Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), përveç shkaktimit të një krize shëndetësore, po ashtu ka ndikuar në sjelljen e njerëzve dhe zakonete tyre të përditshme, pasika shkaktuar edhe ndryshime në ekonomi. Ashtu si shtetet e tjera edhe Shqipëria u prekekonomikisht nga kjo pandemi.
Para se të analizohen lidhjet mes COVID-19 dhe krizës së mundshme ekonomike në vendin tonë duhet parë së pari kjo krizë në vendet e tjera të rajonit dhe duhet kuptuar se krizat në kapitalizëm janë të paqëndrueshme.
Në parashikmet e fundit të buxhetit vjetor nga Ministria e Financës në parlamentin grek, borxhi kombëtar në Greqi pritet të tejkalojë 200% të prodhimit vjetor pasmbylljes së dytë të vendit.Ministriae Financave deklaroi se pret që ekonomia të kontraktohet me 4.8%, sipas shifrave të paraqitura në Buxhetin e 2021 në parlament.Vlerësimi rishikoi qëedhe buxheti mujor pati një rënie nga 8.2% në 7.5%. Borxhi kombëtar tani pritet të rritet në 199.6% të PBB-së këtë vit ose 340 miliardë euro.
Borxhi kombëtar i lartë në Greqi vjen si pasojë e krizës në sektorin e turizmit icili ishte sektori që u prek më shumë gjatë vitit të kaluar nga pandemia.
Një nga vendet më të dëmtuara nga pandemia është edhe Italia ku numrii vdekjeve dhe të infektuarve është ende në rritje. Italia i është përgjigjur kësaj pandemie duke forcuar progresivisht masat e bllokimit në të gjithë vendin. Por masat e ndërrmara sollën rritjen e papunësisë, pasi paketa ekonomike e ndërrmarrë nëmuajinmars ishin të pamjaftueshme për të mbuluar kostot e jetesës për një periudhë të zgjatur kohe. Prodhimi i brendshëm bruto i Italisë u ulme 10.5% në vitin 2020. Në 2021, PBB-ja e vendit mund të rikuperohet me 5.4 % krahasuar me vitin e kaluar.
Maqedonia e Veriut po përballet me recesionin më të thellë të dy dekadave të fundit, pandemia preku të gjithë sektorët e ekonomisë dhe aktiviteti ekonomik ra me 4.1% në vitin 2020, sipas Raportit të Bankës Botërore, borxhi katejkaluar 60%të PBB-sësë shtetitfqinj.
Maqedonia e Veriut nuk është e vetmja, vendet në Ballkanin Perëndimor po përballen me recesion të thellë ekonomik si dhe zhvillimi rajonal është tkurrur me 4.8% në 2020.
Edhe pse një vend i vogël dhe jo shumëi zhvilluar, Mali I Zi është një nga vendet me më pak pasoja ekonomike nga pandemia. Numri i vogël i infektimeve krahas vendeve të tjera të rajonit si dhe masat lehtësuese kanë bërë që ky vendtë mos pësonte një krizë të madhe ekonomike. Borxhivjetorikëtijvendi u ul me9%.
Masat kufizuese mund të kenë pasur ndikim pozitiv në frenimin e përhapjes së virusit, dhe në parandalimin e përshkallëzimit të krizës shëndetësore, efekti dhe pasojat nga mbyllja e ekonomisë për javë të tëra ishte erëndë për shtetin e Kosovës. Kriza e shkaktuar nga COVID-19 ka ndikuar thellë në aftësinë e sektorit privat për të operuar, me39% të ndërmarrjeve të mbyllura plotësisht. Ekonomia e Kosovës në 2020 shënoi një rënie reale prej-5.6%.
Ashtu si fqinjët e saj Shqipëria që nga muaji mars i vitit të kaluar vazhdon të jetë e mbërthyer nga kriza e pandemisë të shkaktuar nga COVID – 19. Pasojat e krizës në ekonomi shfaqen më të vështira nga dita në ditë: falimentim biznesesh, shtim i papunësisë, rënie e fuqisë blerëse, e prodhimit vendas dhe e shkëmbimeve tregtare. Ekonomia e vendit tonëgjatë këtijvitikapësuarnjë humbje me rreth 1-1,2 miliardë euro në PBB.
E vetmja industri që ka pasur një rritje rreth 15% është industria e ushqimit, e po ashtu edhe në ketë industri kishte ndryshime të mëdha në grupet ushqimore. Por sektori që pati më shumë rritje dhe përfitoj gjatë pandemis ishte tregtia elektronike në rajonin e Ballkanit. Analiza e Shoqatës për Tregti Elektronike tregon se rajoni iBallkanit gjatë vitittë kaluar kashpenzuar gjithsej 28,9 milardë euro në tregtinë elektronike.
Por pavarësisht të gjithave, një shpresë e re ka lindur, me aprovimin e vaksinave si dhe me nisjen e vaksinimit nga vendet e Bashkimit Europian dhe më pas nga vendet e tjera ku të gjitha shtetet janë bërë gati t’i japin fund një herë e mirë kësaj pandemie duke e lënë pas vitin që kaluan dhe duke jetuar në vitin e ardhshëm. Por i takon politikbërësve në Shqipëri dhe gjithë grupet e interesit të mendojnë për një ri-orientim strategjik të ekonomisë shqiptare drejt prodhimit dhe teknologjisë, si sektor të cilët janë gjithnjë kundër-cikliknë çfarëdolloj krize.
Përgatiti ArmelaToska