FOTOT: Me uniforma të bardha në fushën e mbuluar nga bora, lojtarët bëhen të “padukshëm”

16 Janar 2021, 20:36Sport TEMA
FOTOT: Me uniforma të bardha në fushën e mbuluar nga bora,

Ndeshja e sotme e kampionatit turk të futbollit mes Basaksehir dhe Sivasspor është bërë virale. Arsyeja nuk ishte rëndësia e saj, por fakti se në Stambollin e mbuluar nga dëbora, ekipi mik zbriti në fushë me uniforma krejtësisht të bardha.

Nga pamjet është pothuajse krejtësisht e pamundur që të dallosh lojtarët e Sivassporit në fushë, ndërkohë që portokallia e uniformës së Basaksehir i lejoi telespektatorët të dallonin qartë futbollistët vendas.

Në Twitter, nisën talljet me të tilla pamje: “Edhe pse nuk duket, janë dy skuadra në fushën e lojës. Shikoni mirë, pasi lojtarët e Sivassporit janë aty”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje