Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra së fundmi nga Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) që për vite me rradhë kanë qenë në fondin rezervat me siglën “Tepër sekret të një rëndësie të veçantë”, të cilat i përkasin periudhës kohore 1976 – 1984, ku Ministria e Punëve të Brendëshme në Tiranë, me anë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit dhe asaj të Zbulimit Politik, kanë survejuar dhe mbajtur nën kontroll të arratisurit politik dhe krerët kryesorë të emigracionit antikomunist shqiptar, kryesisht atij të Legalitetit që vepronin në Suedi dhe disa vënde të tjera të Evropës Perëndimore, si Belgjikë, Itali apo dhe në SHBA-ve, Rodezi etj., ku zhvillonin aktivitetin e tyre eksponentë të njohur antikomunistë, si: Abedin Mulosmani, Jahuz Kuçi, Xhedvet Mustafa, Sami Korri, Adil Biçaku, Aziz Biçaku Kadri Biçaku, Xhafer Jakupi, Hasan Berisha, Ramazan Selami, Kujtim Berisha, Sherif Pleshti, Irfan Bushati, Niman Aliaj, gruaja e Xhafer Elezit, E. Haxhiymeri, Skepët, Vishajt, M. Shpata, F. Gjuraj, I. Leka, Sh. Reçi, I. Sallaku, etj.
Raport – informacionet e Zbulimit Politik shqiptar që vepronte në shtete të ndryshme të Evropës Perëndimore dhe Sigurimit të Shtetit, lidhur me stërvitjet dhe përgatitjet për të zbarkuar në Shqipëri të grupit të kryesuar nga Xhevdet Mustafa (me origjinë nga Durrrësi), ku bënin pjesë edhe Selim Kuçi, Sabaudin Haznedari, Halit Bajrami, Anton Frroku dhe Fadik Kaceli, të cilët me ndihmën e dy ushtarakëve të huaj, William Vincent e Fogarty Rutherford, ekspertë të armatimeve, si dhe të Jani Lekës në Itali dhe Eqrem Kllobçishtit, tregtar me origjinë nga Dibra që hynte dhe dilte nga Shqipëria si tregtar, do të realizonin misionin e tyre sekret.
Cilët ishin oficerët e Zbulimit Politik që vepronin nën petkun e diplomatit në ambasadat shqiptare që survejonin dhe mbikqyrnin lëvizjet e përgatitjet që bënte grupi i kryesuar nga Xhevdet Mustafa në shtete të ndryshme të Evropës dhe ata të Sigurimit të Shtetit në Shqipëri, të cilët me anë të bashkëpunëtorëve si “Liqeni i Shkodrës, “Aktori”, “Boga” etj., do të mbanin nën mbikqyrje familjen e Selim Kuçit, (i njohur ndryshme, si Jahuzi), në qytetin e Shkodrës, prej nga ai ishte arratisur në vitin 1963, një prej antikomunistëve më të egër, që shërbente në Oborrin e Princit Leka Zogu në Rodezi dhe që Zbulimi Politik dhe Sigurimi i Shtetit, e etiketonte si ‘Trimi i Mretit’
Nga Dashnor Kaloçi
“Grupi i Xhevdet Mustafës, përbëhet nga 6 shqiptarë, dhe dy të huaj. Xhevdet Mustafa, Sabaudin Haznedari, Halit Bajrami, Fadil Kaceli, Selim Kuçi, dhe Anton Frroku. Xhevdeti ka thënë, se ka dhe dy shqiptarë të tjerë, shokë të tij që sipas tij, janë trima. Dy të huajt janë William Rutherford, i cili është diplomuar si kapiten barke, dhe ka ardhur vetëm për këtë punë, d.m.th. vetëm për të drejtuar barkën. Ndërsa tjetri, është Vincent Fogarty i cili, ka ardhur për t’u bërë filtrimin, tytave të pistoletave dhe automatikëve. Këta të dy të huajt, nuk janë të qartë për qëllimet që ka grupi, ata dinë shumë pak, Xhevdeti, ju ka thënë se grupi do të shkojë për të marrë një sasi floriri që kanë lënë gjermanët, gjatë luftës. Grupi po përgatitet, dhe mendohet që nga fillimi i shtatorit, të hyjë në Shqipëri.
Diskutohen dy intenerar, njëri është Italia, për brigjet e Durrësit dhe Kavajës, ndërsa intenerari i dytë është, Jugosllavia me anë të detit, duke e bërë nisjen nga Ulqini ose nga ndonjë vënd tjetër i Jugosllavisë. Nisja do të bëhet shumë sekrete. Në rast se grupi niset nga Jugosllavia, kjo do të bëhet me dijeninë dhe lejen e shtetit jugosllav, nëse grupi do niset nga Italia, atëhere kjo do të bëhet në mënyrë ilegale. Objektivi kryesor i grupit është që të hyjë në Tiranë, dhe atje të kryejnë aksionin. Qëllimi kryesor i grupit, është që të eliminojnë udhëheqësit kryesorë të Partisë, dhe njerëzit e tjerë me rëndësi të Byrosë Politike…”.
Kështu thuhet në mes të tjerash në një dokument arkivor të nxjerrë së fundmi nga një dosje voluminoze prej Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, (AIDSSH), që për shumë vite kanë mbajtur siglën “Tepër sekret të një rëndësie të veçantë” dhe tashmë të deklasifikuara, të cilat i përkasin periudhës kohore 1976-1984, ku oficerët dhe agjentët e Zbulimit Politik Shqiptar që vepronin nën petkun e diplomatëve në ambasadat shqiptare të akredituara në disa vënde perëndimore, si dhe ata të Kundërzbulimit (Sigurimit i Shtetit), janë marrë me survejimin, ndjekjen dhe kontrollin e krerëve kryesorë të mërgatës politike shqiptare antikomuniste, (kryesisht asaj që ishte grupuar me Legalitetin), që vepronte në Suedi, apo dhe në vënde të tjera sin ë SHBA-ve, Belgjikë, Itali, e deri në Rodezi të Afrikës së Jugut.
Sipas dokumenteve në fjalë që publikohen për herë të parë nga Memorie.al., aty është pasqyruar deri me detaje e gjithë veprimtaria e eksponentëve kryesorë të mërgatës politike shqiptare, si: Abedin Mulosmani, Jahuz Kuçi, Xhedvet Mustafa, Sami Korri, Adil Biçaku, Aziz Biçaku Kadri Biçaku, Xhafer Jakupi, Hasan Berisha, Ramazan Selami, Kujtim Berisha, Sherif Pleshti, Irfan Bushati, Niman Aliaj, gruaja e Xhafer Elezit, E. Haxhiymeri, Skepët, Vishajt, M. Shpata, F. Gjuraj, I. Leka, Sh. Reçi, I. Sallaku, etj. Por e gjithë puna e Zbulimit Politik Shqiptar dhe Sigurimit të Shtetit, duket që është përqëndruar kryesisht tek grupi kryesuar nga Xhevdet Mustafa, ku bënin pjesë edhe Selim Kuçi, Sabaudin Haznedari, Halit Bajrami, Anton Frroku dhe Fadik Kaceli, të cilët me ndihmën e dy ushtarakëve të huaj, William Vincent e Fogarty Rutherford, ekspertë të armatimeve, si dhe të Jani Lekës në Itali )ish-Federal fashist) dhe Eqrem Kllobçishtit, (tregtar me origjinë nga Dibra që hynte dhe dilte nga Shqipëria si tregtar), do të realizonin misionin e tyre sekret, ku midis të tjerash në dokumentet në fjalë thuhet: “Objektivi kryesor i grupit është që të hyjë në Tiranë, dhe atje të kryejnë aksionin. Qëllimi kryesor i grupit, është që të eliminojnë udhëheqësit kryesorë të Partisë, dhe njerëzit e tjerë me rëndësi të Byrosë Politike. Në rast se do të ketë mundësi, do të kapen dhe do të vriten, antarët e familjeve të udhëheqsave…”.
Ndërsa historia e të ashtu qujaturës “Banda e Xhevdet Mustafës”, e cila zbarkoi natën e 25 shtatorit të vitit 1982 në bregdetin shqiptar në zonën e Lagunës së Divjakës, dhe pasi ekzekutoi një oficer policie e disa civilë, përparoi në drejtim të Rrogozhinës e fshatrave të Lushnjes, ku më pas mbeti i vrarë dhe Xhevdet Mustafa e Sabaudin Haznedari, ndërsa i treti, Halit Bajrami që ishte njeriu i Sigurimit të Shtetit u “dorzua”, tashmë është shumë e njohur, Memorie.al, po publikon këto dokumente të panjohura, ku sipas raporteve dhe informacioneve të Sigurimit të Shtetit, e ashtuquajtura “Banda Xhevdet Mustafa”, kishte filluar përgatitjet për zbarkimin në Shqipëri, shumë vite më parë. Dhe në përbërje të saj, përveç Xhevdet Mustafës, Sabuadin Haznedarit dhe Halit Bajramit të cilët erdhën në Shqipëri, aty përmenden edhe emrat e tre personave të tjerë, Fadil Kacelit, Anton Frrokut dhe Selim Kuçit, (i njohur ndryshe si Jahuzi), me origjinë nga qyteti i Shkodrës, nga ku ai ishte arratisur që nga viti 1963, nëpërmjet Liqenit të Shkodrës së bashku me pesë persona të tjerë.
Ndryshe nga të gjithë personat e tjerë, pjestar të së ashtuquajturës “Banda e Xhevdet Mustafës”, emrat e të cilëve tashmë janë të njohur, emri dhe roli i Selim Kuçit (që shërbente si truprojë e Mbretit Leka Zogu në Oborrin Mbretëror në Rodezi të Afrikës së Jugut dhe njihej me nofkën “Trimi i Mbretit”) në përbërje të saj, bëhet publik për herë të parë. Së bashku me faksimilet përkatëse të dokumenteve arkivore të nxjerra nga AIDSSH (Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit), Memorie.al publikon edhe disa foto të rralla të së ashtuquajturës “Banda Xhevdet Mustafa”, si dhe fotot e Selim Kuçit, të cilat bashkë me dokumentet në fjalë, na i ka vënë në dispozicion, nipi i tij, (djali i vëllait), zoti Gëzim Kuçi nga qyteti i Shkodrës.
Informacion i Zbulimit Shqiptar mbi emigracionin antikomunist të grupuar në degën e Legalitetit në Suedi
“S E K R E T”
I n f o r m a t ë
Deri para disa vitesh, njerëzit e këqinj në Suedi ishin të pakët, madje dhe ata që ishin, nuk guxonin të dilnin në veprime të hapta. Pasi jo vetëm që nuk i dëgjonte njeri, por hasnin dhe në kundërshtimin e atyre që nuk donin të ngatërroheshin me ta. Por kohët e fundit këta, kanë filluar të tërheqin njëri tjetrin. Më aktivët tani për tani konsiderohen Selim Kuçi, Sami Korri, Adil e Kadri Biçaku, Xhaferr Jakupi, Hasan Berisha, ndërsa të tjerët janë njerëz që kryesisht janë tërhequr pas tyre ose shoqërisë së fisit. Një gjë duhet theksuar që dhe ata që nuk janë aktivë, kur krijohen situata të përshtatshme, bëhen edhe më të rrezikshëm se të parët. Këtë e lidh edhe me ngjarjen e fundit në Skansen (incidenti ndaj ansamblit). Lidhur me këtë të fundit, tha se nuk e dinte mirë se kush e hodhi shishen. Por mendon, sipas fjalëve që qarkullojnë, se duhet të ketë qënë, djali i Him Avdisë, ose një nga Biçakçinjtë. Tha se përsa i përket organizatave, më aktivët janë zogistët të cilët, bëjnë edhe më shumë lëvizje në vendet e Evropës Perëndimore (këto janë mendimet e D. Hasës)
Nxjerrë nga letra operative nr. 4 datë 1.10.1976. për degën e Legalitetit në Suedi, dhe për personat që përmënden nga P. op. Hidai Xhafa në datën 6.11.1976.
Informacion i Zbulimit Shqiptar, mbi veprimtarinë krerëve kryesorë të emigracionit antikomunist shqiptar në Suedi dhe vende të tjera të Perëndimit
Shoku Kujtim Jaho me telin Nr. 128 datë 28.9.1977. njofton:
Në demostratë kanë marrë pjesë 31 vetë me gra e fëmijë. Organizatorët kanë qënë, Sami Korri, Selim Kuçi, Irfan Bushati. Nuk kanë marrë pjesë për arsye se janë për veprime aktive terrori, A. Biçaku, I. Karaj, Xh. Elezi, etj. Fillimisht del se nuk ka marrë pjesë Haxhi Skepi, dhe se ka pakënaqësi nga Shpatajt dhe Pashuk Vishaj. Nuk është dakort me veprime të tilla. Nuk është parë dhe Qemal Panariti, për arsye që nuk dihen. Veç të sipërmve, kanë marrë pjesë, E. Haxhiymeri, Skepët, Vishajt, M. Shpata, F. Gjuraj, I. Leka, Sh. Reçi, I. Sallaku, gruaja e Xhafer Elezit, etj. Në vendin e mbledhjes së personave të mësipërm, është parë se kishte ardhur dhe Rexh Balaj, i cili është përpjekur të justifikojë ardhjen. Nuk ka marshuar me të tjerët. Nga kosovarët, megjithë përpjekjet e bëra, nuk kanë mundur të tërheqin asnjë. Kanë thirrur disa duke i mashtruar gjoja për koncert, por shpejt të tjerët i kanë shpjeguar të vërtetën dhe i kanë ndaluar të bashkohen me ta.
U nxuar për fushën e veprimeve të mprehta, degën e Legalitetit në Suedi, dhe secilin nga personat e përmëndur, nga P. op. Hidai Xhafa, më 1.10.1977.
Plani i masave i Sigurimit të Shtetit në 1977-ën, kur pritej të vinte në Shkodër, i arratisuri, Jahuz Kuçi dhe si do provokohej i vëllai, Meleku
“S E K R E T”
Ekzemplar Nr.
Shkodër më 19.12.1977.
M I R A T O H E T
NGA SHEFI I SEKSIONIT K. ZBULIMIT
Sel Brahimi
PLANI I MASAVE AGJENTURALE DHE OPERATIVE, NË DREJTIM TE ARRATISURIT JAHUZ KUÇI
Jahuz Hamza Kuçi, është arratisur në vitin 1963 për në Jugosllavi, e sot ndodhet në Suedi. Sipas të dhënave i lart përmenduri, ka vepruar ndaj ansamblit tonë, që shkoi në Suedi për të dhënë shfaqje. Me qëllim që të zbulojmë aktivitetin e tij me lidhjet që ka këtu, dhe në rast se do të vijë këtu në Shkodër, ose në rrethe të tjera të vëndit tonë, do të merren këto masa agjenturiale operative.
1.Në drejtim të vëllait të tij Felek Hamza Kuçi, do të drejtojmë B.p “Liqeni i Shkodrës”, për të zbuluar sesi do të reagojë për vëllanë e arratisur. Dhe për çdo gjë që do të dalë, do të nxjerrë detyra konkrete. E kryen P. op. V. Xhaxha, deri në datën 15.1.1978. Kontrollon Shefi i Seksionit, Sel Brahimi.
2.Në drejtim të lidhjeve të tij, do të drejtohet B.p “Aktori” dhe “Taraboshi” dhe për çdo gjë që do të dalë, do të merren masat e nevojshme. E kryen P. op. V. Xhaxha, deri në datë 30.12.1977. Kontrollon Shefi i Seksionit, Sel Brahimi.
2.Do të vihet në K.P. për të parë se çfarë shkruan, në drejtim të lidhjeve të tij, duke njoftuar degën e pestë. E kryen P. op. V. Xhaxha, dhe P. op. N. Sulka, deri në datën 30.1.1978. Kontrollon Shefi i Seksionit Sel Brahimi.
3.Për çdo gjë që do të ndodhi, do të njoftohen menjëherë dega e parë dhe drejtoria e tretë. E kryen P. op. V. Xhaxha, dhe P. op N. Sulkaj. Kontrollon Shefi i Seksionit Sel Brahimi
Punëtori Operativ
Vlash Xhaxha
Shoku Kujtim Jaho, me telin nr. 233 dt 9.12.1978. njofton: të dhëna të “922”
Nga data 10 deri në 14 nëntor në Suedi, ka qenë Abedin Mulosmani, si i dërguar i “Pallatit”. Në Stokholm, ka organizuar një mbledhje me të arratisurit, por në të nuk kanë marrë pjesë të gjithë. Gjatë mbledhjes janë ngritur këto probleme. Janë kërkuar ndihma materiale e morale më të mëdha për ndërmarjet e Leka Zogut, ka ngritur nevojën e regjistrimit ushtar në moshën 35 vjeç, dhe gadishmërinë për të vepruar kundër vëndit tonë. Ka shtruar problemin e unitetit në rradhët e të arratisurve, pavarësisht nga grupet që u përkasin dhe pikpamjeve.
Veprimet kundër personelit dhe përfaqësisë shqiptare, i ka quajtur jo oportune dhe se veprime të tilla nuk duhet të ndërmerren. Është përpjekur që të sheshojë mosmarrveshjet midis emigracionit në Stokholm, të cilat kanë lindur gjatë mbledhjeve. Hasan Berisha, nuk ka shkuar fare në mbledhje si rezultat i përpjekjeve me grupin e Sami Korrit. Luftë e cila bëhet për kreun e Partisë për Suedinë.
Në këtë mbledhje janë shprehur dyshime nga Biçakët për I. Bushatin dhe E. Haxhiymerin se i shërbejnë Bashkimit Sovjetik e tjerëve. Irfani është mbrojtur vetë në mbledhje dhe ka thënë se përkrah Lekën, e se është sekretar i “Besëlidhjes”. Grindjet nuk kanë të bëjnë me veprimtarinë armiqësore por thjesht për çështje personale. A. Mulosmani, është larguar i pakënaqur nga atje. Selim Kuçi, ka shkuar pranë “Pallatit”, i vendosur atje për një kohë të pacaktuar. Adil Biçaku duket se kërkon të bëjë të njëjtën gjë dhe nuk është kthyer akoma. Ndërsa Mevlud Biçaku është kthyer nga “Pallati” para festave.
Elementi reaksionar ka festuar 28 nëntorin, duke ftuar shqiptarë dhe kosovarë. Ramazan Selami, Kujtim Berisha, gruaja e Xhafer Elezit, dhe Aziz Biçaku, kanë qenë të veshur ushtarakë.
U mbajtën fjalime nga Sherif Pleshti, Sami Korri, dhe Irfan Bushati. Në mbledhje janë ftuar “Reja”, “Djaloshari”, dhe “Bleta”. “OI” nuk ka shkuar. Klubi i shqiptarëve është hapur në Tunel Gatan 14, në Stokholm dhe atje shërben Niman Aliaj.
U nxor sipas përkatësisë nga P. op. Hidai Xhafa
Xhevdet Mustafa me dy mikesha
Detyra eshte detyre. Ka shtet.
Ky halabaku i Amerikes do na vriste Kreun e shtetit ne Shqiperi hahahahaha
Kreut te shtetit ne Shqiperi nuk i beri dot gje Bashkimi Sovjetik qe kishte Spiunazh te shkelqyer
mirepo do vinte ky shurraku qe pastronte halete e Amerikes dhe do bente namin
Hajde estrade hajde
“Trimëria,, më e madhe ishte se theri me thikë fëmijën nga Divjaka.
I gjithë ” heroizmi,, zgjati nja 20 kilometra
(bëhen nuk bëhen) nga Divjaka në stacioni trenit në Rrogozhinë.
Aty tek stacioni i pshurrosi sportelistia
( d.mth. ua bëri shurrën në surrat). Përfundimi dihet , ferrë ku je të fshihet lepuri.
Kesaj i thone, po te kishte halla koqe, do vriste udheheqesit e larte te partise.
dhe si perfundim xhevdet kari iku tek pidhi i motres se vet,tek koshi i plerave bashk me maloket qe kishte me vete te gjithe ne plera,sa keq per mbeturinat qe i hodhem ne plera,do benin lufte me nje shtet te tere keta plerat qe kishin me vete dy pistoleta,keta plerat qe sapo u futen ne shqiperi vrane njerez te pafajshem,keta kriminele dhe plera erdhen per te vendosur demokraci duke lyer duart me gjakun e shqiptareve te pafajshem,plerat moren pergjigjen tek koshi i plerava,bravo shtetit te atershem qe mori hakun e njerezve te pafajshem te vrare nga keto plerat qe i solli deti si mbeturina,xhevdet mbeturina bashk me pidhat e motrave qe kishte me vete moren ate qe kerkuan,mos na hapni me barkun me historira me PLERAAA.
E vertet jam dakort me ju.
Aq idiote ishin, sa hyne ne lokal ne 1982 ne Shqiperi me atlete ADIDAS! Ndoshta edhe mund t’i kene futur nje Marlboro!
Po sigurmsin e kishin me vete, tre ishin dhe njeri prej tyre ishte spiun, i bie qe ne 3 milione qe ishim, gjysme ishin te gjithe spiune, dhe me e keqja eshte se shume nga ato jetojne apo kane edukuar brezin e ri qe sot merret me politike.
Pavaresishte se ishte shtet diktaorial, Them qe ata qe ishin ne detyre e kryenin mire ate. Sa per keta tipat qe arratiseshin keta jane tipa qe dhe sot nuk u ze vend b. Jo se jane demokrate thjeshte nuk bejne dot ne shoqeri, dhe shyqyr qe erdhi demokracia e moren armet e nje fjale tu thuash te vrasin. Kjo eshte e verteta e jone e hidhur qe ne duam dhe shume breza te tjere qe te shkollohen ete ndryshojme pak.
Xhevdetit i eshte bere Bari 10 mt o Kaloqe po te ja presesh..xhevdeti kelyshi i UDBse do vriste Qeverine e shqiptareve per te na sjellur dhierokraci Alla elez Biberi ….mire ja ben …
Tani quhen te persekutuar dhe shperblehen me leke, prona dhe poste shteterore!
Pse nuk erdhi Xhevdet Mustafa nga Jugosllavia?
Sepse agjentura jugosllave i kishte dy kokat e gjarperit ne Byrone Politike
dhe nuk donte te kompromentohej ne rast deshtimi sic edhe ndodhi.
Se kush ishin dy kokat e gjarperit, njeri u zbulua bashke me grupin,
tjetri ishte i mbrojtur dhe arriti te marre pushtetin dhe t’ia dorezoje
dhenderrit te Serbise, qe e shkaterroi Shqiperine.
Saktë “dardan,, se luan as topi i karadakut.
Poshte tradhetaret e kombit, pa perjashtim te djeshem e te sotem. Lavdi vepres legjendare te Enver Hoxhes!
I shfrytezonte politika rrugacet imoralet hajdutet plehrat ashtu si i perdor sot.A ju kujtohet 1997 po edhe me vone qe ndonje rrugac apo funderrine qe ben si i forte te shkonte te luftonte ne Kosove e Presheve per atdhe?Dhe xhevdet mustafa ishte lolo i politikes se huaj qe e kishin kapur e sterkapur me pislliqe atje dhe per te mos e denuar e nisen mish per top.Halabak muti i perdorur si keta plehrat qe hyjne e dalin nga burgjet sot.
Atij shteti i rruajten bythen 4 mij banda te mbeshtetura nga cia amerikane dhe sherbimi anglez fill mas luftes dyt dhe te ter kaluan si qent e zgjebosur para drejtesis dhe moren çfar meritonin , do vriste ky ne vitin 80t udheheqsin o kokrra tarallakut , as lushnjen nuk e kaloj dot , fshihej si majmun duke mar peng njerez te pa mbrojtir , sot naj tregojn per heronj kta antishqiptar te mbaruar , sot llumi i thurin lavdi llumit antishqiptar dhe mbeturinave te asaj kohe .
….pasi të shkonte, hhahaha….
Shiko si dalin ish sigurimsat , pothuajse te gjithe komentuesit e me siperm me perjashtim te ( Gentit ) Sigurisht qe nuk jam per vrasje njerezish te pafajshem , por kur behet fjale per nji nder diktatoret ma te poshter te botes (kjofte largu enver ) nderron krejtesisht puna ….. Keshtu qe Ai duhet te shpallet hero , ( Xhevdeti ) mbase nji dite edhe mund te ndolli , por mbas plakjes te njeriut te ri qe na e la trashigim kjofte largu , ose qofte largu . E fundit mjaft more njerez te ulet me keto shprehjet fshatare shpellare etj , harruat ju se gjithe populli Shqipetare ishte fshatare e i reskapitur , i çveshur e i zbathur , kujtoni sidomos vitet 80 – 90 kur pothuajse te gjithe ishim 50 kg , e me pas kur shqipetari dallohej 1 km larg kur shkonte jashte jo shume larg por psh ne Mal te zi ….E megjithe ate ju te semuret e me siperm keni me çfare te mburreni per ate sistem , pershembull , vrasje burgosje internime zbore , aksione shtetzime , spiunj pa numer deri edhe ne Zelande , racione, tallone bunkere tunele biçikleta e traktore nga Tirana qe prisheshin per 1 muaj , shkollat e njeriut te ri , e plot te tjera qe sja vlen ti shkruash … ky ishte Qofte largu e pergjithmone e jetes
Tru shpërlarë….,nuk është se jemi komunistë,por se këta nuk bënin as 20 km në Shqipëri, jo më të vriste udhëheqjen!
Unë qesh për përrallat me mbret që tregojnë këta pordhët
o tru shplare jo po ta vene afer azemit ne varezat e deshmoreve te kombit , o te shplafte na i bete tere alabaket heronj dhe demokrate,
Per Ju “Per Tru Shpelaret” me falni qe po ju drejtohem mos mendoni se jane te gjithe sigurimsa. Studio pak histori te lutem, mos hajde te me shkruani qe mund te kesh studiuar dhe me tre doktoratura, sepse nuk mundemi ta pranojme … qe nje idiot i sherbimeve sekrete te huaja te vije dhe te vrase udheheqesin e vendit tend. Sa per zbore aksione shtetezime, studio historine e perserise dhe beje meditim dhe do ta kuptosh shume mire. Per internimet eshte faji i te gjitheve Ne, dhe ketu eshte per tu analizuar fakti qe te gjithe shkonim e spiunonim njerezit tane. Sa per Tollone qe shume nuk e kane kuptuar akoma, jo vetem qe ishim te izoluar,, por edhe bota na izoloi me embargo. Liria eshte e drejta e nje populli. Shiko dhe oservo çfare po ndodh me vendet e tjera qe jane ne lufte sot…. Sa per Enver Hoxhen eksizton historia… e cili eshte vendi i tij ne histori….jo per popullin se nuk ishim aspak te pasur …por formimin shtet e mireqenie sepse flitet me statistika e fakte para luftes e mbas luftes. Sepse te besh hero nje kriminel si Xhevdet Mustafa qe vrau njerez te pafajshem eshte e pafalshme.. e la femije jetim…. ky person nuk kaloi as Lumin Shkumbin jo te shkonte ne Tirane… Ju pershendes e ju them as kam qene sigurmis e as do jem . Une e dua vendin tim e dua popullin tim.
TRUSHPLARI FLET PER TRUSHPLAR…SIMBAS TEJE..DO BEJM HERONJ…TE TGITH ALABAKET E KRIMINELET E KETYRE 30 VITEVE…QE RAN PER LIRI.HASHASH.PROSTITUZION E VRASES ME PAGESE..EDHE KY HORRI..ME ATE PUN MEREJ…IK O PALL..
Pasi te shkonte ne Bllok qe nuk mund te arrinte kurre ku edhe diellin e Shqiperise nuk arriti ta shohe “trimi i ” xha Jahos dhe e hengri te t…… .
Akoma paska injorante ne ceshtjen e Xhevdet Mustafes? Me te vertete mund te kete kaq budallenj ne perendim qe te dergojne nje hajvan si Xhevdet Mustafa per te vrare Enver Hoxhen? Me te vertete ka kaq budallenj qe te besojne se banden e solli Kadri Hazbiu ne ate kohe minister mbrojtje? Cfare fakte ka per kete,
Ajo banded e tera eshte loje e Halit Bajramit me shoke, vetem per te krijuar alibine se gjoja i kishte thirrur ne kete plan Kadri Hasbiu(?!). Ky i fundit duhej eleminuar me urgjence per t’i hapur rrugen drejt pushtetit Ramiz Alise. Mirpo, ju duhej vetem qe Xhevdeti (i rrethuar pa shprese I cili me domosdo duhej te vdiste) te thoshte nje fjale atje I treguar per kunder Kadriut, dhe kete fjale duhet ta degjonte ministri i brendshem Hekura Isai we ishte prezent. Ne darke Hekri ja raporton Enverit se cfare tha Xhevdeti per Kadriun. Kaq ishte e gjithe puna. Me sigurimin me agjent e tij jashte, nuk merrej më Kadri Hazbiu, ai kishte shume vite qe ate detyre ja kishte dorzuarr Hekrit (Isait), nje tjeter injorant ky si edhe Xhevdeti. Halit Bajrami ishte komandant real i “bandes, kaq ishte detyra e tij. Pas mbaroi kete pune, e nisen ne fund te botes me pare e jete te siguruar.
Gjithe kete shkrim o Dashnor Kaqoli e ke bere per qe te fusesh edhe fisin Berisha,si nje fis qe ka qene kunder rregjimit !Ne fakt kjo dihet tashme nga te gjithe se si ka penetruar nje prej pinjolleve te ketij fisi siç ishte poliagjenti Sali qe edhe pas rrezimit te sistemit njepartiak,vrau naten,vodhi,shiti gjysmen e Shqiperise pa inventar,tentoi te bente lunfte civile ,vrau bashkepuntort e tij me te ngushte duke i hequr qafe si deshmimtare,vrau deri me 21 Janar 2011 ,duke u quajtur jo rastesisht nga vartesit e vet te akredituar si diplomate “burre shteti”,kur nje popull i tere e quante kriminel e ku nga lekundjet qe pesoi figura e tij si njeriu me i ulet i kombit,per ta rruajtur kete poliagjent udherzbatuesit te vrasjeve ne Bulevardin e Kombit iu dha emertimi “yll ne ngjitje” ku jo me vone se nje vit pas kesaj ngjarrje makabre iu dha ne tavoline nga nje diplomat qe tregoi qe ishte edhe prestigjator duke marre persiper numerimin e fleteve te votimit nga ku fuste tre flete te pavlefshme e nxirrte nje deri sa permbysi rezultatin duke u bere diplomati me qesharak qe ka ardhur deri me sot ne kete vend!
Ndaj o Kalosh mos na trego peralla sepse rreth 40% e popullsise jane deshmimtare okulare te asaj sjene e ndoshta ti e ke me te lexuar ose me te imponuar qe sot te na tregosh peralla ne nje nate dimri ku perveç permbytjeve duhet te perballojme edhe shkrimin tend !
Kush tha se mund ta vriste kjote largun, more vjeshta me tru te pjerdhur , , per penicilinen ku hyn Berisha ketu ? a nuk e kemi dhurate nga nga ai sistem , si te thuasj njeriu i ri pa as nje ideal njerezore ne praktite , se ne teori ju ishit shume te mire ….
Po pse e shani Kaqolin o komentues. Ai po e ngren lart figuren e sig. te shtetit. Ai eshte i zgjuar se te nesermen e kthen prap prapanicen nga koka. Them nga koka se te dyja kokes e bithe jane pa lesh edhe njehere siç horroi Karloshi, tregoje qe gruaja e kishte ngaterruar ne gjume. Jepi Kalosh, Dash pa brinje.
Burr pa lesh në bythë, d.m.th. grua.
Realisht niveli me të cilin komentojnë trashëgimtarët e komunistëve të qelbër,qënie me 2 këmbë ku smund t’i quaj njerëz kanë vrarë prerë grabitur për 50 vite me në krye diktatorin më të poshtër të historisë njerzore Enver Hoxhën.Realisht kam dy komente të shkurtra për pinjollët Enverist.
1)Dokumentet e sigirimit të shtetit janë autentikë dhe i përkasin paraardhësve tiaj që kanë qenë të përlyer me sistemin komunist që për dy kokrra vezë që i ka dhënë partia më shumë kanë bërë 1001 maskarallëqe dhe spiunime në dëm të njerëzve të ndershëm,këtu nuk përfshijë komunistët e pa përlyer.
2)Meqë mendoni se ky grup ka qenë kaq i pavlerë,më argumentoni me mendime konkrete,pa idiotësira që i ka ikur koha si interpretim,faktin pse sigurimi i shtetit katapultoi mijëra njerez jashtë vendit për t’i ruajtur,servijuar këto banda meqë këto paskan qenë kaq të pavlerë,apo duhej ruajtur koka e krye maskarait të Shqipërisë Enver Hoxhës.Arin që u vodhi tregtarëve përdori për spiunime,agjentura,bunkiere etj,mundin e djerën e paraardhësve tanë,për t’i paguar spiunët e kohës që përmenden apo jo aty me dieta dhe pagesa ekstra,mos harroni se ka patur edhe sigurim privat KRYEKRIMINELI ENVER HOXHA.Me se i ka paguar të gjitha këto ?
Xhevdet Mustafa se bashku me njesitin e tij ose banden quheni si te deshironi , nuk kish as me te voglin shanc te eleminonte udheheqsit kryesore te atehershem ,dhe sidomos Enver Hoxhen , tjeter planet ne letra , dhe tjeter zbatimi ne realitet , jane dy gjera qe nuk kane asnje gje te perbashket me njera tjetren …….. ne ate kohe sherbeja ne Garden Kombetare , me kujtohet fare qarte edhe pse kane kaluar shume shume vite kur u dha alarmi , dhe qe te jemi akoma me te qarte informacioni erdhi nga jashte , Sigurimi i Shtetit e kish mare informacionin , kundra zbulimi kish bere nje pune te shkelqyer , gjithmone kundrazbulimi shqiptar meritonte noten 10 , ne te vetmin rast qe deshtoi ishte ai i dergimit pakete te Zagollit ,Zgollin e desh Enver Hoxha te gjalle ne Shqiperi ta varte ne mes te Tiranes , ndoshta dhe per arsye personale …….. Zagolli ishte gje e zgjuar , edhe pse atij i garantoheshin njerez te besuar , ai nuk besonte as veten tij , kurse Xhevdeti nuk qe i zgjuar , dikush thote se ishte nje agjent i dyfishte , gabim , Xhevdeti nuk ishte kurre ne sherbim te kundrazbulimit shqiptar……….kur u dha sinjali Garda u ngrit e para , mobilizimi dhe shpejtesia ishte dicka qe deri atehere se kisha para dhe degjuar ndonje here , dhe ne gershetim dhe Batalioni e Sigurimit te Ministrise se mbrojtjes te ashtuquajturin Batalioni “Digo Zeqo “por dhe me pjesmrjen e njesise tjeter te mbrojtjes se Ministrise se Puneve te Brendeshme te ashtuquajturin batalioni 312 ishin njesite qe moren pjese ne aksionin gjigant , ishte shume e qarte , per ne Tirane nuk kalonte as miza dhe jo banda e Xhevdetit ……xhevdeti thjesht nuk u tregua i zgjuar , duke injoruar informatoret e kundrazbulimit shqiptar, ju fut nje qorsokaku , nje rruge pa kthim pas , thjesh i frymezuar nga ndienja te nje superpatrioti qe me nje inercie te te pashpjegueshme ju fut nje pune qe dihej fundi qe kur u derguan , Enver Hoxhen se eleminuan ne kohen kur Shqiperia ishte e varfer dhe e pa organizuar , dhe jo ne fillim te viteve 80 , ku dihet qe kundrazbulimi Shqiptar kish informatore gjithandej , ne Itali , France , USA , kudo ……mos u besoni se cthone , une kisha njeriun tim ne rangjet me te larta te MMP dhe informacioni erdhi ne Tirane para se Xhevdeti te nisej ……te tjerat jane gjepura , te mbushen e te lexohen neper gazeta e revista se gjasme u zbuluan fare rastesisht , po katrat silurus qe kishin mbushur gjithe divjaken kush i lajmeroi ???? Thjesht ata shkiten ,ishte fati i tyre , ndoshta dhe nga llokacioni i dobet , dhe kur erdhi informacioni i dyte qe banda zbriti ne toke atehere u ngriten ne kembe gjithe njesite speciale qe permenda me lart ……jo po do linte fatin e tij dhe te udheheqesve te asaj kone ne dore te Xhevdetit dhe bandes se tij , qe te qeruar nga shuma e mdhe qe u kishin taksur ju futen nje rruge qe i dihej fundi qe ne fillim …..gjithsesi shanci te krijonin nje gjakderdhje ishte zero , tani qe kane kaluar kaq shume vite te gjithe thone : po sikur e po sikur , me “po sikur ” nuk shkruhet historia ………
Fotografia e Xhevdet kërmës ishte në shumë xhepa njerëzish ne atë kohë rreth një muaj para se të zbrisnin në Divjakë.
Hasan Berisha, vjehrri i parë i djalit të Sali Berishës.
Te Hasan Berisha e dergoi djalin e tij Saliu në luftën civile që desh hapi në vitin 1997.
Hasan Berisha ishte nje rezident i shërbimit të fshehtë serb.
Me paratë e këtij shërbimi ai bleu dhe hapi një diskotekë në Stokholm , që ishte edhe qendra e survejimit të shqiptarëve të Kosovës, të cilët ishin kundër regjimit serbomadh.
Kush ia rekomandoi Saliut këtë agjent potencial serb: vetë UDB-ja.
Mos ju duket çudi : ishin të dy të të njëjtit shërbim.
Hasan Berisha, vjehrri i parë i djalit të Sali Berishës.
Te Hasan Berisha e dergoi djalin e tij Saliu në luftën civile që desh hapi në vitin 1997.
Hasan Berisha ishte nje rezident i shërbimit të fshehtë serb.
Me paratë e këtij shërbimi ai bleu dhe hapi një diskotekë në Stokholm , që ishte edhe qendra e survejimit të shqiptarëve të Kosovës, të cilët ishin kundër regjimit serbomadh.
Kush ia rekomandoi Saliut këtë agjent potencial serb: vetë UDB-ja.
Mos ju duket çudi : ishin të dy të të njëjtit shërbim.
Dhe kanë mbetur të dy të njëjtit shërbim.
Po ky Saliu që thirret në nder e burrni , si ia bëri i biri që ra në krevat me gruan e mikut dhe kushëririt – të një gjaku – farë e ndyrrë.
Teper i sakte, deri ne detaje!!
Sherbimi sekret shqiptar dinte gjithcka mbi pergatitjet per zbarkim te grupit te Xhevdet Mustafes, nuk dinte vetem kohen dhe vendin e sakte ku do desantonte. Per kete arsye reparti 326 ose sic njiheshin me nofken sampistat, kane ruajtur bregdetin qe dy jave para zbarkimit, pa e ditur se ku do zbarkonte, sepse nuk ishte percaktuar, por do te vendosej gjate aksionit dhe ne varesi te kushteve te motit… Pervec kesaj informatori ishte infiltruar ne bande dhe ka dale edhe deshmitar ne seancat gjyqesore qe jane zhvilluar me pas per kete ngjarje.. Me pergatitjen dhe trajnimin qe kishte policia ne ate kohe mendoj se situata eshte menaxhuar me se miri.
Malok ndyresira. Hiqen si patriot por jane spiun te udb. Enveri i tregoj vendin ku e kishin, kur vdiq enveri ne pushtet jane gjthe spiuned e udb dhe shkaterruan shqiperine. Keta jane maloket.
Viktor..Fut dhe gjyshin dhe baben tat ke spiunat…apo nuk ishin shqiptar ata
E gjithe ngjarja eshte loje e te ashtuquajturit sigurim i shtetit.
Realisht ne ate bande ka pasur dy agjente te sigurimit te shtetit te periudhes se Mehmet shehut dhe Kadri Hazbiut dhe nje agjent te infiltruar ne kohen e Hekrit.Te gjitha dokumentat qe paraqet z.Kaloshi duhet te jene te sakta.Dihet se e gjithe veprimtarija ezbulimit shqipetar jashte atdheut ka qene e perqendruar ne perçarjen e emigracjonit antikomunist shqipetar,dhe familjes mbreterore shqipetare.
Keta shiheshin nga diktatori paranojak Hoxha si rreziqe prominente per pushtetin gjakatar te tij. Tashti nderkohe krimineli Shehu ish eleminuar nga kryekrimineli Hoxha bile me duart e kiminelit Hazbiu e Feçor Shehu..Diktatori nuk donte gjall asnje deshmitar te te gjitha krimeve qe kish filluar nga 1940 e deri ne ato momente.
Atehere sajohet grupi me pjesmares edhe dy agjenet e Kadri Hazbiut dhe nje agjent te Hekrit..Te dy kategorite e agjenteve s’kishin lidhje bile ruheshin nga agjenti i ri Halit Bajrami.
Qellimi kryesor i te gjithe kesaj masksrade ish eleminimi i Kadri Hazbiut.Ju behet thirje per eleminimin e Hoxhes,nga ustaji i tyre Kadri Hazbiu dhe ata erdhen me mente e tyre per te realizuar ate qellim.Dhe filluan organizimin e grupit deri ne zbarkim.
Sigurimi i shtetit,i dinte te gjitha levizjet e tyre.dhe vendin ezbarkimit.Duhej qe ata te eleminoheshin te gjithe me perjashtim te Halit Bajramit,pasi ata te kerkonin Haptasi te vinte Kadri Hazbiu.Kadri Hazbiu ju vajti me tank kur ata ishin ne nje koder te Rogozhines dhe me gjylet e tankut u eleminuan edhe te fundit qe ishin mbyllur dhe s’dorezoheshin ne maje te kodres.
Qellimi i dyte ish si gjithmone tensionimi i situates te brendeshme nen parullen demagogjike se armiku i jashtem dhe ay i brendeshem s’flene kurre..
Perfundimisht te dy qellimet u realizuan.Diktatori Hoxha sundoji deri ne momentin qe i erdhi ngordhja natyrale.
Deduksjoni i gjithe kesaj masksrade eshte se diktatori ka luajtur gjithe kohen me njerezit dhe i ka perdorur ata si gogla pishe siç i ka dash menderja dhe ieleminoji te gjithe bashkepunetoret e tij deri me te afertit.
Kam patur fati te mare pjese ne asgjesimin e Xhevdet Mustafes ne vreshtat anes rruges kryesorete kthesa e divjakes, kam pas dhe fatin te njohe shokun e xhevdetit te 313-ta bashke me Mark Palin nga Shkodra dhe ky Kaleshi qe ka bere kete shkrim ja fut kote!