Java e 14-të e Superiores: Vllaznia surpriza e bukur, Partizani e Teuta në “vallen” e titullit

16 Janar 2021, 18:14Sport TEMA

U mbyll java e 14-të e Superiores me sfida interesante, ndërsa edhe dita e sotme ka pasur takime të nxehta, ku nuk kanë shkuar pa polemika, sidomos sfida në Fier.

Por, Vllaznia është padyshim surpriza e bukur e javës me atë fitore të madhe ndaj Kukësit, duke konsoliduar jo pak pozitat në krye.

Ndërkohë që Partizani me fitoren në Korçë dhe Teuta me 3 pikët në shtëpi ndaj Bylisit janë në ndjekie të shkodranëve.

Tri pikë mori edhe Tirana që ende nuk dorëzohet, e megjithatë, ajo që bie në sy është fitorja e Apolonisë, ndonëse me shumë polemika, gjatë dhe në fund të sfidës, ku stafi laçjan ka akuzuar për gol të shënuar me faull nga Apolonia si dhe me një gol të rregullt të mohuar skuadrës laçjane.

Vllaznia nuk ndalet, ndërsa ndizet beteja për Europën dhe mbijetesën.

Ja rezultatet dhe renditja pas javës së 14-të në Superiore dhe renditja që duket se është është bërë me të vërtetë një ekuacion me shumë të panjohura…

Java e 14/Rezultatet

Të premten

Teuta-Bylis                    2-0

Kukësi-Vllaznia          0-1

Skënderbeu-Partizani 1-2

Apolonia-Laçi                1-0

Tirana-Kastrioti           2-1

3 komente në “Java e 14-të e Superiores: Vllaznia surpriza e bukur, Partizani e Teuta në “vallen” e titullit”

  1. viki says:

    Po Flamurtari, nga bëhet? Në Kat 2? Dikur i jipte perla futbollit shqiptar! Arapi, Kushta, Ruçi, Memushi… !!!

  2. Na myten says:

    Une jam tifoz i Tirones por Vllaznia eshte ekipi me serioz deri tani. Ka nje supergrup shume te motivuar.
    Vendi i pare me merite.

  3. Tironsi ZZ says:

    Hej gazetari, rezultatet i morem vesh, s’ka nevoje me na i tregu ti me copy-paste.
    Po shikoja ere pas here Skenderbeu-Partizani, gati 30min gjithsej. Ishin mbledh 5 tifoza pe Korçe, kishin pi tre birra Korça dhe 5 kernacka gjithsej dhe s’na lanë me pa neshjen ne tv.
    1- A jan neshjet pa tifoz?
    2-E shtypen morrin e kuq gjith neshjes, kur te shkojn ke shpija do flejn me morrat e [email protected] te grave te tyre.
    I “pallun” 90min motrat e morrave te kuq, pastaj shkun me pallu grate e motra e njoni tjetrit me shkemby morrat.
    3- Komentuesi meriton shtese page per veshtiresi pune.
    4- E dime qe u kane rene breket, po nje kabine e izoluar transmetimi me dy-tre mikrofona wireless nga krahu perballe, larg tifozave, ndeshja mbase shihej.
    Kaq per sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje