"Tirja mori 8 milionë lekë"! Artan Hoxha publikon videon e Ilir Metës me Dritan Priftin: Mbrojtësi fanatik i Kushtetutës bisedon me ministrin për aferën 700 mijë euro

14 Janar 2021, 09:08Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha, nisur nga zemerimi që shkaktoi publikimi i videos së sanitares Tire Alldervishi që i mori 8 milion lekë vajzës së një paciente me Covid-19, publikon një video të presidentit Ilir Meta.

Hoxha ben me dije se sot bëhen 10 vite nga publikimi i video-regjistrimit që publikoi ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti, ku ai bisedon me Metën dhe ai kërkon që t’i marrin një kompanie 7% që u takon, e përkthyer në para, afro 700 mijë euro.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Ore, se na mori mendjen kjo video e Tires, dhe harruam fare…

Sot, behen fiks 10 vite, nga publikimi i videos se “manipuluar” te rregjistrimit Meta-Prifti.

Ku zevendeskryeministri i qeverise Berisha, dhe presidenti aktual i vendit, shfaqej ne zyren e ministrit te energjitikes dhe bisedonte per nje afere 700 mijeshe dhe 7%.

Te dy me pas e pranuan qe ishin ne video, por ceshtja nuk ishte ashtu si dukej.

Gjithsesi, Gjykata e Larte me nje vendim unanim, nuk e vleresoi si prove te ligjshme rregjistrimin e ministrit te energjitikes, duke e nxjerre te pafajshem, mbrojtesin fanatik te kushtetutes sot.

Keshtu qe mos mendoni se Tirja doli nga hiçi, dhe eshte nje rast i veçuar, si thote ministria e Manastirlliut.

Ajo eshte thjesht nje klonim i vogel i kryekusareve, qe krijuan sistemin e grabitjes pa din e iman, te shqiptareve…

2 komente në ““Tirja mori 8 milionë lekë”! Artan Hoxha publikon videon e Ilir Metës me Dritan Priftin: Mbrojtësi fanatik i Kushtetutës bisedon me ministrin për aferën 700 mijë euro”

  1. Dani says:

    Rrofte kushtetuta e Likes e Spaku i dhive te fala hanemja nga sanatoriumi

  2. Tepelensi says:

    Ilir meta kapedani
    Me bllok ne dore tek drtani
    Shkone dhe i kerkon
    Ate qe si takon

    Kete e kame mik kete e kame shoke
    Me kete se prishe dote
    Beje kte per ate Agim
    Se i kam per xhepin tim

    Ky rufjan fete sote per drejtesi
    Kjo nuk ka bythe t ri
    Ik more dallkaut
    Je nje president HAJDUTE

    Kjo nuk ka bythe te ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje