Shkon në 5 numri i viktimave pas protestave në Kongres! Personi që humbi jetën është një oficer policie

8 Janar 2021, 08:30Bota TEMA

Mediat e huaja raportojnë se ka shkuar në 5 numri i viktimave në SHBA si pasojë e protestave dy ditë më parë në Kongresin Amerikan.

Raportohet se një oficer policie, që shërbente në Capitol Hill ka ndërruar jetë, duke e çuar në 5 numrin e viktimave.

Ai është personi i pestë që vdes në një protestë të thirrur nga Trump për të parandaluar që Kongresi Amerikan të ratifikojë fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, raporton CNN.

Lajmi u konfirmua gjithashtu nga Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokrat Dean Phillips, i cili shprehu ngushëllimet e tij për familjen e oficerit të policisë.

“Zemra ime shkon drejt familjes së oficerit dhe atyre që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mbrojtur dhe shërbyer me dinjitet dhe autoritet për komunitetet.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje