Humbje zhgënjyese për Bayern në Bundesligë

8 Janar 2021, 22:51Sport TEMA

Bayern Munchen pësoi një humbje të rëndë në ndeshjen e radhës përballë Borussia Monchengladbah ku u mund me rezultatin 3-2.

Bavarezët dolën pa pikë në një ndeshje të rëndësishme në kampionat të cilën e udhëhiqnin 0-2.

Por vendasit nuk e humbën besimin dhe gjetën dy gola të shpejtë në pjesën e parë duke barazuar rezultatin dhe nxjerrë në pah dobësinë e ekipit të Flick në qendër të mbrojtjes.

Në fillim të pjesës së dytë Monchengladbah gjeti dhe golin e avantazhit, të cilin e ruajti deri në fund të takimit.

Tashmë Bayern rrezikon që me këtë hap fals të humbasë dhe kryesimin në renditje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje