Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Gjatë bisedës, ambasadorja ka rikonfirmuar rëndësinë e marrëdhënies midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.
Ajo pritet rritjen e bashkëpunimit përpara “Defender Europe 21”, stërvitjes më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri krahas forcave të Armatosura të SHBA dhe aleatëve të NATO-s.
Reagimi i plotë:
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Ministrat e sapoemëruar të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe atë për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka.
Gjatë takimit të saj me Ministrin Peleshi, Ambasadorja Kim rikonfirmoi rëndësinë e marrëdhënies midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, si dhe mirëpriti rritjen e bashkëpunimit përpara “Defender Europe 21”, stërvitjes më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri krahas forcave të Armatosura të SHBA dhe aleatëve të NATO-s.
Gjatë takimit të saj me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasadorja Kim tha se mirëpret bashkëpunimin e ngushtë me Ministren Xhaçka në rolin e saj të ri, nënvizoi rëndësinë e forcimit të partneritetit tonë diplomatik dhe premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.