Kapacitetet e terapisë intensive drejt ezaurimit, Gjermania tejkalon 2 milionë raste me koronavirus

15 Janar 2021, 09:37Bota TEMA

Gjermania ka raportuar më shumë se 2 milionë raste koronavirus, duke u bërë vendi i 10-të në botë që arrin këtë shifër, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Vendi regjistroi 22368 infeksione të reja ditën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 2000958, njoftoi Instituti Robert Koch.

Gjermania gjithashtu raportoi 1113 viktima nga Covid-19, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 44994.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani është “shumë shqetësues”, tha të enjten kreu i Institutit Lothar Wieler.

“Infeksionet e reja të koronavirusit duhet të zvogëlohen masivisht,  njësitë e terapisë intensive nuk kanë qenë kurrë aq të rraskapitura si ditët e fundit”, u shpreh ai.

10 nga 16 landet e Gjermanisë tani kanë arritur kapacitetin 85% në njësitë e tyre të kujdesit intensiv, paralajmëroi Wieler, teksa shtoi se bllokimi aktual në vend nuk është aq efektiv sa në pranverë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje