Debati në Opinion: Pyetjet që Basha la pa përgjigje, përveç vilave

15 Janar 2021, 16:33Politika TEMA

Lulzim Basha ishte i ftuar të enjten në mbrëmje në “Opinion” për të sfiduar, kokë për kokë, Edi Ramën, i cili në të njëjtën orë, përballej me gazetarët në Emisionin “Open”. Por, duke hequr mënjëanë seriozitetin, respektin formal ndaj bashkëbiseduesve dhe mos degradimin e bisedës në batuta bajate, lideri demokrat nuk i la gjë mangut rivalit të vet, në aftësinë për ti dredhuar pyetjeve.

Lulzim Basha nuk arriti të përgjigjet për asnjë nga pyetjet “me spec” që i bënë gazetarët.

Ndonëse ai u mundua ta “intimidojë” Baton Haxhiun, duke e quajtur këshilltar strategjik të Edi Ramës, ai i dredhoi dilemave që ngriti ky i fundit. Fillimisht ai u përball me premtimin se “nuk hyjmë në zgjedhje me Edi Ramën”, por me një qeveri tranzitore që do e shpinte vendin drejt garës elektorale. A ishte kjo një dështim i rrugës radikale të nisur me djegjen e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale që përfundoi në uljen e tryezës së Këshillit Politik?

Lideri i PD foli gjatë, e përshkroi rrugën e ndjekur nga opozita, faktin se marrëveshjet nuk garantojnë automatikisht zgjedhjet e lira dhe në fund u mjaftua me fjalinë: “ne nuk e kemi qeverinë tranzitore, por kemi një shumicë absolute të shqiptarëve me vete”. Pra, as llogari pse dështoi ky premtin, as siguri për zgjedhjet e 25 prillit (minuta 29 34 ne vidon poshtë).

Basha nuk u përgjigj as për pyetjen se cili do të ishte fati i tij në 26 prill, nëse nuk i fitonte zgjedhjet, pasi vetë ka vendosur personalisht edhe për politikat radikale edhe për ato të marëveshjeve me mazhorancën. Pra edhe nëse humbet realisht, gjë që ka pak gjasa, edhe nëse ia vjedhin votën a do të ishin të dyja rastet dështime të tij personale (32 20)?

Përballë një pyetjeje provokuese si ajo e Lorenc Vangjelit që e krahasoi me pasardhësin e tij në Tiranë, Veliajn, duke i thënë se Basha nuk ka lënë gjurmë në qytet dhe e sfidoi të përmendte emrin e një shkolle që kishte ndërtuar, ish kryebashkiaku tha: “kam ndërtuar shumë”. Ai nuk qe në gjendje të përmendte as dhe një emër të vetëm (01 16 07), deri sa i erdhi në ndihmë Fevziu që i kujtoi ndërtimin e një shkolle në Laprakë.

Lidhur me Tiranën Basha rrefuzoi të thotë edhe nëse do të kandidojë apo jo në qarkun më të madh të vendit, listë në të cilën është vetëdeklaruar se do të jetë edhe Sali Berisha.

Përsëri, në fund të emisionit Basha u përball sërisht më Baton Haxhiun për problemin e oligarkëve.

Gazetari aludoi për biznesmenët e mëdhenj që opozita shpesh nuk i përmend me emra për aferat që kryejnë me pushtetin dhe i bëri pyetjen e thjeshtë: “Këta kanë qenë edhe oligarkët tuaj, a mund të më thoni një emër që nuk ka marë punë publike në kohën e PD dhe e ka shpikur Rama si oligark” (01 31 49)?

Basha u ngrit në këmbë, nxorri një listë të gjatë me denoncime të PD-së, por nuk shqiptoi dot asnjë emër oligarku që e ka shpikur Edi rama dhe nuk ka pasur pozita të forta në tregun shqiptar që në qeverisjen e Berishës.

Pra paraqitja e liderit të PD-së në “Opinion” la ende shumë enigma dhe pyetje pa përgjigje. E vetmja pikë ku ai bëri një diferencë të theksuar me rivalin e tij, qe mënyra e komunikimit dhe sjellje jo prej kllouni. (Lapsi.al)

8 komente në “Debati në Opinion: Pyetjet që Basha la pa përgjigje, përveç vilave”

  1. Yyyypppp xhixhi says:

    A te qifsha Lapsin.al o andush bibilushi i bllokut. Si thote andushka ne kete carcafin, ka pak gjasa qe Basha te humbi, vetem po ja vodhen. A te qifshin qent e rruges o kelysh blloku qe nuk pushove duke vjelle vrer. Do te plasi melcia nga marrazi njesoj si i plasi edhe gjyshit tend o qenie pa forme dhe e peshtire, o biri kurves e burri putanes.

    1. Plugu says:

      YP Xhixhi,avasha se e ke mar me shume te perpjekur.Kujdes se do te bjene pordhet ne zeme dhe do shkosh ne halen e sateme.Shkrimi eshte shume i saket.Lul Basha i jot nuk bene per t’a çuar bari me derrat dhe jo me kryetar partie,apo kryeminister neser.Kur te shikoi verin e semes Basha do behet kryeminister.

      1. ILYRIA says:

        Po edhe Yyyyyyppp Xhixhi……ate po thot more Plug….lexoje me vemendje se edhe ai nuk beson se Basha do te vi ne Pushtet. KLM PLUGU…….

  2. arqile says:

    Luli Basha duhet ta kishte lene rehat pd ne me as sot as mot nuk fiton .Ai edhe vete e di por nuki ve shume faj pasi ai nuk e largoi dot salen ai u perdor gjithnje prej sakes kushdo qe nuk largon salen nuk ka per te fituar.Ne politike te dalish fitimtar duhet ta largosh nga partia vecanrisht drejruesin qe zevendesove.Ne te kunderten je i pabesueshem aq me teper edhe per nivelin e punes apo perkushtimit te Luli Bashes apo kusureve qe ka si sherbetor i sales.

  3. Labi says:

    Nga brenda socialisteve,vetem nje emer i tremb,qe per fat te palloshit dhe rilindjes Basha e hoqi nga PD, te ishte nje kryetar tjeter Ramen nuk e kapte mandati dyte.Sa te jete ky te bej gallate,e te mbledhi gjithe pionetet te bejne leke,se sa per ata te PS te vjetrit nuk e vret shume.

  4. Baca-Bajram says:

    O I nderuari Lab, po pse s’na thua kush eshte ky kollos nga PEDerastet qe po te ishte ne krye do mundete Ramen ne zgjedhje… Per ke e ke fjalen, per Salijanin tru peshkun bashke me karakurven Grida Duma, teveqelin Gazin e botes apo per thuthuqin e Shkodres, Paloken… Jo se Rama eshte ndonje njeri i perkryer por sa te jene ato plehrat e Salihales ne PD, Ramen do e kemi peshqesh nga ju edhe per nja 30 vjet. Prandaj bjeri gjoksit qe te zmadhohet ajo gropa…

  5. nuk doli nji aty me ja rras turinjve live qerozit te Klanit !
    turp o popll koti

  6. Plugu says:

    YP Xhixhi,avasha se e ke mar me shume te perpjekur.Kujdes se do te bjene pordhet ne zeme dhe do shkosh ne halen e sateme.Shkrimi eshte shume i saket.Lul Basha i jot nuk bene per t’a çuar bari me derrat dhe jo me kryetar partie,apo kryeminister neser.Kur te shikoi verin e semes Basha do behet kryeminister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje