Kategoria Superiore: Vllaznia nis arratinë drejt titullit, Europa dhe mbijetesa në luftë!

9 Janar 2021, 20:34Sport TEMA

Me takimin e luajtur në “Elbasan Arena”, mes të kuqve të Ilir Dajës dhe Apolonisë që përfundoi 1-1 u mbyll java e 13-të.

Një javë që prodhoi rezultate surprizë, ku nisi me një superndeshje, me fitoren e Vllaznisë ndaj Teutës, dy ekipe që synojnë titullin.

Ndërsa shkodranët tashmë kanë nisur edhe arratinë pasi java foli në favorin e tyre, me ndalesën e Partizanit dhe disfatën e Kukësit në Laç, apo Tiranës që u ndal sërish në Ballsh këtë herë.

Një garë e fortë duket tashmë për Europën, ashtu si edhe për mbijetesën, ndërsa deri më tani duket se vetëm Vllaznia është duke marrë rrugën drejt titullit kampion.

Ja renditja pas javës së 13-të të Superiores…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje