Spartak Braho: Sali Berisha dhe UDB-ja pas sulmit me armë të Leka Zogut ndaj KQZ-së në ‘97, si na dha Princi votat në Kuvend në këmbim të disa sixhadeve dhe tapeteve

9 Janar 2021, 17:19Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, njohës i prapaskenës së ngjarjeve që kanë shënjuar pluralizmin 30-vjeçar në Shqipëri, i atribuon Sali Berishës një tjetër krim të pandëshkuar, atë të sulmit me armë ndaj KQZ-së. Në 3 korrik 1997, Leka Zogu, i veshur me uniformë ushtarake dhe i shoqëruar me oborrtarë të armatosur, me thirrjet “Poshtë Fatos Nano, duam votat tona, Shqipëria Monarki”, sulmuan me automatik, mitraloz dhe tritol KQZ-në, ku u vra qytetari i pafajshëm Agron Gjonpalaj dhe u plagosën 18 policë. Sipas Brahos, Sali Berisha, në bindjen e tij një nga agjentët më të zellshëm dhe të besuar të UDB-së, ishte nxitësi i kësaj ngjarje.

Në librin e tij me titull “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, Braho shkruan “Leka Zogu ishte kthyer në Shqipëri, pas dështimit të aventurës ushtarake për të ‘pushtuar’ KQZ. Referendumi për Monarkinë kishte humbur, ashtu si dhe tentativa e aksionit të Princit, të nxitur Sali Berisha dhe Abedin Mulosmani, një agjent i vjetër i UDB-së. Abedinin, Princi e kishte njeri të besuar, pasi i ati, mbreti Zog, e kishte patur për një kohë të gjatë pjesëtar të oborrit të tij dhe të mbretëreshës Geraldinë. Bashkë me ta, si pjesëtarë të oborrit, kishin qenë edhe dy agjentë të Sigurimit të Shtetit, Isuf Mullai dhe Kiço Konomi”.

Më tej Braho rrëfen se kryeministrit Fatos Nano i duheshin 84 vota për të miratuar Kodin Doganor në Kuvend, vota të cilat mazhoranca socialiste nuk i kishte. Në këto rrethana, Nano kishe kërkuar që të bindeshin deputetët legalistë në Kuvend për të dhënë votat. Për këtë mision, Nano kishte caktuar Brahon, për të negociuar me Leka Zogun, i cili komandonte votat e legalistëve në Kuvend. Deputeti Braho rrëfen për herë të parë takimin me Leka Zogun dhe negociatat e vështira, deri tek marrëveshja e pazakontë.

Ndër të tjera, Braho shkruan se “Me zbritjen në Aeroportin Rinasit, dogana i kishte sekuestruar Princit një arsenal të tërë armësh luftarake, sixhade, qilima e tapete me origjinë arabe, si dhe pasaportën mbretërore, pa vlerë përdorimi në shtetin shqiptar.

Ndërkohë, në Parlamentin Shqiptar, nga Partia e Legalitetit, si parti që përfaqësonte mbretin e vdekur tashmë, ishin futur tre deputetë, të cilët ndiqnin rregullisht seancat, në një kohë kur deputetët e PD kishin braktisur Kuvendin.

Me nxitjen e Anastas Angjelit, si ministër i Financave në qeverinë e Fatos Nanos, ishte kërkuar ndryshimi i Kodit Doganor, për të cilin nevojiteshin 84 vota, numër të cilin mazhoranca nuk e arrinte dot.

Kryeministri më kërkoi të bisedonin që të tërhiqeshin në votim tre deputetët legalistë. Pas bisedimeve që bëri Gramoz Ruçi me ta, deputetët legalistë e kondicionuan pjesëmarrjen e tyre me pëlqimin që duhej të jepte Princ Leka për këtë votim, ndryshe…

I gjendur në tavolinë si kryetar i Komisionit të Ligjeve, kryeministri Nano më kërkoi që të takoja Princ Lekën, i cili ndërkohë ishte vendosur me banim në autostradën Tiranë-Durrës, në vilën e Albert Xhanit, të marrë me qira.

-Shko takoje, – më porositi Fatosi, – se mos e thyen.

-Dakord, – i thash – kam një mik pranë Princit, Fluturak Germenji, me të cilin njihem herët, pasi ka qenë oficer ushtrie.

Ashtu bëra. Në ditën dhe orën e caktuar arrita në vilën trekatëshe në autostradë, në oborrin e së cilës hyra brenda, pash nja 10-15 djem të rinj, të veshur me rroba kamuflazhi, që dikush si instruktor i stërviste fizikisht, por që lëvizjet e tyre dukeshin shumë qesharake.

-Çfarë i keni këto more Fluturak? – i thashë.

Fluturaku vuri buzën në gaz dhe u përgjigj: I do princi si truproje për të ruajtur djalin, Princi Leka i Dytë.

Unë qesha dhe i thash: Po këta duken si tufë bashibozukësh…

Hynë në sallonin e pritjes, ku me sa pash, do të bëhej takimi, pasi një tavolinë e ulët me disa shishe uiski ishin vendosur në mes. U ula në njërin prej kolltukëve dhe kuptova se djali i mbretit, për t’i dhënë rëndësi vetes, nuk kishte dalë ende për të më pritur. Pas disa minutash, ai hyri dhe u drejtua nga kulluku përballë meje. M’u duke shumë i dobësuar dhe i rënë fizikisht, me kockat e nofullave të dala, veshur me qillota dhe këpucë ushtarake, ku binin në sy këmbët e holla që mezi e mbanin trupin e gjatë të tij.

-I nderuar Princ Leka, – iu drejtova, – unë kam ardhur për të biseduar me ju, me porosi të kryeministrit Nano, por para se të vazhdojmë bisedën, dua t’ju bëj të ditur se bashkë jemi në gjak. Babi juaj ka vrarë xhaxhallarët e babait tim.

Fraza ime plasi si bombë në tavolinë dhe pas që Murat Basha, legalisti trupmadh tiranas, lëvizi nga vendi dhe m’u duk se u bë gati të më hidhej në fyt për të ‘shpëtuar’ princin nga një i marrë që kishte ardhur për të marrë hak dhe gjak. Princi, nuk e di a e kuptoi se çfarë i thashë, por diçka mërmëriti me vete dhe më nguli sytë.

-Unë e di se ju kanë dërguar për tjetër punë, – m’u drejtua mua.

E ndjeva që fjalët e mia e kishin komplikuar situatën, por e kishin bërë edhe efektin.

-Po, po, – vazhdova unë, – kam ardhur për tjetër punë, por meqenëse ra rasti, ua thash, që ta dini. Rrini i qetë se jua kam falur gjakun. Kanë kaluar shumë kohë dhe nuk ia vlen të merremi me këtë histori.

-Po, – tha duke miratuar fjalët e mia, tundi kokën dhe rrëkëlleu gjysmën e gotës me uiski.

-Gëzuar! – i thash unë.

Biseda vazhdonte me kërkesën se qeveria donte të ndryshonte Kodin Doganor, por na duhej mbështetja e tre deputetëve legalistë.

-Patjetër, do ju mbështesim… – u përgjigj Princi, dhe pas disa minutash, m’u drejtua mua: – po ju çfarë do të bëni për mua?

-Fol, – i thash – çfarë kërkon nga qeveria?

-Në doganë, kur zbrita, – më tha, – më kanë marrë pasaportën, koleksionin e armëve, sixhadet dhe disa sende të tjera, që i kam kujtim nga mbreti. Si mundem të mos kemë unë pasaportë? – ripërsëriti ai fjalët, dhe pashë që iu ngashëryen sytë me lot.

E kuptova dhe i thashë: Kryeministri më tha se do t’ju pajisë me pasaportë diplomatike, shumë shpejt. Edhe sixhadet, tapetet dhe sendet e tjera personale do t’ju kthehen, kurse armët luftarake nuk do t’ju kthehen, sipas nuk e lejon ligji. Nuk ke çfarë i do, 15 kallashnikovë, 5 bazuka dhe mitraloza, si dhe municionet.

-Po unë jam koleksionist armësh, – m’u përgjigj me zë të vakët Princi.

-Si koleksionist erdhe në ’97, ku u bë referendumi, por gabove, se fute në përdorim armët që kishe sjellë, apo jo? Megjithatë do t’i propozoj kryeministrit që ë mbash në koleksion nga një copë për secilën lloj arme, por pa municion, dhe do t’ju bëjmë nga një vrimë në tytat e tyre. Mbaji si koleksion ato, ok?

Princi qeshi si fëmijë, duke më dhënë dorën.

-Fjalë burrash, – më tha.

-Fjalë burrash, – i thashë”.

(Shqiptarja.com)

20 komente në “Spartak Braho: Sali Berisha dhe UDB-ja pas sulmit me armë të Leka Zogut ndaj KQZ-së në ‘97, si na dha Princi votat në Kuvend në këmbim të disa sixhadeve dhe tapeteve”

  1. Kunder shpellareve says:

    Po qenke nje gomar i madh more Spartak Braho. E ke hequr veten per te ditur, por me keto shkrime tregon te kunderten.
    Iu je drejtuar Leka Zogut si Princ, kur Shqiperia nuk eshte Mbreteri dhe ky titull nuk njihet ne asnje nivel te shtetit shqiptar. Sapo e takove i the qe “jemi ne gjak…” kur duhet ta dish qe ky lloj rregulli i Kanunit nuk eshte me ne fuqi. Me çfare te drejte ligjore i keni premtuar Leka Zogut pashaporte dipllomatike?
    Ke treguar anen tende prej gomari dhe na paske shkruajtur edhe liber qe eshte po ashtu ushqim per gomeret.

    Qe nga viti 1991 vetem nga shpellaret dhe analfabetet funksionale eshte drejtuar shteti shqiptar, prandaj kemi akoma nje shtet rrumpalle.
    Ju te “zgjuarit” qe erdhet ne pushtet mbas 1991 nuk iu vini as tek thembra e kembes drejtuesve te shtetit shqiptar qe ishin me pare. As kulturen dhe as pregatijen profesionale nuk e keni patur per t’ju krajasuar me ata te meparshmit. Erdghe shpellaret ne pushtet dhe po ashtu u be drejtimi i shtetit si ne shpelle.
    Spartak Braho, je vetem nje analfabet funksional dhe jo me shume.

    1. Shenjestra says:

      Ti Kunder shpellareve,qenke idot i trashe.Te gjithe ata budallenj si ty,kur perballen me njerez te mençem dhe shume korekt si Braho,u pelqen t’a paraqesni si idiot.Por nuk eshte ashtu.Zoti Braho,eshte shume i mençem po ndihmon shume me dokumentat e tija per krimet qe ka bere kryekrimineli Sali Berisha dhe po ve ne dijeni jo vetem drejtesine por edhe populin qe te njoh kriminelet e tij me ne krye Sali Berishen.

      1. Kunder shpellareve says:

        Shko dhe mbaro ndonje shkolle me pare dhe pastaj komento. Ti as qe e ke kuptuar komentin tim sepse qenke nga turma e analfabeteve funksionale. Braho eshte pjese e krimit te bere ne Shqiperi ne 30 vjetet e fundit. Per njerez si ti jane shkrimet e Brahos sepse ju nuk e keni idene se çfare lexoni dhe as kuptoni.
        Sa per ndihme per te njohur se cili eshte shpellari Berisha nuk kemi nevoje per libra te Brahos, por i kemi me prova te pakundershtueshme dhe ato jane aq me shumice sa vetem tipa si ti nuk mund ti shikojne dot, por ju duhen libra te shpellareve te tjere.

        1. ? says:

          Po të jap unë një përgjigje si i shkolluar që jam meqënëse kërkon përgjigje nga të shkolluarit. Ke të drejtë në konstatimin tënd dhe ndarjen drejtim shpellar dhe jo shpellarësh, por gabon në një pikë kur je kundër faktit që këta njerëz të shkruajnë në letër çfarë dinë. Përkundrazi unë mendoj se duhet ti lëmë të shkruajnë në mënyrë që të kuptojmë deri ku ka shkuar degradimi i nivelit drejtues në vend, si bëhen pazaret për shkëmbime votash, si është sjellja pas kuintave e një negociuesi pazaresh, etj. sepse duke menduar se e trajtojnë një x ngjarje në mënyrë snobe, aty e kupton më qartë mentalitetin e skenës dhe të prapaskenës. Është si puna e të folurit të Saliut, sa më shumë flet aq më shumë e ekspozon veten në rëndesa përballë ligjit…Ndaj edhe ligji njeh të drejtën e heshtjes që asgjë të të mos bjerë mbi ty dhe që e nxjerr goja jote…Ndaj lërini të flasin e të shkruajnë dhe mos i orientoni drejt heshtjes se jemi të gjithë të humbur…

      2. Lajmi fundit says:

        Xha Taku ha nga Uturaku! Xha taku ka frike se po i kalon koha dhe eshte duke vdekur. Robi dhr ose hiqet sikur nuk beson kur vjen puna qe esht duke cdekur si tak uturaku fillon dhitet ne breke! Taku do qe te ngelet ne histori! Po harron se me kerrmat si oun e tuj historia fshin bythen! HA MUT E VDIS O SPATAK SHKERDHAT BRAHO

        1. Tanguli says:

          Nuk te pelqen e verteta o Lajm!? Na plasi trapi!!!

  2. Perandori Iliro Romak " Valerian" says:

    Po na tregon kujtimet e tij te dhjera ky vemja e mafies ne Shqiperi??

    Ky Braho qe mbahet si nje nder kumbaret e mafies ne Shqiperi ( nje mut si Saliu) dhe ka 50 vite ne pushtet??

    Nuk ka UdB dhe as ka per te pas ndonjehere te tille ne Shqiperi sepse serbia nuk ka buke per vete ( eksporton striptiste ne Shqiperi) dhe per faktin qe qe ne 1991 ketu sundon cifuteria nderkombetare me me ane te ambasades Amerikane ne Tirane.

    Ju ose jeni katapultu prej tyre ose ata ju lejojne ne kete kaos qe keni bere ne Shqiperi 30 vite.

    Referendumi per mbreteri nuk u njoh nga shteti, por njeresit moren pjese masivisht.

  3. Liri says:

    BRAHO ESHTE ME I NDYRE SE SALIU.

  4. Konjak says:

    Me vjen keq qe vazhdoni me te njejten mendesi , si ne periudhen moniste . Nje njeri i edukuar , mesuar e punuar ne shtetet me ne ze te kesaj bote , por dhe i lindur e edukuar nga familie ( dere e madhe ) shqiptare , i paskish njohurite dhe aftesite , shum posht se ca shqiptare , lind e rrit ne mizerie , pa buke e pa brek ; Vecse , fale mbarimit te nje shkolle , –vetem se ishin bij te partise — , vazhdojne tu duket vetia , bij sallonesh te Parisit , e paisur me dije te medha intelektualiste . Keta enderrimtare Donkishotesk , __pamvaresisht se jane reliket e fundit monist __ , vazhdojne me te gjitha mundesite , te pengajn zhvillimin , kaq te domosdoshem te shqiperareve . Kaq injorant qenkish Leka , sa marrekish ca debil per truproje . Pa lere kur e ” tramaksi “me venien ne dieni se babai i tij dmth Mbreti i kishte vrare xhaxhallatet , porse ky — fare trimi — me zemet e formim ,- idealizmit komunist — e kish fal ; keshtu Leka kishte para vetes njeriun me te madh shqipetar , me formim te shkelqyer te idealizmit komunist . Pra ky lloj njeriu ,-” falien ” – e kishte vyrtytyn me fisnik , edhe si specialist i ” drejtesise” komuniste , jipte denime kapitale , edhe per nje fjale , kundra partise ; –por ama c’do gje e bente ne emet te popullit — . A doni me per Takun ?.

    1. yp Xhixh says:

      Qenke tape zotrote, se qe je analfabet kjo kuptohet menjehere!

  5. Kozmo says:

    PLEQERIA BEN PUNEN E SAJ . XHA BRAHO DUHET TE SHKOJ PRANE OXHAKUT TE PIJ CAJ DHE TE LUAJ ME TESPIE.

  6. Sikur te kishte ardh princ leka me siguri do ishte çdo gje ndryshe !

    1. ik ere pirdhu says:

      Po te kishte halla koqe …

  7. ??⚖️ says:

    Saliu e ka vendin në burg.

  8. ABC says:

    Akoma tallni [email protected]£3t me kete popull. Duke treguar historira me partizane dhe gjermane.

    1. populli says:

      Po tallin bythen me ty o pall.

  9. Shenjestra says:

    Ti Kunder shpellareve,qenke idot i trashe.Te gjithe ata budallenj si ty,kur perballen me njerez te mençem dhe shume korekt si Braho,u pelqen t’a paraqesni si idiot.Por nuk eshte ashtu.Zoti Braho,eshte shume i mençem po ndihmon shume me dokumentat e tija per krimet qe ka bere kryekrimineli Sali Berisha dhe po ve ne dijeni jo vetem drejtesine por edhe populin qe te njoh kriminelet e tij me ne krye Sali Berishen.

  10. Nik says:

    Fluturak Gèrmenjin e kam patur komandant nè Sazan kur po kryente stazhin e kanditatit tè partisè! Njè njeri me kulturè .Mendoj se si poet qè ishte rrobat ushtarake i qèndronin shtrènguar,e kam marr vesh shumè vonè se paska shkuar nè parajs,mè vjen keq pèr tè dhe familjen.Mos tè ishte pèr Fluturakun ndoshta edhe pèrfundoja disa muaj nè burgè ushtarak pèr njè veprim pak tè lejueshèm ndaj njè kapterri,kujtoj dhe falnderoj gjithmon Fluturak Gèrmenjin i cili me ndèrhyrjen e vet mè shpètoj nga denoncimi i nènoficerit injorant .Braho tregon realitetin,dhe kèto janè tè vlefshme pèr historin e kombit tonè.

  11. Z says:

    Asnje komb ne Bote nuk sulmon njeri tjetrin sic shajne dhe mallkojne disa atdhetare te dashur! Urrejtja i ka zene syte bashkekombesve te mi! Sigurisht vjen nga injoranca! Gjysem analfabete si na katandisi Saliu,vetem shajne! Harrojne se jetojme ne Demokraci dhe secili ka te drejte te thote ate qe mendon! Keta jane tipi i njeriut berishian, te ngjashem me ish njeriun e ri enverian!

    1. Enver Hoxha says:

      Njeriut te ri enverian i hensh mutin ti debil Z.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje