Endri Çekiçi rrëfen aventurën e re dhe zbulon të ardhmen e Albi Dokës

12 Janar 2021, 18:50Sport TEMA

Mesfushori i kombëtares shqiptare Endri Çekiçi pranoi se e kishte pritur gjatë golin e parë në superligën turke me fanellën e Ankaraguçu.

Në një lidhje me skype për emisionin “Sport Magazine” me gazetarin, Altin Sulçe, Çekiçi foli për ambientin në Turqi si dhe objektivat sezonal.

Gjithashtu Çekiçi zbuloi se mbrojtësi i djathtë Albi Doka, i cili luan në Kroaci tek Gorica, do të transferohet në Superligën turke, pasi ka disa oferta dhe menaxheri i tij ka nisur negociatat.

Çekiçi: Jam shumë i afërt me menaxherin e tij Mentor Stafa dhe mesa di Albi ka disa oferta nga Turqia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje