Niko Peleshi flet për marrëdhëniet me Ramën e Berishën: PS mandat të tretë, i ka mbajtur të gjitha premtimet. S'heq dorë nga fushata, ja prirotetet te Mbrojtja

9 Janar 2021, 09:37Politika TEMA

Emërimi i tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Niko Peleshi nuk e fsheh që është një lëvizje politike, nisur nga fakti se është një vit elektoral. E për këtë lëvizje atributet ia jep kryeministrit Edi Rama, për të cilën thotë se ka një talent të spikatur për t’iu përgjigjur ambicieve dhe sfidave të kohës.

Intervistën e tij të parë si ministër i mbrojtjes, Peleshi e dha në ekranin e Report Tv në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu ku është ndalur të flasë për një sërë çështjesh, që nga zgjedhjet e 25 prillit deri të marrëdhëniet personale me Ramën dhe Berishën.  Peleshi është shprehur i bindur se PS-ja do të marrë një mandat të tretë. Kjo jo për faktin se ka qenë një qeveri perfekte, por sepse ka mbajtur të gjitha premtimet që ka dhënë.

Ndalur te objektivat e tij si ministër i Mbrojtjes, Peleshi listoi një sërë pikash, ku ndër më kryesore tha se është mbrojtja kibernetike pasi shprehet se Shqipëria ka shumë pak specialistë.

Në fund, Peleshi është ndalur të flasë edhe për marrëdhënien personale me kryeministrin Edi Rama, i cili u shpreh se çuditet sa herë që i bëhet kjo pyetje, pasi sipas tij ky raport është i pandryshueshëm.

Peleshi i bindur: PS do marrë mandat të tretë! S’jemi perfekt, por i kemi mbajtur të gjitha premtimet

Duke folur si drejtues politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi është shprehur i bindur se PS-ja do të marrë një mandat të tretë. Kjo siguri, shprehet se i buron nga fakti që kjo qeveri i ka mbajtur të gjitha premtimet elektorale.

“Nuk paragjykoj votën e qytetarëve sepse e thashë që është një sfidë veçanërisht e vështirë, por nuk mund të fsheh edhe faktin që jam pjesë e një force politike dhe në të njëjtën kohë jam optimist. Nëse nuk do të isha optimist, nuk do të merrja përsipër as detyra politike, as detyra ekzekutive si kjo e ministrit të Mbrojtjes. Dhe nuk është vetëm për mua, nuk është formulë personale, por gjithkush në rast se beson që përmes angazhimit të vet mund të arrijë sukses, merr përsipër edhe përgjegjësinë.

Unë jam edhe drejtues politik në një qark të rëndësishëm të vendit, në qarkun e Korçës dhe deri më sot kam folur me optimizëm, kemi arritur rezultate shumë të mira, shpresoj që do të arrijmë rezultate të mira, të cilat nuk janë vetëm, po dal tani te pyetja juaj, nuk janë vetëm rezultat i organizimit, i frymës dhe i punës që partia bën në nivel rajonal apo lokal, por janë edhe rezultat i performancës qeverisëse.

Dhe për të dalë te përgjigjja për pyetjen tuaj: po, unë e besoj edhe qytetarisht që PS-ja, kryeministri Rama, meriton një mandat të tretë. Nuk flasim këtu për perfeksion, nuk flasim për tejkalime si njëherë e një kohë, të ambicieve apo të premtimeve. Flasim për një performancë shumë të mirë të kabinetit qeveritar, për përmbushje të premtimeve elektorale. Unë jam i bindur që PS-ja, qeveria e buruar prej votës për PS-në, kryeministri Rama, e meriton për të mirën e vendit, për të mirën e qytetarëve dhe pastaj për të mirën politike të forcës sonë, por për të mirën e qytetarëve meriton të ketë një mandat të tretë”, tha ministri.

“Fokus mbrojtja kibernetike, kemi shumë pak specialistë!”, Peleshi tregon porositë e para që dha në Ministrinë e Mbrojtjes

Në emisionin ‘Pa protokoll’, në Report Tv ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për objektivat që ai ka në këtë post. Ai tha se ka disa pika kryesore ku do të përqëndrohet puna e tij duke nisur që nga shkolla për Forcat e Armatosura, si edhe porosinë për të forcuar mbrojtjen kibernetike.

“Për të qenë i sinqertë nuk kanë ngelur shumë muaj deri në përfundim të këtij mandate, pas këtyre zgjedhjeve unë mendoj se ne do të kemi një kabinet të ri të forcës politike që unë përfaqësoj, se cili do të jetë vendim im nuk mund të projektohet që tani dhe nuk mund të jetë në dorën time, por ju thash se angazhohem se do të punoj sikur të kem të gjithë mandatin e plotë përpara edhe pse kanë mbetur edhe disa muaj deri në përfundim të këtij mandate. Nuk dua të flas në terma të përgjithshëm, së pari unë dua të kontribuoj në forcimin e marrëdhënieve. Unë do ti kontribuoj bashkëpunimit të partneritet strategjik me SHBA-të, me NATO-on, kemi detyra shumë të rëndësishme aty, do të kontribuojmë në mbrojtjen kolektive në disa misione.

Sa i takon ambicjeve të kësaj pjese mandati të mbetur unë do të fokusohem tek edukimi dhe trajnimi i Forcave të Armatosura. Pas shumë viteve pauzë edukimi i FA në Shqipëri që bëhej përmes kontibutit të vendeve aleate me tepër dhe kursve të shkurtra këtu, sot kemi një akademi, një program Bachelori, Masteri, pse jo më vonë edhe doktorature, sepse kemi qendër kërkimore shkencore pranë Akademisë.

Sot kemi një Baçelor me 60 studentë që kanë kaluar disa filtra pas aplikimeve. Ky është vetëm fillimi dhe ka nevojë për mundësi dhe inovacion për këtë program të arsimit
Kam dhënë porosi që tani për punuar mbi një kurrikul që është mbrojtja kibernetike, që është pjesë e misionit tonë dhe mbrojtjes dhe sigurisë sonë kombëtare. Gjenden shumë pak specialistë, inxhinierë, persona të aftë për ta marrë përsipër, fale bashkëpunimit me partnerët tanë”, tha Peleshi.

Niko Peleshi: Forcimi i partneritetit me aleatët dhe edukimi e trajnimi i Forcave të Armatosura, objektivat kryesor të punës si Ministër i Mbrojtjes

Në intervistën e tij të parë në media si Ministër i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se dëshira dhe ambicia e tij për sa kohë do të jetë në krye të këtij institucioni është të lërë një gjurmë dhe të shtoj një vlerë më shumë në Ministrinë e Mbrojtjes. Megjithatë ai ka preferuar të flasë në terma konkretë duke thënë se fokusi i tij fillimisht do te jetë kontributi për forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të dhe NATO-on. Ndërsa një vëmendje shumë të rëndësishme do të marrë dhe edukimi e trajnimi i Forcave të Armatosura.

“Pas shumë viteve pauzë edukimi i FA në Shqipëri bëhej përmes kontributit të vendeve aleate me tepër dhe kurseve të shkurtra këtu, sot kemi një akademi, një program sistem Bachelor, Master, pse jo më vonë edhe Doktorature, sepse kemi qendër kërkimore shkencore pranë Akademisë. Sot kemi një Baçelor me 60 studentë që kanë kaluar disa filtra pas aplikimeve.

Ky është vetëm fillimi dhe ka nevojë për mundësi dhe inovacion për këtë program të arsimit. Janë 30 kurse që zhvillohen jo në kuadrin e agjencisë, por në kuadrin e komandave tona të të gjithë Forcës së Armatosur.

Duam të plotësojmë këtë akademi edhe me kurse të tjera të arsimit profesionale. Sot për sot flasim për kurrikula të fushës së Ushtrisë, por unë e shoh përtej kësaj edhe si një qendër të arsimit profesional me zanate, të cilat mund t’í vlejnë edhe të rinjve”, u shpreh ministri në emisionin ‘Pa protokoll’ në Report Tv.
Peleshi tha se do të përpiqet për ngritjen e një institucioni të edukimit dhe trajnimit të FA-ve shumë të veçantë që do të jetë shumë i lakmuar dhe i kërkuar nga të gjithë të rinjtë tanë.

Peleshi rrëfen marrëdhënien e tij me Berishën: Më ka ardhur 4 herë në zyrë në Korçë

Në emisionin ‘Pa protokoll’, ministri Niko Peleshi ka folur edhe për marrëdhënien e tij me ish- kryeministrin Sali Berisha, ku rrëfen se ky i fundit e ka vlerësuar për punën e bërë në Korçës si krytar i Bashkisë. Madje ka zbuluar se Berisha ka qenë katër herë në zyrën e tij në Korçë.

“Marrëdhenie me ish – kryeministrin tani u bë një dekadë në fakt, por është e vërtetë që dhe kur kam qenë një drejtues në nivel lokal, kryetar Bashkie, jam përpjekur që të mbaj marrëdhënie shumë të mira.

Jam përpjekur ti kem shumë të mira marrëdhëniet për arsye pragmatiste. Kam qenë një kryetar Bashkie në opozitë me qeverinë. Në atë kohë Bashkitë kishin buxhete shumë më të kufizuara se sa sot dhe pa një mbështetje nga qeveria qëndrore ishte e vështirë të mund të çoje përpara punët lokale. Duhet ta them që e ka vlerësuar, por unë kam drejtuar në kushte shumë tëë vështira.

Nuk jam Bashkia që ka marrë grante apo mbështetje financiare nga qeveria megjithëse jam përpjekur që të mos i jap shkas asnjëherë. E kam pritur 4 herë kryeministrin e asaj kohe në Bashki, jam munduar të sillem si kryetar Bashkie jo si person partiak si përfaqësues politik. Nuk kam dal të kem ndonjë sukses shumë të madh në marrjen e mbështetjes konkrete nga qeveria, por kryeministri i asaj kohe është e vërtetë që ka qenë 4 herë në zyrën time”, tha Peleshi.

“Ndër të paktët që s’është akuzuar nga opozita”? Ja si e komenton Peleshi

Niko Peleshi është ndër të paktët ministër që nuk janë vendosur në shenjestër të opozitës, e për këtë ai thote se e ka bërë detyrën e tij me integritet dhe shumë profesionalizës…duke shtuar se kjo nuk do të thotë se kolegët e tij e kanë merituar. Ai thotë se për aq kohë i futet politikës, duhen marrë parasysh që do jesh i akuzuar.

“Kur je në politikë duhet të marrësh parasysh që mund të akuzohesh apo të goditesh, jo vetëm kur e meriton. Kështu që askush nuk mund ta projektoj dot vetë…Është e vështirë ta projektosh veten si një njeri që nuk do akuzohesh. Secili prej nesh ka në dorën e vet të ketë integritet edhe ndershëmri në kryerjen e detyrës. Por me thënë të vërtetën kjo nuk mjafton. Nuk dua të them që kolegë të mi, ministra apo  politikanë të cilët mund të gjenden të akuzuar në opinion publik nga opozita apo nga opinion e kanë merituar atë. Kjo nuk është e vërtetë. Ky është fati i keq i  çdo politikani që në këtë profesion duhet të përballet shpeshherë edhe me akuza të pamerituara. Nuk dua të them se askush nuk i ka merituar akuzat.

Por nuk dua ti jap vetes time merita që nuk i kam se për sa kam unë nëë dorë, përveç integritetit dhe ndershmërisë në kkryerjen e detyrës, me thënë të vërtetën, e kam në  pjesë të tiparave të mia që mundohem të jem le të themi i ekuilibruar, edhe i qetë në komunikime aq sa do të ashpra politike. Pra nuk prirem të tensionoj të themi marrëdhëniet apo dialogun politik me këdo që kam përballë.  Nëse kjo është një nga ato që mund të jetë përceptuar edhe nga publiku edhe që ka lidhje me pyetjen tuaj këtë nuk di ta them, por unë nuk bëj dot ndryshe. Këtë natyrë kam sepse mendoj që në fund të fundit, para se të jemi të ndarë në të kuq dhe blu, demokratë, socialistë etj, jemi shqiptarë. E nuk e them këtë vetëm nga kjo Ministri ku jam, ku siç e thash kushdo të ishte do ta shikonte në rradhë të parë shqiptarinë të parën sepse e kemi detyrë Kushtetuese.

Por besoj edhe ka folur vazhdimisht, edhe në të gjitha pozicionet që kam pasur, kam folur për paktë kombëtare. Kur kam qenë ministër i Bujqësisë përshembull, kam bërë disa herë thirrje  të mbytur, të padëgjuar në kuadrin e zhurmës së madhe politike në vend, pr një pakt kombëtar për sigurinë ushqimore përshembull. Natyrisht që nuk mund të marrë kohë nga kjo intervistë për të folur për një detyrë që nuk e kam më, por si sigurai ushqimore, ka edhe mbrojtja po e po, por ka edhe disa çështje të tjera të axhendës sonë kombëtare ku kampioni është integrimi në Bashkimin Europian, të cilat meritojnë të jenë pakte kombëtare larg zhurmës. Deri më sot asnjë gjë nuk i ka shpëtuar le të themi tensioneve politike. Nuk dua të bëj tani të them kush është fajtori, por unë vetë kam kontribuar, jam përpjekur të kontriboj me aq sa mundem në tërheqjen e vëëmendjes drejt çështjeve të rëndësishme që meritojnë bashkëpunim edhe jo drejt atyre që meritojnë ndarje”,tha Peleshi.

Peleshi zbulon si i ka marrëdheniet me Ramën: Më bën çudi kur ma bëjnë këtë pyetje

Ministri Niko Peleshi rrëfen se çuditet gjithnjë kur e pyesin për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij ky raport ëhstë i palëkundur, si nga pikëpamja personale ashtu edhe institucionale. Për këtë zbulon cili është çelësi i suksesit’.

“Marrëdhënie personale dhe institucionale janë shumë të mira. Nuk kam patur asnjëherë, asnjëherë asnjë lloj lëkundje, ndonëse besoj pyetja juaj lidet me faktin që unë për një farë kohe nuk kam qenë në kabinet. Shpeshherë ma bëjnë këtë pyetje dhe më duket çudi që ma bëjnë këtë pyetje. Sepse kush mund të pretendojë se është i përjetshëm dhe i përhershëm.

Këtë nuk e them se e do rasti, por e besoj fort. Ne nuk jemi të  pazëvendësueshëm. Natyrisht që unë nuk jam ministri më i mirë i Mbrojtjes i mundshëm. Ashtu  siç nuk kam qenë ministri më i mirë i mundshëm i Bujqësisë. Ka shumë njerëaz të tjerë të cilët meritojnë të tregojnë veten, ti marrin këto përgjegjsi edhe pse jo, nga dora në dorë të tregojnë progress. Duken si fjalë të thëna kortesie, por nuk është kështu. Unë e besoj këtë gjë, e për këtë arsye natyrisht që marrëdhënia ime me kryeministrin ka qenë e njëjtë si kur kemi qenë në opozitë, kur kam qenë zëvendësi i tij apo edhe kur kam patur vetëm detyra politike.

Kam qenë vazhdimisht le të themi tetë viteve të këtyre dy mandateve, kam qrnë drejtueës politik në qarkun e Korçës, e ky besim që më është dhënë, është padyshim shumë i madh, shumë i rëndësishëm, edhe unë jam mirënjohës atij që ma ka besuar mua para mijëra socialistëve të tjerë në qarkun e Korçës të drejtën apo detyrën për të drejtuar politikisht punët në një qark jo pak të rëndësishëm për vendin tonë”, rrëfen ai.

Peleshi: Ministria e Mbrojtjes, posti më i rëndësishëm që kam pasur deri tani! S’do i lë pas angazhimet politike për fushatë

Për Niko Peleshin, drejtimi i ministrisë së Mbrojtjes, është posti më i rëndëisshëm që ka pasur deri më tani, duke u zotuar se do e bëjë me shumë devotshmëri këtë punë, por shtoi se nuk do të lërë pas as angazhimet politike.

“Së pari, dua të them që për mua nuk është hera e parë që drejtoj një institucion. Mbase ky mund të jetë institucioni ose portofoli më i rëndësishëm që kam pasur deri tani, në aspektin strategjik të fjalës, të rëndësisë strategjike, të rëndësisë kombëtare. Por, në eksperiencën time 15-16-vjeçare në politikë jam përpjekur dhe besoj se kam arritur të harmonizoj dhe të vë të parat interesat e qytetarëve dhe më pas padyshim, në mënyrë legjitime edhe interesat politike të forcës politike që unë përfaqësoj. Veçanërisht në këtë ministri, unë apo kushdo tjetër, duhet të vërë të parin interesin tonë kombëtar. Kështu që, së pari, dua të them që në këtë pjesë të mandatit tonë të dytë ku më është besuar ky dikaster, ky pozicion, do të mundohem që të punoj me devocion dhe të punoj sikur është dita e parë e mandatit. Pra, do të jap të gjitha forcat e mia për të bërë më të mirën për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, për ta forcuar vendin tonë në Aleancën e NATO-s, për të forcuar lidhjet me partnerin tonë të veçantë, strategjik, ShBA-të, dhe padyshim edhe me BE-në sepse të gjitha përpjekjet tona të sigurisë kombëtare, të mbrojtjes së rendit kushtetues, të mbrojtjes civile padyshim i japin një dorë të rëndësishme edhe procesit më të madh historik që ne kemi, që është procesi i integrimit në BE”, deklaron ai!

Pyetur nëse do të ketë prioritet ministria, përtej faktit se çfarë ndodh në Qarkun e Korçës politikisht, Peleshi dha këtë përgjigje.

“Nuk do të ketë asnjëherë lidhje dhe ndërprerje të punës në përmbushje të misionit dhe të detyrës si ministër i Mbrojtjes me interesat e tjera politike. Interesat politike janë legjitime. Ne e kemi kërkuar vetë një sistem të tillë të demokracisë liberale, ku partitë politike janë ato që konkurojnë dhe më pas, në varësi se kush merr shumicën e votave merr të drejtën që të qeverisë. Ky është një sistem që e kemi kërkuar dhe nuk kemi bërë keq. Pra veprimtaria politike, partitë politike, ndonëse në mjedisin tonë politik, por edhe në atë botëror ne qoftë se doni, kanë marrë një lloj konotacioni negativ, por janë legjitime, janë themeli i sistemit politik të cilin e kemi adoptuar”, përfundoi ministri.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje