Microsoft: Një program për të biseduar me dikë që nuk jeton më

8 Janar 2021, 10:12Hi-Tech TEMA

Kompania “Microsoft” kërkon të krijojë një program kompjuterik që mund të simulojë personalitetin e një qenieje njerëzore të vërtetë dhe të mundësojë bisedat me dikë që nuk është më.

Sipas faqes së internetit “Ubergizmo”, kompania e Redmondit ka paraqitur një patentë në SHBA për të lejuar një program, një chatbot, që të flasë si një person i gjallë, duke kopjuar stilet dhe modelet e komunikimit.

Programi, i cili kujton skenarë të ngjashëm me serialin televiziv distopian “Pasqyra e Zezë”, do të mbështetet në informacione private, të dhëna sociale, materiale në lidhje me një person të caktuar të arritshëm përmes PC, smartphone dhe rrjetit social.

Si rrjedhojë, nëse patenta do të zbatohej ndonjëherë, kjo do të nënkuptojë gjithashtu probleme të mbrojtjes së të dhënave personale.

1 komente në “Microsoft: Një program për të biseduar me dikë që nuk jeton më”

  1. rexha 10 says:

    MIRE BENE ,SEPSE KA SHUME TE VDEKUR ,QE NUKE E DINE SE KUJTE JA KANE LENE PASURINE.PORE NGA ANA TJETER DO TE KALOHET PRAPE NE NGATERRESA TE MEDHAJA ,SEPSE GJITHE PASURINE JA KA MARRE KISHA. VDISNIN VETEM NE DHOME ME PREZENCEN E PRIFTIT.
    NJE RASTE I NGJASHEM ESHTE EDHE VDEKJA E GJERGJE KASTRIOTIT SKENDERBEUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje