2 penallti të dyshimta në favor të Kukësit dhe një karton i kuq: Rrihet arbitri në Laç

9 Janar 2021, 18:24Sport TEMA

Ndeshjet luhen pa tifozë, por incidentet nuk mungojnë, madje edhe kur përfundon loja. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta, se menjëherë pasi është mbyllur takimi i sotëm në Kurbin, Laçi-Kukësi 3-2, është ushtruar dhunë ndaj arbitrit kryesor të këtij takimi, Kreshnik Bajramaj.

Dyshohet se personi që ka ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës ka qenë një prej zyrtarëve të klubit vendës të Laçit.

Shkak për dhunën duket se janë bërë disa vendime të diskutuara të arbitrit, i cili dha dy penallti të dyshimta për Kukësin, ndërkohë që nxorri edhe me karton të kuq një lojtar të Laçit.

Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë reagimi do të ketë nga FSHF dhe vetë Shoqata e Arbitrave pas këtij incidenti në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

2 komente në “2 penallti të dyshimta në favor të Kukësit dhe një karton i kuq: Rrihet arbitri në Laç”

  1. Rrofte lideri global says:

    Palle ariu behet ne Shqiperi. Ha, pi, rri, dhi, qi, vrit, vidh….etj. Punojme ne emicracion si gomari. Po kthehu o budalla, behu me ndonje parti dhe ja hodhe bythes.

  2. Astrit says:

    Po pse nuk perjashtohet Laci?E ka perseritur disa here.Apo i mbron Duka korrupsioni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje