Një president shkatërrimtar dhe kaosi që la pas

8 Janar 2021, 20:40Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Diçka më shumë se gjysëm shekulli më parë Amerika dërgoi njeriun e parë në Hënë. Zor se Armstrong e Aldrin e kishin menduar atëhere se 50 vjet më vonë, nipat e tyre do të grindeshin për mënyrën sesi ishin numëruar votat në Arizona e Georgia. Amerika e Niksonit ishte superiore edhe në këtë aspekt mbi atë të presidentit më shkatërrimtar, më të rrezikshëm dhe më të papërgjegjshëm të historisë së SHBA, Donald Trumpit.

Amerikanët i kanë shumë qejf datat historike. Për të gjetur një precedent të sulmit fizik ndaj Kapitolit, selisë së parlamentarizmit amerikan, duhet kthyer mbrapsht në shekullin e 19-të, deri në kohën kur Bonaparti ishte ende gjallë! Një president që me profilin e tij zjarrvënës, me politikën e tij thellësisht ndarëse, me fjalorin ekstrem të një naziskini – ja arriti ta kthejë vendin e tij me dhunë në një territor të panjohur më parë. Në territorin e një demokracie ku humbësit mund ta çojnë nëpër mend të mos dorëzojnë në paqe pushtetin!

Demokracia është një markë e përbotshme e amerikanëve. Kështu e paraqesin ata veten dhe për këtë ju jep të drejtë tradita e gjatë historike e rotacioneve të pushtetit, zgjedhjeve të rregullta e politikanëve që e kanë kthyer në një protokoll kalorsiak, mënyrën sesi pritet humbja, sesi përshëndetet fituesi dhe sesi trajtohet largimi nga pushteti.

Një president, që në fakt tashmë konsiderohet më shumë si një incident, bëri që kjo aureolë të bjerë për disa orë. Aq sa të prishë rëndë imazhin e një shteti që siç ka thënë Bill Klinton, bazohet më shumë tek forca e shembullit, sesa tek shembulli i forcës. Mandati presidencial që po mbyllet në SHBA i ka dhënë një formë traumatike jo vetëm Amerikës së sotme, por edhe të gjithë botës.

Donald Trump guxoi të ndërmarrë operacionin më të pamendueshëm antihistorik: të kthejë Amerikën në kufinjtë e vet. Guxoi të imponojë diçka që SHBA s’e kanë fare as në ADN-në e tyre si shtet – mbylljen. Shpalli një Amerikë të rrethuar me mure, me trupa ushtarake të kthyera në shtëpi, të tërhequr nga sfidat botërore që deri dje i udhehiqte, guxoi të tërheqë për flokësh një shtet historikisht në ekspansion, që tani duhej të shihte vetëm brenda oborrit të vet.

Trump e nxorri SHBA nga një duzinë nismash e traktatesh ndërkombëtare, ku amerikanet kishin rol udhëheqës, prishi marrëdhëniet me të gjithë partnerët perëndimorë, bëri lëmsh NATO-n me mesazhet e tij prej tregëtari pronash të patundshme, maisi marrëdhëniet me vendet e Lindjes së Mesme, ndërsa e spostoi politikën amerikane rrezikshëm drejt Izraelit, u shkeli të dy sytë burrave më të ligj të planetit, diktatorëve dhe liderëve të fortë që s’pyesin për ligje. Mori librin e historisë dhe e ktheu kokëposhtë pastaj u tha amerikanëve “merreni, kjo është Amerika e premtuar”! Trump e ktheu lidershipin amerikan në një çeshtje zerosh.

Nëse u besojmë atyre që thonë se fuqia e një supershteti si SHBA bazohet tek perceptimi i forcës që ato përçojnë, atëhere biem dakord se katërvjeçari skandaloz i Donald Trump e ka dëmtuar në plan afatgjatë kursin e anijes gjigande amerikane. Një president merkant dhe i paskrupullt, një gënjeshtar i lindur me valixhen bërthamore te këmbët e tavolinës së punës – ky ka qenë Donald Trump në Zyrën Ovale. Një aventurier që para se të ikte, mbushi me rrena disa qindra milion amerikanë e të tjerë nëpër botë, që sot janë vënë në ndjekje të një bufoni veshur me rroba predikuesi.

Padyshim kisha më e çuditshme që ka parë historia, me një “prift” që u thotë “besimtarëve” në Twitter, se solucioni i larjes së enëve shëron Covidin dhe se Hugo Chavezi nga varri manipuloi zgjedhjet në Pensilvani! Dhe që në këto orë, po mendon të falë veten, dhëndrin dhe avokatin personal Rudi Xhuliani, për fajet që nesër mund të kthehen në padi dhe pranga burgu.

Ky njeri duhet përcjellë me fanfara, sepse i tillë ishte mandati i tij në krye të Amerikës dhe të botës gjithashtu. Planetit duhet t’i dalë më në fund ngadalë dehja nga ky njeri, që ndërtoi në katër vite një univers të tijin, një flluskë gjigande të mbushur me rrena dhe teori konspiracioni, që sot është ushqimi më banal që ofron rrjeti social dhe “pastorët” falsë që e popullojnë.

19 komente në “Një president shkatërrimtar dhe kaosi që la pas”

  1. Guardium says:

    Ik mor kuluf, mor shurran kur flet ti per Trump-in?
    Kaosi dhe keneta ishin atje para Trump-it.
    50% e popullsise atje para Trump-it merrte asistence sociale.
    Droga dhe ilegaliteti ishin ne maksimumin e mundshem.
    Papunesia kishte arritur kulmin.
    Kina dhe te tjeret shfrytezonin dobesine administrative dhe politike duke mos paguar taksa sa amerikanet paguanin per mallrat e tyre.
    Deep State drejtonte USA-n.
    Trump eshte Presidenti me i mire i te gjitha kohrave.
    Zhabat e kenetes politike ne USA po perpeliten.

  2. Ari says:

    Bravo! Duhet perkthyer dhe botuar ne median nderkombetare!

    1. Dyrrahu says:

      Interesant, kohe e të fundit u rrezuan dy presidentë të cilet menduan se janë të pslevishëm nga vendi. Me pare Hashim Thaçi dhe tani edhe Trump.
      Ilir Metes i them mos pandeh se nuk të kishin shkarkuar edhe ty mos të ishte Shqiperia keshtu e shkaterruar nga termeti, nga pandemia dhe nga situata e renduar në ekonomi.

  3. Demir says:

    Jane 75 milion amerikane qe votuan per Trump. Me shume se asnje president ne detyre ne historine e USA.

    1. Limit says:

      e verteta e ketyre zgjedhjeve mund te dale ne drite mbas 50 vjetesh. dhe atehere Trump ose Biden mund te shpallet si presidenti me i mire dhe ti ngrihet nje bust ne Capitol.

  4. demokrati says:

    Si te jete shkruar nga nje gazetar i Gazetes Ylli i Kuq i Pekinit.Nje mendje e vogel merrr persiper te analizoje nje revolucion shoqeror qe inicioi Presidenti me i votuar i historise amerikane.Trump mori pergjegjesine qe pushtetin dhe pasurine e kombit amerikan tia heqi nje grupi te vogel politikanesh dhe tja japi Popullit.Gjirizi nuk ja fali dhe pavaresisht dy perpjekjve te deshtuara per puc institucional populli votoi dhe politikanet e korruptuar permbysen dhunshem voten e lire dhe rezultatin ligjin.Gazetaruc qe shkruan si kofini pas te vjelit.

    1. Oketo says:

      Ka plot idiot qe e konsiderijne Trapin si Robin Hud !

  5. Shqiperia Etnike says:

    E megjithate nje gomar si Sali Berisha, tejkalon ne bote cdo moterqir, cdo jashteqitje, cdo hajvan, cdo mesjetar horror, cdo budalla denlikuent ne krye te nje shteti!

  6. EdRama says:

    ik o legen, ku e njeh Ameriken ti? E mbyten Ameriken duke ardhur rraca parazite,(nje nga keto rraca parazite dhe shterpe jane Arnautet) qe rrine tek dera per te marre assitence qyl. Rrumpalle hesapi! Indiane , meksikane, afrikane, shqipetare? Cpret ti po erdhen shqiptaret, do e bejne Ameriken si Zvicra apo mejhane si Shqiperia?

  7. Andi says:

    Shkrim shume i goditur! Faleminderit Minxhozi. Good Job!

  8. Tomori USA. says:

    Para zgjedhjeve te nendorit 2015 , Edi Rama u shpreh, sikur te ishte profet; Nese ne keto zgjedhje dote fitoj Donalt Trampi, kjo dote ishte fatkeqesi e madhe per Ameriken dhe boten;
    Na vjen keq si qytetar amerikan qe jetuam e pame skena te turpehme , qe cuan ne perleshje me policin dhe hyrjen me force ne simbolin e demokracis boterore ne Kapitol HiIl, perplasje fizike me policin, vandalizem , qe cuan deri humbjen e 5 jeteve.
    Pamjet shokuse tranditen jo vetem popullin Amerikan, por gjith boten mbare, kjo u pa ne qendrimet e kryetareve te shteteve perendimore , Rusis, Kines e me gjere.
    ndersa brenda vendit thirjet histerike te Trampit i denuan , 4 ish
    Presidente, zoterinjte XHim Karter, Bill Klinton, XHorc Bushi, Barak Obama, gjith sistemi i drejtesis brenda Amerikes dhe qindra e mijra milion amerikan republikan e demokrat.
    Besojme e shpresojme se, sa me pare mbas inagurimit te presdentit Bajden me 20 Janar, Amerika dota mbylle kete skandal e turp qe ja beri peshqesh nje president avanturjer dhe si gjithnje, Amerika dote metet, simboli i demokracis, shtetit ligjor, liris dhe te drejtave te jeriut , brenda e jasht vendit, pse jo dhe nje mesim per ata politikan qe, shpesh here bejn thirje per aramatosje, nxtje per dhune, deri ne rezimin me force te qeveris Rama, apo ne mosnjohje te rezultatevene zgjedhje.

  9. iku amerika per lesh arapi says:

    ca behet me kete demokarcine ameriqene mo bixhozo
    se po tallej edhe edogani me ta sot
    po edhe putini me xi li pinin e kines po tallej
    e minxhoz minxhoz, iku edhe neoliberalizmi ne p.. the hillarise
    cfare do besosh ti tani
    se mo vrasesh veten o mavri

  10. Revizori says:

    Boll, se late nam. Jeni mbledhur nje tufe gazetaresh dhe analistesh shqipetare qe të shpetoni Amerikën nga Trump.
    E kuptoni sa patetikë qe jeni bërë?
    Ja, nuk e shihni? Amerikanët mbeten duke thene se “na mori frymen Trump, por shyqyr qe kemi miqte shqipetare, se na shpetuan.”
    Fluturon dhe miza ne bythe te kalit, i thone kesaj pune.
    Nderkohe, ne Shqiperi, Ilir Meta vazhdon gezon florinjtë, ndersa Saliu nepermjet Argitës dhe Shkelzenit ka zaptuar hektare te tere toke ku ka pa patur mundesi. E kujt i plasi? Te jene amerikanët mire, pa …. Ne? Ç’me duhet mua per ne?

  11. Deda says:

    po fred çako çfar i ka mbetur për të thënë

  12. Trotski says:

    Respekte Minxhoz .I ke rene pikes.Trump Deshtak i paskrupullte.Tentoi te Kopjoje Stalinin ,po e tregoi vedin si nje Nivel i Ulet dhe Torollak e Tregoi Vedin vetem Creepy ndaj femnave dhe Pushtetit, .

  13. ..... says:

    ca pret nga ky mo?!
    ky e ban shurren te vc e topit ku shurrosin edhe ata te perputhen!!
    i paska treguar T’ea per trampin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje