Premier Liga angleze regjistroi 36 raste me COVID-19 brenda javës

12 Janar 2021, 10:16Sport TEMA

Premier Liga angleze njoftoi mbrëmë se gjithsej 36 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të klubeve kanë rezultuar pozitivë në koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë javës së kaluar, transmeton Anadolu Agency.

“Premier Liga mund të konfirmojë sot që midis të hënës 4 janar dhe të dielës 10 janar, gjatë dy raundeve të testimit, 2.593 lojtarë dhe staf të klubeve u testuan për COVID-19. Nga këto, kishte 36 teste të reja pozitive”, thuhet në një njoftim.

Lojtarët dhe stafi që kanë rezultuar pozitiv do të merren në karantinë për një periudhë prej 10 ditësh, thuhet gjithashtu në njoftim, duke mos zbuluar identitetin e të infektuarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje