Grezdën nuk e duan as te Osijeku. E ardhmja në Holandë ose në Korenë e Jugut

8 Janar 2021, 13:38Sport TEMA

Eros Grezda duket se po vazhdon spiralen që e ktheu nga një prej talenteve më premtues të futbollit shqiptar, në një lojtar i cili aktualisht e ka të vështirë të gjejë hapësira edhe në kampionatin kroat të futbollit.

Futbollisti i cili për një sezon provoi të ishte pejsë e Rejnxhërs në Skoci, duket se është pranë largimit edhe nag Osijek.

Sipas mediave kroate, futbollisti i përfaqësueses shqiptare nuk është më i mirëpritur te klubi i tij, i cili i ka bërë të ditur që të kërkojë menjëherë sistemim të ri. Kështu, përfaqësuesit e lojtarit po gjejnë një sistemim të ri për futbollistin ofensiv, në mënyrë që ai të vazhdojë karrierën e tij.

Në Kroaci bëjnë të qartë se për Grezdën për momentin ka interes nga Holanda dhe Koreja e Jugut, por nuk bëhen të ditur emrat e ekipeve që duan lojtarin.

Kthimi i Grezdës te Osijek nuk ishte aq i suksesshëm sa pretendonte lojtari.

Sikur të mos mjaftonte forma jo optimale në fushë, ai u bë protagonist edhe i ngjarjeve të shëmtuara jashtë fushe, teksa sulmoi fizikisht në parkingun e stadiumit një kundërshtar dhe mori një ndëshkim model për këtë ngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje