……. Kjo eshte opozita qe duhet te “shkunde” qeverine “hajdute”……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje