Haxhiu: Do e nderoni familjen Berisha me një kandidaturë në PD, Basha: Nuk merrem me nderime familjesh

14 Janar 2021, 22:19Politika TEMA

Kryetari i PD-së, Lulzim Berisha në emisionin “Opinion”, është pyetur ndër të tjera edhe për vendosjen në listën për deputet të ish-kryeministrit Berisha ose në rast të kundërt të nderonte familjen Berisha me një kandidaturë.

Basha u pyet nga Baton Haxhiu: “A do e kesh në listë Sali Berishën dhe e dyta nëse nuk është Sali Berisha a do e nderoni familjen e tij me një kandidaturë në PD?”

Basha u përgjigj duke thënë se nuk merret me nderime familjesh por nuk qartësoi nëse do kandidonte vetë Sali Berishën për deputet.

Unë nuk merrem me nderime familjesh, nuk është detyra ime. Me stazhin politikë që kam nuk e shoh të përshtatshme. Nuk po them që jam engjëll edhe unë kam bërë gabime, ka vend për të reflektuar.

Padiskutim që Edi Rama po kërkon të zhvendos vëmendjen nga kandidati për kryeministër që jam unë tek dy nga njerëzit që ka patur edhe betajat e tij politike, Presidentin aktual të Republikës edhe zotin Berisha”-deklaroi ai.

1 komente në “Haxhiu: Do e nderoni familjen Berisha me një kandidaturë në PD, Basha: Nuk merrem me nderime familjesh”

  1. Revizori says:

    Lulëzim Basha kryeminister!!!!????
    Do jete shakaja me e keqe dhe me e dhimbshme per popullin shqipetar, mbas ilir Metës president.
    Por te dyja keto dhurata do jene prej nje dore – Edi Ramës.
    Ne fakt, emerimin e Ilir Metës president e kuptoj, sepse ishte levizja me e bukur politike e ketij shekulli, duke nxjerre jashtë loje nje maskara. E beri gazin e botes, e mbertheu ne Presidencë, dhe i nxorri bojen Monikes.
    Ndersa ben vaki qe Basha behet kryeminister, Rama do mbahet mend si deshtak qe e mundi edhe Loloja i Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje