Kryemadhi-Ramës: Qeveri e paaftë, përmbytjet përgjegjësi e kryeministrit. Njerëzit s'duan batuta, koha po mbaron

15 Janar 2021, 14:46Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën e përmbytjeve që kaloi vendi disa ditë më parë.

Në një status në Facebook, Kryemadhi shkruan se përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij.

Sipas saj, Rama është kthyer në një krizë për vendin, ndaj në 25 prill duhet të ndryshohet.

“Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot.

Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij.

Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron.

Edhe 100 ditë për ndryshimin! #25Prill2021”, shkruan Kryemadhi.

Më herët edhe kreu i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se po bën propagandë me situatën e krijuar nga përmbytjet, pasi ka 8 vite në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë për qytetarët.

Ndërkohë, Rama në një konferencë me dy ministrat, Peleshi dhe Ekonomi u shpreh se qeveria e ka përballuar me sukses situatën e përmbytjeve.

Duke  bërë një krahasim me situatat që vendi ka kaluar më parë, kreu i qeverisë tha se janë të pakrahasueshme.

2 komente në “Kryemadhi-Ramës: Qeveri e paaftë, përmbytjet përgjegjësi e kryeministrit. Njerëzit s’duan batuta, koha po mbaron”

  1. nord.al says:

    Mbas 100- ditesh LSI-ja do ta haje sa krahu.

  2. Angjelini says:

    Ptu femer e frikshme! Si bulldog duket kjo hajdute nga botoksi. Jam shum i pakenaqur me shalegjatin por kush ta jep voten ty dhe bandes tende ka nevoje per vizit te psikiatri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje