Kryeministri Edi Rama ka ironizuar skeptikët e procesit të vaksinimit dhe mes tyre gazetarin e mirënjohur shqiptar Çlirim Peka i cili ka raportuar disa herë që shefi i qeverisë është vaksinuar.
Me nota humori, shefi i qeverisë ka kërkuar mbylljen e konferencës pasi duhet të shkonte të linte amanetet para se të vaksinohet.
“Po iki të le amanetet se sipas “syri.qimi” po vaksinohem për herë të tretë”, ironizon Rama.
Ndërkohë, ai ka bërë me dije se nuk do të ketë pasoja administrative për personat që nuk do të bëjnë vaksinën anti-COVID.
“Vaksina nuk është e detyrueshme, nuk ka pasoja të asnjë natyre nga pikëpamja administrative për ata që nuk duan të vaksinohet. Nuk ka sesi të mendojnë që nuk do marrin shërbime nga e-Albania. Është shumë e këshillueshme, është arma asgjësuese e COVID, të tjera janë mbrojtëse, jo ofensive, se asgjeëson praktikisht rrezikun, por patjetër që ka njerëz që kanë mendjen e tyre, kanë çuna Facebook që me diplomë fale i druhen Bill Gate se do i marrë sekretet e filxhanit, ka fallxhore që i besojnë lidhje direkte me Zotin dhe konsiderojnë vaksinën një lojë të djallit. Askush nuk penalizohet, mjekët dhe infermierët nuk kanë për të refuzuar sepse e dinë që kjo nuk është lojë. Kanë qarë për kolegët e tyre. Dhe nuk besoj se do të ketë. Nëse ka ndonjë mjek apo infermier që nuk do të vaksinohet sigurisht që nuk do të ketë pasoja”, tha Rama.(TemA)
RROFSH PLAKO !!
QENTË LE TË LEHIN .
Ti je vete Bill Gates…..ska nevoje per “chip” per ty… Nuk vaksinohet popullata me mashtrime dhe konferenca shtypi propagande…
=
per ata qe sduan te vaksinohet????…vaksinohet…lol!
–
sa vaksina i kane dhuruar Rames…50, 100 apo 500…..?
=
ne nje kohe qe Gjermania e Franca kane porositur dhe akoma skane marre ato qe duan….pervec Anglise…….
Pra, do vaksinohen botet ne Shqiperi para Gjermanise e Frances…nga Surrelsi i Cadrave, lol!
Ti kalec salkari …po ste pelqeu. ..ne te sateme vafsh. …krahasohet Gjermania me Shqiperine? ??? Rama eshte lider I sukseshem. …or mother fucker. …bej komente te Qim Pekari. ..