Kryeministri Rama gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Fierit, siguroi se ditën e hënë nis puna për ndërtimin e spitalit rajonal të këtij qyteti të premtuar nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Vendi ku pritet do të ndërtohet spitali quhet pylli i Levanit.
Gjatë inspektimit te vendit ku do të ndërtohet spitali rajonal, kryeministri Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. Kujtojmë se gjatë vizitës së Ramës në Turqi, presidenti Erdogan premtoi se spitali në Fier do të ndërtohet brenda 7 prillit.
“Nisim punën për Spitalin Rajonal, i cili do të ndërtohet me mbështetjen e qeverisë së Republikës së Turqisë, si dhe do të jetë njëkohësisht një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar, duke u administruar e drejtuar në çdo pavion prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë, të cilët do të punojnë e mësojnë krah për krah ekspertëve turq
Ky spital që do t’i shërbejë jo vetëm Fierit, do të jetë nga dita e parë pjesë e shërbimit tonë publik shëndetësor dhe natyrisht shërbimi do të jetë FALAS si në çdo spital publik të Shqipërisë”, shkruan Rama.
Faleminderit Turqisë për ndërtimin e spitalit. Po ndonjë xhami a do ndërtohet në këmbim të kësaj ndihme?
Bravo Z.Rama.Ishalla behet realitet brenda ketij afati se shqipua di ti zvarrise mire keto pune.Tani i mbetet opozites ne dore te bej llogarit se cfar do te perfitoj turku,Rama,ministri shendetsisi etj . Do te bej preventivin se sa do te kushtoje spitali dhe sa fish me shume fond do te jap qeveria do te gjej oligarkun qe do ta ndertoje dhe deri se kush socialiste do te jete drejtor dhe kush mjek.Pra korrupsioni do te jet galopan.
Ju lumte
Pd te lajmroj spakun qe ta kapin ne flagrace EDI RAMEN duke punuar per popullin.Bravo kryeminister.
Si more Tema , si si e tha km -ja …….. nxorri gishtin e mesit dhe tha ; Hyp ketu dhe shif Stambollin !!!!!! Jo keq .
Para jane hedhur plot ne mjekesi dhe do te hidhen. Edhe aparatura jane blere e do te blihen.
Ato qe nuk po behet dhe qe nuk e di pse nuk duan, jane dy:
1. Sistemi i menaxhimit financiar te sherbimit shendetesor nepermjet sigurimeve shendetesore private apo shteterore dhe
2. Ngritja e sistemit te trajtimit te pacienteve ne baze te protokolleve te miratuara nga shoqatat e mjekeve.
Se ja do vijne turqit e do te punojne, po rrogat nga do i marrin?! Valle a u dalin?
Duhet ta kuptoni o njrez qe mjekesia nuk eshte humanizem pa para por nje biznes si gjithe te tjeret ku ka kosto dhe fitim dhe sigurisht edhe suksese e deshtime…..
Nuk jane me humane ata jashte shtetit, por i kane sistemet te sqaruara dhe te rregulluara.
Eee… teme e gjere kjo…