Zhduket avioni me 50 pasagjerë në bord vetëm pak minuta pas ngritjes

9 Janar 2021, 12:42Bota TEMA

Një avion me më shumë se 50 pasagjerë në bord është zhdukur pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian Xhakarta ditën e sotme.

Sipas mediave të huaja, Sriwijaya Air Boeing 737 humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore.

Faqja online për ndjekjen e fluturimit Flightradar24.com thotë se avioni kishte humbur më shumë se 3,000 m në lartësi në më pak se një minutë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje