Shpyllëzimi i Amazonës tejkaloi 8 mijë kilometra katrorë në 2020

11 Janar 2021, 14:31Bota TEMA

Shpyllëzimi i Amazonës në Brazil arriti në 8 426 kilometra katrorë në vitin 2020, 8% më pak se rekordi historik i vitit të kaluar, por një shifër e konsideruar jashtëzakonisht shqetësuese nga specialistët.

“Zona e shpyllëzuar e identifikuar nga satelitët është më shumë se pesë herë ajo e qytetit të Sao Paulos”, tha Instituti për Kërkime Hapësinore (Inpe)

Shpyllëzimi në Amazonë theu të gjitha rekordet në vitin 2019, me 9 178 kilometra katrorë të shkatërruara.

Shifrat e fundit nga Inpe janë edhe më alarmuese, me 11 088 kilometra katrorë të shpyllëzuara nga gushti 2019 deri në korrik 2020, një zonë më e madhe se Xhamajka dhe një rritje me 9,5% krahasuar me vitin e kaluar.

Zjarret në pyje, gjithashtu, u rritën me 16 % në vitin 2020, krahasuar me një vit më parë, me 103 000 shpërthime të regjistruara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje