INTERVISTA/ Rrëfimi i rrallë i Edi Ramës, pas dhunës barbare nga njerëzit e Berishës: E kam marrë parasysh se edhe mund të më vrasin

16 Janar 2021, 09:46Politika TEMA

Kjo është një intervistë e Edi Ramës dhënë për “Koha Jonë” më 6 shkurt të vitit 1997, kur ai vetëm pak ditë më parë ishte masakruar barbarisht nga njerëzit e Sali Berishës.

Pyetje: Opinioni publik shqiptar e pa i tmerruar përmes disa gazetave joqeveritare portretin tuaj të masakruar nga krimi politik. Stacione të huaja televizive, veçanërisht kanalet më të njohura të medias elektronike amerikane, i shfaqën opinionit ndërkombëtar pjesë nga intervista juaj dhënë rrjetit televiziv anglez Channel Four. Si e ndjeni veten?

Edi Rama: Niçja thotë se dhimbja që nuk të vret, të forcon, dhe vërtet, pas dhunës shtazarake që Dorezat e Hekurta të Errësirës Demo(n)kratike ushtruan mbi mua mbrëmjen e së mërkurës 22 janar, ndihem më i fortë moralisht. Fizikisht jam ende larg formës më të mirë, por kjo është gjithsesi një çështje kohe dhe, falë ndihmës së paçmuar të mjekëve, të cilët janë pranë meje qysh prej çastit të parë, besoj se koha e rimëkëmbjes do të jetë shumë më e shkurtër se ç’parashihej në fillim. I falënderoj përzemërsisht mjekët, veçanërisht njërin prej tyre, fqinjin tim të vjetër Tritan Kalo, përkujdesjen e përditshme të të cilit nuk gjej fjalë për ta çmuar.

Përfitoj nga rasti të shpreh admirim e respekt të thellë për humanizmin dhe kurajën e madhe me të cilën këta profesionistë të zotë, që rasti e solli t’i njoh, nderojnë misionin e tyre fisnik, duke sfiduar gjithfarë sëmundjesh e plagësh njerëzore në kushtet skandaloze të spitalit të kryeqytetit. Do të doja të falënderoja një për një edhe qindra miq e të njohur që më vizituan e më shprehën solidaritetin e tyre, si edhe të gjithë ata të panjohur që më uruan shërim të shpejtë përmes telefonit. Dashamirësit që mbushin përditë dhomën time dhe lulet që vazhdimisht sillnin me vete e m’i dërgonin nga larg, më forcojnë bindjen se zëri im nuk ka qenë një zë në shkretëtirë dhe se në përgjithësi gjallesa ime e deritanishme nuk ka qenë krejt e kotë. Padyshim, në forcimin e kësaj bindjeje ndikoi edhe prania e përhershme, ditë-natë, e punonjësve të policisë sekrete në hyrje të shkallës, prani e cila më ka nxitur të shërohem me shpejtësi për të mos i sfilitur më kot në krye të detyrës ato krijesa të gjora të vigjilencës shtetërore, e për të mos i detyruar të flenë syhapur me javë të tëra në veturën e tyre të shërbimit. Përgjatë kësaj kohe më ka ligështuar pamasë lajmi i tmerrshëm i krimit që Dorezat e Hekurta të Errësirës kryen edhe ndaj mikut tim të shtrenjtë Ndre Legisi, duke thelluar skajshëm dyshimin tim për ekzistencën dhe funksionimin e një strukture shtetërore, ilegale dhe gjakatare, të pavarur nga policia e ndoshta edhe nga SHIK-u, krijuar enkas për kundërshtarët. Ankth për jetën e Ndreut dhe masakrimin e kundërshtarëve politikë në stilin e njohur të plot klikave famëkëqia që mbijetojnë sot në Azi, Afrikë e në Amerikën Latine!

Barbaria ndaj Ndreut pasoi atë të ca ditëve më parë ndaj Shahin Kadaresë, një personalitet i mjekësisë shqiptare që pasi mori pjesë aktive në themelimin e Partisë Demokratike iu kundërvu si shumë të tjerë procesit të transformimit të asaj partie në një parti të tipit fashist. Siç e dimë tashmë të gjithë, ai proces, i filluar me marshimin uzurpues të komunistit Sali Berisha në skenën e politikës shqiptare, u kurorëzua me grabitjen e Votës së Lirë, me ngritjen e Piramidave Iluzore të Parajsës Ekonomike dhe tash së fundi me nxjerrjen e ushtrisë në rrugë për të terrorizuar Popullin e Rimashtruar Shqiptar, të gjithë atyre njerëzve të pafajshëm që kanë rënë e që, largqoftë, do të bien në të ardhmen e afërt pre e Terrorit Demo(n)kratik, rritet brenda meje bashkë me indinjatën ndaj Partisë-Shtet, e cila është dominuar përfundimisht prej Instinktit të Dhunës së një grupi individësh që, sipas të gjitha gjasave, nuk janë më ndër vete. Heshtja e plotë e këtyre njerëzve dhe e mjeteve të tyre të propagandës, e veçanërisht heshtja e Presidentit të Republikës karshi Akteve Kriminale ndaj meje, Ndreut dhe qindra shqiptarëve të keqtrajtuar jashtë çdo procedure ligjore në birucat e Demo(n)kracisë është një heshtje kuptimplotë që demaskon qoftë burimin e këtyre goditjeve mizore, qoftë karakterin gjithnjë e më fashist të këtij pushteti të korruptuar.

Në konferencën e tij për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike Tritan Shehu tha se ju duhet të ngrini padi për t’i hapur rrugë hetimit të çështjes, kurse krimin ndaj Ndre Legisit e quajti aksident automobilistik! Si do t’i komentonit këto thënie?

Është krejt e kuptueshme që në këto momente zoti Shehu të mos dallojë kallëzimin nga padia, terrorizmin politik nga aksidenti automobilistik apo prasin nga qepa e njomë. Takimi me miqtë lushnjarë thuhet të ketë qenë aq i ngrohtë sa që xholi inkandeshent i Berishës ka dalldisur krejt dhe ndoshta, ky është edhe shkaku që në Aktivin e Partisë Demo(n)kratike për rrethin e Tiranës, fill pas pasthirrmave të tij të sfazuara, gjëja e gjallë që mbushte sallën, me gishtat e këmbëve të para që tundeshin historikisht përpjetë, ulërinte e përndezur: “Vdekje Socialistëve”! Sa për “padinë” që zotëria në fjalë kërkon nga unë, sqaroj se qysh në orët e para pas krimit kam bërë një kallëzim formal në polici vetëm për t’u bërë qejfin familjarëve të mi, të cilët ende shpresojnë se policia mund t’i gjejë kriminelët. Nënvizoj këtu se mua personalisht nuk më duhet asfare nëse po bëhen hetime apo jo! Nuk më intereson gjëkundi të di se cilët janë emrat e përveçëm të Robotëve të Errësirës që prodhon Fabrika e Inkuizicionit Blu të Partisë Demo(n)kratike. Unë as merrem me ta dhe as ndiej urrejtjen më të vogël ndaj tyre. Kur e kam ngritur padinë time publike qysh në dhjetor të 1990-ës ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të asaj fabrike Prof. Dr. Sali Berisha (asokohe dhjak pardesy bardhë i Urdhrit Antinjerëzor Enverist), e kam marrë me mend edhe që mund të më rrahin, edhe që mund të më lënë sakat, edhe që mund të më vdesin fare. Lexoni a propos letrën e hapur që i kam shkruar vetë Shkëlqesisë së Tij pas Mashtrimit Kapital të 26 majit e që është publikuar e plotë në gazetën tuaj

Le të hyjmë më tej në brendinë e ngjarjeve të këtyre ditëve të fundit. Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje?

Televizioni Shqiptar! Nëse do të më kërkohej të jepja një shembull të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të Budallallëkut në shoqërinë ku jetojmë, unë do të zgjidhja pa hezitim Televizionin Shqiptar. Ekrani i tij është një shpërfytyrim i vazhdueshëm i fizionomisë së pushtetit aktual, një kapërcim i pareshtur nga Fytyra Idiotike e Delirit të Madhështisë te Surrati i Urryer i Mashtrimit, nga Pamja e Neveritshme e Gënjeshtrës te Çehrja e Frikshme e Arrogancës Provinciale, nga Vështrimi Cinik i Zbrazëtisë Shpirtërore te Vetullngritja Habitore e Injorancës, nga Shprehja e Papërmbajtur e Frikës te Manifestimi Eksesiv i Sigurisë. Sa herë më shfaqet përpara syve sigla TVSH më kaplon një mërzi e përzier me turp, me shumë turp. A mundet vallë Mendjecektësia Njerëzore të ndërtojë një spektakël më të turpshëm se sa intervistat televizive të këtyre ditëve të fundit me ca krijesa të surrufjasura që kanë dekantuar në realitetin e sotëm nga Turbullira e Pështirë e Enverizmit, e që i paraqiten popullit si koka të mëdha të kulturës e të intelektit shqiptar? Ndërkohë që masakrimi me leva e doreza hekuri i dy artistëve të njohur në botën e vogël shqiptare, të cilët janë edhe ndër pedagogët reformatorë të Akademisë së Arteve, nuk përbën kurrfarë lajmi për Televizionin Shqiptar, ndërkohë që edhe një protestë e heshtur e paqësore e studentëve të tyre kundër dhunës-protestë e nëpërkëmbur me përbuzje nga policia që zbarkoi në sheshin përpara Akademisë dhe, duke mos gjetur njeri për të rrahur, shqeu me epsh afishen gjigante të vendosur në hyrje të shkollës së artit pikërisht për të frymëzuar Tolerancën – kalon pa u vënë re prej Televizionit Shqiptar, ekrani bubërron nga fytyrat pa jetë të ca servilëve të stërplakur të diktaturave, të cilët, edhe sikur t’i kenë të dyja këmbët në varr do të vazhdojnë të prodhojnë Gëlbazën Kombëtare që i nevojitet klikës në fuqi për të pështyrë Fytyrën e Popullit. Lere pastaj shfrytëzimin mediatik të Zërit të Masës që vazhdon idenë si në kohë të Enverit! Një zot e di se ku i peshkon kamera e Televizionit Shqiptar ca nga ato fytyra që në gjuhën e Shvejkut quhen “debilë noterikë” dhe na i nxjerr në lajme për të na dhënë opinione rreth çdo teme të nxehtë që shfaqet në Defterin e Qeverisë, e natyrisht që këto opinione janë kurdoherë në unison me shqetësimet madhore të udhëheqjes. Nuk më hiqet këto ditë nga mendja buzëqeshja prej polici stalinist e një gazetari të revistës televizive dhe fraza që shoqëroi atë buzëqeshje të shfaqur në portretin e tij pas një shtrimi propagandistik të dhunës prej njëzet e ca minutash, “Duke uruar që ekstremistët e majtë të mos e çojnë më tej shkatërrimin e vendit, kalojmë në lajmet nga bota”! Si ka mundësi që gazetari i Televizionit Kombëtar, pra i televizionit të të gjithë shqiptarëve, të zgërdhihet sikur të ishte Tellalli i Burgut që përcjell me cinizëm satanik në veshët e të burgosurve mesazhin kërcënues të Komandës?! Si mund të tallet, të fyhet, të poshtërohet, të shkelet me këmbë, ditë-natë, një popull i tërë që kërkon nga Televizioni Kombëtar lajmin, komentin, analizën, shembujt e Tolerancës, Dialogut dhe Paqes Sociale? Si mundet pastaj që për këto qëllime të ulëta të manipulohen duke u montuar e përkthyer bythpërpjetë imazhet dhe komentet e ashpra të televizioneve e gazetave të huaja për gjendjen në Shqipëri dhe për vetë qeverinë shqiptare? Këtyre pyetjeve unë nuk mund t’u përgjigjem këtu, sepse duhet një libër i tërë për të analizuar shkaqet dhe pasojat e krejt asaj strukture të Budallallëkut Njerëzor që quhet RTSH, por mund të them vetëm kaq: RTSH-ja është një tumor malinj në trurin e shoqërisë shqiptare, një vatër e llahtarshme infeksioni që ushqen metastazat e frikshme të Urrejtjes, Dhunës dhe Nënshtrimit Popullor ndaj Gënjeshtrës Shtetërore. Rrugëdalja e shoqërisë sonë nga qorrsokaku i krizës së frikshme Morale, Politike dhe Ekonomike ku kemi hyrë kalon detyrimisht nga ndërhyrja drastike mbi këtë tumor. Në qoftë se Partia-Shtet do të vazhdojë ta përdorë RTSH-në për të helmuar gjakun e shqiptarëve dhe për të verbuar deri në fund shikimin e tyre atëherë është jashtë çdo dyshimi që do detyrohet të përballet me revolta shumë më të rrezikshme se sa ato të ditëve të fundit.

Të ndalemi një çast te shkatërrimet e ditëve të fundit, te komentet zyrtare dhe tek efekti bumerang i tyre. Si i përjetuat këto shkatërrime?

T’ju them të drejtën shkatërrimet në vetvete i përjetova shumë më lehtë se ç’kam përjetuar shkatërrimet e pandreqshme që i ka sjellë Shqipërisë në këto vite lirie Hovi Shkatërrimtar i Qeverisë Demo(n)kratike. Kamera e Televizionit bridhte me helikopter për të na treguar një urë të dëmtuar nga “ekstremistët e majët”, e teksa ura mezi shquhej për së largu, ekrani mbushej i tëri nga hija e shëmtimit që ka pllakosur Shqipërinë. Rrugët plot gropa dukeshin si vijëza të lojës “Mos u nxeh”, për të parë një pemë buzë rrugës, duhet të prisje sekonda të tëra, dhe, kur kamera afrohej, shquheshin dalëngadalë, deri në poret më të thella të natyrës e të portretit të njeriut shqiptar, gjurmët e Hovit të Shkatërrimit Demo(n)kratik.

Le të bredhin njëherë me kamera nëpër rrugët e kryeqytetit gazetarët mendjeshterpë të Televizionit Shqiptar, të cilët kërkojnë edhe mbrojtjen e Komitetit të Helsinkit për të përmbushur sa më rehat misionin e tyre të dezinformimit masiv, le të tregojnë njëherë se ç’i ka punuar mjedisit dhe urbanistikës së parë Shqipërisë së Re Sali Berisha, le ta drejtojnë pastaj po të duan objektivin e tyre rrugëve të qyteteve e fshatrave të Shqipërisë.

Pamja që do të na shpalosej përpara do të ishte më shumë se ngjethëse, dhe për arkitektin në fjalë do të mendonim pa hezituar se është vetëm një student i keq i Shkollës së Arkitekturës Enveriste. Po sikur këta dezinformatorë të papërgjegjshëm te futeshin në shtëpitë e njerëzve, në jetën dhe mendjet e tyre dhe të përpiqeshin të nxirrnin prej andej të Vërtetën? Si do të ngjante vallë përballë dëshmive të hidhura e të panumërta të realitetit ku jetojmë Parada e Pështirë e Shifrave të Inflacionit dhe Sukseseve Botërore që propagandon pacipërisht Qeveria Demo(n)kratike?! Duke u kthyer tani te të ashtuquajturit “ekstremistë të majtë” do të thosha se, përjashto rastet e padiskutueshme të provokimeve të atyre ekstremistëve të majtë që sot i shërbejnë me zell Hovit të Shkatërrimit, të cilët, të futur mes turmës po njësoj si më 1991-shin, kanë derdhur bidonët me benzinë dhe kanë venë Flakën e Harresës mbi dokumentacione e shkresa, reagimi i dhunshëm i turmave të revoltuara është krejt i kuptueshëm. Për shembull, pashë me sytë e mi, natyrisht përmes televizioneve të huaja, qindra fëmijë katërmbëdhjetë-pesëmbëdhjetëvjeçarë që qëllonin me breshëri gurësh makinat e policisë! Rai 3 i pagëzoi këto imazhe të trishtueshme me përcaktimin “Intifada Shqiptare”, duke iu referuar kësisoj lëvizjes ultraviolente të fëmijëve palestinezë që dërrmuan me gurë ushtarët izraelitë të territoreve të okupuara. Ç’lidhje kanë këta fëmijë shqiptarë me Ekstremizmin e Majtë? Asnjë lidhje. Asnjë lidhje sepse ata nuk janë fëmijët e Enverit, si Sali Berisha, Tritan Shehu, Qemal Sakajeva e shokët me radhë në krye të partisë-shtet. Ata janë fëmijët e Lirisë së keqpërdorur nga grupi i zotërinjve të lartpërmendur, fëmijët e rritur mes pemëve të prera, fëmijët e mbetur rrugëve plot pluhur e gropa, fëmijët e shtëpive pa drita dhe shkolla pa xhama, fëmijët e mësuesve që, në vend se t’u mësojnë sesi të mendojnë me kokën e tyre, u mësojnë sesi të këlthasin në kor, “Do fitojmë apo jo?”  dhe se si të përgjigjen po në kor, “Po! Po! Po!”, ata janë fëmijët e demokracisë. Ata janë fëmijët e prindërve refugjatë që kanë punuar si kafshët në dhe të huaj për të financuar Piramidat e Mashtrimit dhe Koncertet Elektorale të Faraonit, janë fëmijët e prindërve demonstrues që kthehen në shtëpi të rrahur paq nëpër rrugët e protestës a nëpër Komisariatet e Rendit Publik, janë fëmijët e prindërve të përdhunuar psikologjikisht prej RadioTelevizionit Shqiptar, i cili, si në epokën shkretuese të shokut Enver, ashtu edhe në stinën pa gjethe të ish-shokut Sali, nuk ia hapi kurrë mikrofonin Diversitetit të Mendimit e nuk ia drejtoi kurrë kamerën Fytyrës së Tolerancës!

Në gjashtë vjet lirie kurrkush nuk mendoi se si ta mbushë me ëndrra të bukura gjumin e këtyre fëmijëve, se si të mbjellë lule shprese në oborrin e tyre të përbashkët, se si të largoje gurët e dhunës nga rruga që do t’i nxjerrë ata në horizontin e së ardhmes! Në gjashtë vjet lirie gjithkush që mundi u vodhi atyre ditë, muaj e vite të tëra duke iu nxirë të tashmen dhe gjymtuar të ardhmen. “Intifada Shqiptare” është Revolta e Dëshpërimit, ajo qëlloi policin e thjeshtë e të pafajshëm sepse sheh tek ai figurën e Dhunës Shtetërore, ajo qëlloi xhamat e Bashkisë sepse kërkon komunikim dhe transparencë nga njerëzit e pushtetit të korruptuar lokal, ajo qëlloi ndërtesat e shëmtuara të gjykatave sepse kërkon drejtësinë e humbur prej kohësh, ajo qëlloi selitë Partisë Demo(n)kratike sepse kërkon që Kusarët e Votave dhe të Pasurisë Kombëtare të largohen nga Mexhilisi! Sali Berisha nuk ka pse e dyshon fare origjinën e “Intifadës Shqiptare”, ajo nuk është kurrsesi në selitë e partive të opozitës, por në Zemrën e Thyer të Popullit Sovran! Mua më pezmatojnë ato re gurësh jo sepse thyejnë xhamat e Pallatit të Kulturës! Për xhamat e palarë të atij farë Pallati të mbuluar nga Pisllëku e të asaj farë Kulture të mbytur nga Morrat e Mediokritetit nuk më ha fare meraku. Unë pezmatohem sepse ato re paralajmërojnë një furtunë dhune të verbër revolucionare, e cila duhet evituar e me çdo kusht, jo përmes dhunës fashiste të policisë e të Dorezave të Hekurta të Errësirës, as përmes zgjerimit absurd të kompetencave të Presidentit dhe vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, por përmes një kompromisi të shëndoshë politik. Pas Revolucionit të Baltës që na pruri mbi krye skotën e Sali Berishës, Shqipërisë nuk i duhet një Revolucion Gurësh, por një Pranverë Shpirtërore, një Rilindje e Vërtetë Kombëtare.

Ç’duhet bërë për ta sjellë këtë pranverë kaq të largët?

Ah, sa e lehtë do të qe sikur të mund të thuhej e tëra me fjalë! Duhet filluar sidoqoftë aty ku e ka filluar Kurt Kola, një simbol i rezistencës ndaj barbarisë totalitare të çdo ngjyre, dhe duhet shkuar sa më shpejt drejt artikulimit politik e të kompromisit historik midis të gjitha partive dhe forcave të tjera qytetare që kërkojnë të rivendosin demokracinë në Shqipëri, e që siç mora vesh me gëzim kanë hedhur hapin e parë në tryezën e organizuar mbi bazën e Interesit të Përbashkët Kombëtar. E rëndësishme është që Forumi i porsakrijuar për Demokracinë të mos mbetet një aleancë sterile tavoline e të mos përçahet në luftën tradicionale shqiptare për të rrëmbyer flamurin e prijësit.

Dhe në këtë pikë lind vështirësia e madhe, sepse, për të luajtur një rol vendimtar për zgjidhjen e krizës, Forumi duhet të funksionojë si një mekanizëm politik kompakt, e ç’është më e rëndësishmja, duhet të flasë me një zë të vetëm derisa të imponojë Zgjedhjet e Reja Politike ku secila forcë do të shkojë pastaj nga rruga e saj. Kur i njeh mirë shqiptarët dhe historinë e tyre zor se mund të jesh optimist për jetëgjatësinë e idesë së bashkimit, por, kur e do vërtet këtë, vendin dhe njerëzit e tij, ke një dëshirë të madhe të besosh se kjo çudi edhe mund të ndodhë: Forca politike me programe të ndryshme që ruajnë identitetin e tyre dhe ndërkohë gjejnë një zë të përbashkët për të shpëtuar demokracinë e përmes saj vetë identitetin e Shqipërisë! Treshja jashtëpartiake që është propozuar dhe miratuar nga vetë partitë e Forumit si treshe udhëheqëse dhe përfaqësuese e tyre, është një zgjidhje që në letër duket perfekte. Fatos Lubonja, Daut Gumeni dhe Kurt Kola, të cilët idetë dhe integritetin e tyre moral e kanë mbrojtur përmes një kalvari prej dhjetëra e dhjetëra vjetësh në Rrethin e Nëntë të Ferrit Komunist, janë vërtet maksimumi që Forca Morale mund të ofrojë për të luftuar Imoralitetin që dominon në çdo qelizë jetën politike të vendit. Le të shpresojmë që edhe rrjedha e ngjarjeve do të flasë në favor të këtij lidershipi, i cili duhet të bëhet arbitri i domosdoshëm për të ruajtur ekuilibrat e brendshëm dhe për të garantuar integritetin moral dhe politik të Forumit në sytë e krejt opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar. Përndryshe, kam frikë se do të bëhej shumë zhurmë për asgjë dhe opinioni, veçanërisht ai ndërkombëtar, do të çorientohej përfundimisht duke humbur çdo shpresë te shqiptarët dhe duke na lënë të gjithëve nën mëshirën e Dorezave të Hekurta të Errësirës.

Nga ana tjetër, ekzistenca e këtij lidershipi të krijuar me figura jashtëpartiake më duket se nuk e ul aspak rëndësinë e krerëve të partive, sepse, në fund të fundit, konsensusi dhe mirëbesimi mes vetë krerëve janë kolonat jetike të këtij Forumi. E gjithë puna është të evitohet konfuzioni, të evitohen konferencat e shtypit me dhjetë krerë partish që pas pyetjes së tretë fillojnë e flasin secili për partinë e tyre, të evitohet moria e deklaratave të secilës parti, ndërkohë që në këto kohëra të gëlimit të Dhunës së Hapur Shtetërore deklaratat e së majtës dhe të djathtës ngjajnë si dy pika uji me njëra-tjetrën. Insistoj në idenë e një roli të vërtetë drejtues të lidershipit, sepse kam ndjesinë e fortë që ekzistenca e përkohshme e tij në krye të dhjetë partive të Forumit, do të përcaktonte jo vetëm fatin e këtij Forumi të Shumëpritur, por edhe vetë fatin e demokracisë në Shqipëri.

Propaganda qeveritare e ka filluar sulmin ndaj Forumit për Demokracinë duke e quajtur përputhje të ekstremeve?

Teoria e përputhjes së ekstremeve mishërohet në politikën shqiptare vetëm te Partia Demokratike, ku janë bashkuar në një trup të vetëm komunistët më fanatikë dhe më fanatikët e antikomunistëve, ithtarët e teorisë së diktaturës së proletariatit dhe antimarksistët që nuk e kanë lexuar Marksin, njeri ka qenë njëzetepesë vjet sekretar në Partinë e Punës dhe tjetri që ka prerë njëzetepesë vjet gozhdë në burgjet e Partisë së Punës. Fraza ngjethëse e Tritan Shehut, “Shumica do ta detyrojë pakicën të heshtë”, e shoqëruar me dhunën policore në rrugë dhe torturat çnjerëzore nëpër birucat e policisë tregojnë më së miri se si ideologjia e ekstremit të majtë është përputhur me veprimin shtypës të ekstremit të djathtë. Por gjithsesi, edhe pa hyrë fare në ledhin e teorisë, mund ta vërtetoj sa më sipër duke marrë shembull vetë kurmin e Sali Berishës, tek i cili jetojnë të shkrirë në një Komunisti me Antikomunistin, i Pafeja me Fetarin, Polici me keqbërësin, Mjeku me Kasapin. Me fjalë të tjera Zoti e ruajttë atë vetë dhe ne të gjithëve bashkë me të!

A e lexuat raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë dhe nëse po, ç’mendoni për konstatimet e atij raporti?

Klasa politike evropiane është përgjithësisht e traumatizuar nga periudha e Luftës së Ftohtë. Problemet e mëdha politike dhe ekonomike që kanë përfshirë vetë Perëndimin e që nuk po gjejnë dot kurrfarë zgjidhjeje që të garantojë të ardhmen e Kontinentit të Vjetër flasin qartë për këtë. Në këtë moment nuk mund të pritet ndonjë gjë e madhe nga politika evropiane, lufta e llahtarshme vëllavrasëse në Bosnje dhe impotenca e Komunitetit Evropian karshi saj përbëjnë një shembull kuptimplotë për sa më lart. Fatkeqësisht, sot për sot, evropianoperëndimorëve nuk u shkon për shtat një Evropë Lindore demokratike. Ata preferojnë stabilitetin fals të tipit shqiptar, mjaft që shqiptarët të mos ëndërrojnë hapjen e kufijve, paçka se Njeriu i Fortë që e garanton këtë “stabilitet” shkel me të katër këmbët parimet më elementare të demokracisë dhe të Drejtat e Njeriut! Ky është realiteti dhe duhet ta pranojmë si të tillë duke u kënaqur me ashpërsimin e avashtë të qëndrimeve karshi Sali Berishës dhe klikës së tij. Sidoqoftë, faktori vendimtar ndërkombëtar për demokracinë shqiptare nuk është as ajo asamble e nuk janë as pesë europarlamentarë të rrjedhur të krahut konservator që na paskan ardhur shpesh në Shqipëri, por qëndrimi i Departamentit të Shtetit Amerikan. Përderisa ky qëndrim është më i prerë dhe më i qartë se kurrë në favor të rivendosjes së demokracisë dhe në kundërshtim të hapur me Klithmat e Terrorit Demo(n)kratik, atëherë do të thotë se, herët ose vonë, Sali Berisha do të ulet në tavolinë me opozitën reale dhe do të firmosë dekretin për Zgjedhje të Parakohshme. Sa më herët që ai ta kuptojë këtë aq më mirë do të jetë për të gjithë shqiptarët, e në radhë të parë për vetë Sali Berishën që nuk ma ha mendja se do të rreket ta nënshtrojë edhe Amerikën me doreza hekuri dhe me leva të nxjerra nga vrima “Albania”.

Dhe tani një pyetje që e bën shumëkush: Çfarë do të bëjë Edi Rama, do të rrijë apo do të ikë nga Shqipëria?

Unë shpresoj të mos mungoj asnjëherë në Shqipëri, si për ata që më duan ashtu edhe për ata që deshën të më zhdukin. Dhe kjo ngase të parët i dua dhe kam nevojë për dashurinë e tyre, ndërsa të dytët nuk i urrej dhe nuk kam frikë nga urrejtja e tyre.

38 komente në “INTERVISTA/ Rrëfimi i rrallë i Edi Ramës, pas dhunës barbare nga njerëzit e Berishës: E kam marrë parasysh se edhe mund të më vrasin”

  1. gimi says:

    Që nga ajo kohë e kuptoi se do bëhej një politikan me peshë për vendin e tij. Bravo.

    1. Opinion says:

      Bravo, 2021, fajin e ka Saliu, pirdh pirdh.

      1. Roberto says:

        Opinion Ok per mendimin tend por pa me thuaj pak :- Kur erdhi PD ne pushtet pse u mbyllen te gjitha uzinat,fabrikat,ndermarrjet prodhueve,kombinatet et etj?? Kush i vodhi?? Kush i dogji? Kush i shiti makinerite per skrab?? Kush i preu druret frutore,mollet,portokallet,vreshtat dhe cfare ishte mbi dhe?? Kush i vodhi dhe i dogji depot e rezervave te shtetit?? Po armet dhe municionet kush i vodhi? Kush i dogji?Kush i shiti?? Po firmat piramidale kush i krijoi dhe kush deklaroi qe parate e shqiptareve jane me te pastrat ne bote?? Shiten njerzit shtepi e katandi,shiten vica,lope dhe GOMERE apo nuk te kujtohet ty or OPINIINIST?? Po 97′ kur bashibozuket e Sali Berishes sulmuan jugun vrane e prene inkurajuan eksodet e medhaja kur lane koken me qindra mijra vete??? I harrove???? Une mund te rri duke shkruajtur pa pushim sepse bemet e KRIMINELIT SALI BERISHA nuk mbarojne ketu. Kaq te mjafton ty per te menduar ne 2021 nese e ka fajin Berisha apo jo.

    2. k says:

      Per popujt e prapambetur ,TIRANIA (Monteskje) është i vetmi sistem që funksionon.

  2. Bashkim says:

    GJIGAND I ORATORISE NE GJUHEN SHQIPE. NJE ANALIZE E ADN SE PARTISE SE DJALLIT

    1. Ray says:

      Gjigand i ketij timit ,
      Ne te gjitha cfare thote jane genjeshtra bajate
      qe i besojne vetem rotat e karit si puna jote

  3. Ceni says:

    Me 1997 shqiptaret duhej ta kishin perzene Berishen me shkelma. Po ta kishin bere vendi do merrte drejtim tjeter. Nuk e bene langaraqet e PS. Dhe ai vazhdon ende me prapsit e tija.

  4. KORAB says:

    PO A KANE EMRA KETA CECENET E SHPELLAVE?????PRA TREGOJI ME EMRA JANE NGA TERPORDHA E SALIHALE VICIDOLIT.

    1. Scutari says:

      I ka kallezuar badigardi Izet Haxhija nja njeqind here!!

  5. Taulant says:

    Ata qe u rrahen si Imami,Nano,Rama,Ceka etj koha tregoj qe e paskan pasur hak dhe pak ate dajak.
    Berisha te pakten e paska bere nje gje per te qen .

  6. Kater snajper dhe une ne dritare do hapnim zjarr says:

    Por…cfare ndodhi me keta barbare?!!!nje m…i madh
    Barbari berisha ka 30 vjet qe ben barbarizma!!!!!.
    Trumpi nje here beri thirrje per rev dhe e denuan te gjithe dhe cecenet do japin llogari,ky kriminel ka 30 vjet ,dhe amerika me BE e mbron.

    1. Shenjestra says:

      Zjarr! Ke te drejte po ne shqiperi nuk ka drejtesi,qe ta vinin me shpatulla pas murit Sali Berishen per te gjitha keto krime makabre.Edhe sot ne SPAK e kudo jane perseri njerzit e Sali Berishes qe mbrojn kriminelet dhe krimet.

  7. Kajo says:

    Cfar te komentojm un kam qen 36- vjecar ateher dhe i lexonim dhe shkrimet e tua te perditeshme ne gazeta INTERVISTA qe per hir te te vertetes ishe dhe je nje pene e nivelit shum te lart…nder te paktet….po kush e priste se do beheshe nje LEGJENDE…vazhdo progtamin gjigand urime….qente dhe te lehin ( SALI krimineli hajduti mashtrusi trafikanti mafjozi tradhetari vrasesi bashk me com).…..po kan dal ca te tjer qe vetem qen femra jan buce si MALAJ KACI BLUSHI ka dhe te tjer …..varja …..nuk kafshojn vetem …te saliut
    han

  8. Shpata says:

    Po pse si kerkove kurre ata qe rrahen?
    Cilet jane, kaq e veshtire eshte ti gjesh, 8 vjet kryeminister!!
    Kush jane ne e thuaj??? Emerat!!!

  9. tropoja says:

    te kan rrah per femra more pis per pune kurvash jo per politike more kale karroce

    1. Taku says:

      Normale qe specia jote kete do thote , Sali zvarraniku eshte e keqja e dyte me madhe pas enver kriminelit qe i ka ndodhur shqiperise
      Dhe sot duket se jeni primitive , te pagdhendur , instiktibe, analfabete , qenie shume me afer kafsheve parahistorike sesa …… njeriut
      Dhe ne krye ju qendron saliu qe megjithese i shkolluar keto “virtyte “ nuk ia zbehu aspak por e beri me te demshem …

      1. Sancho says:

        Enveri ndertoi shkolla e spitale qe i ke akoma sot, hidrocentrale qe i ke akoma sot. Cfare ka bere Saliu? Mbolli percarjen mes shqiptareve, nxiti urrejtjen mes tyre, shkaterroi fabrikat dhe uzinat e ndertuara me gjakun e shqiptareve, krijoi ’97, Gerdecin, vrau njerez ne me te dites, jeton mes lluksit ai dhe femijet e tij. Hmmm…kush eshte e keqja me e madhe ne historine shqiptare?

  10. buj says:

    Qe nga koha dajakut boni i per vete shqiptaret sepse ishte nder te vetmit qe fali ae shau e theu nja dy klishe…… nga ajo kohe ky kka imituar vetem SALEN edhe ca te vetat edhe eshte bere nje muatacion muti

  11. Marshalli i Zi Vicidolas says:

    Ja dhe nje kalim i ri ne skaner i pervojes se kaluar mbi kurrizin e tij nga banda e madhe e partise se ashtuquajtur Demo-N-kratike,por qe vetem me demokracine perendimore e amerikane nuk ka as lidhjen me te vogel.Kjo eashte nje rikujtim per te gjithe votuesit shqiptare (sidomos per ata qe nuk i kane jetuar ato ngjarje dhe nuk i besojne) se kush eshte Salih Ram Berisha dhe pasuesit e tij dhe cfare jane ne gjendje te bejne ata nese do te kene mundesine te rivijne ne pushtetin qe e enderrojne aq shume.Ajo parti eshte nje bande ,ne te cilen nga te gjithe themeluesit e saj ka mbetur vetem Al Capo-ja,duke ndjekur e larguar TE GJITHE aspiruesit per demokraci e zgjedhje te lira,e uzurpuar nga elemente destruktive,ish-komuniste te bastarduar,elemente me precedente penale apo arriviste e karieriste lloj lloj qe per nje karrige e per ca para me shume vrasin pa iu dridhur gjaku.Dhe ne krye te tyre qendron agjenti i shumefishte vicidolas,i cili ka grumbulluar e rekrutuar te tjere agjente e maskarenj te ndryshem ,per te vene ne jete planet ogurzeza te Sheshelit e Miloshevicit ne shqiperi.Dhe faktet per kete jane te shumta.Eshte per fatin tone te keq qe ne organet tona te drejtesise e te ministrise se brendeshme,ne organet shteterore e te organizatave te pavarura jane infiltruar me sukses njerez te tyre,qe me deshire apo te detyruar si pasoje e presionit e kercenimit ndaj tyre me rregjistrime,dokumenta e video etj etj bejne lojen e tyre dhe ndryshojne qendrimme nje telefonate te ardhur nga plaku agjent Mere.Dhe fakti qe deri me sot nuk ka nje reagim te forte ndaj kesaj bande,tregon se ne krye te ketyre organeve ka minimalisht njerez te paafte,per te mos thene qe kane qene e jane njerez te vendosur me njeren apo tjetren menyre nga vete Berisha.Dobesia e shtetit shqiptar ne teresi ndaj ketij kanceri malinj eshte e dukeshme,sepse ne te kundert ai sot do te ishte denuar e burgosur dhe nuk do te lejohej qe te ngrinte,pervec te tjerash,edhe nje industri te tere mediatike ne interes te personit te tij e te asaj bande politike,me anen e te ciles helmohet cdo sekonde qe kalon opinioni publik dhe behet shpelarje truri.Edhe ngritja e organeve te reja te drejtesise ,te pakten deri tani,meArben Krajen ne krye nuk duket se do te jape rezultat,pavaresisht insistimit te ambasades amerikane e te BE-se.Dhe kjo per faktin se ,megjithese ata kane fakte e dokummenta te pa kundershtueshme per veprimtarine destruktive te ketij Marshalli UDB-ist,te gaztarit te oborrit te tij lobist ne USA me para ruse me adrese te perhereshme apo part-time ne hollande etj etj akoma i genjen mendja se ky perbindesh helmues do menjanohet nga politika pa u denuar dhe paqesisht! Shqiptaret e dine se ai eshte i gatshem qe edhe kur nje dhemb te kete ne goje,apo dhe pa dhembe te mbetet,nuk do pushoje se helmuari dynjane.Dhe tani eshte me i sigurt se kurre se do e realizoje enderren e tij sepse ka gjetur dhe zevendesin e tij,i cili eshte kapardisur ne presidence dhe po i nxjerr uje te zi ketij vendi,duke tallur bythen me shqiptaret,duke vene nen bythen e tij te menderosur kushtetuten e ketij vendi,duke pare dhe mungesen e vullnetit apo friken qe i ka futur socialisteve dhe kryesisht Edi Rames,qe shtyn ditet duke vene ne gjume socialistet se do i haje m… Metes here pas here.Keshtu u mbyll ky katervjecar kur sipas te gjitha gjasave do ishte bere drejtesi per 21 janarin,per Gerdecin etj etj.Dhe ata jane bere gati te futin lugen ne pekmez e te behen deputete perseri,qe te gezojne imunitet sa te mbyllin syte,duke filluar me Mediun e Gerdercit,me Muniken eLikes,me Lyl Hollandezin qe enderrun te behet dhe krieminister apo me plakun Mere nga vicidoli.Gezuar dhe suksese zonja Kim per keta persona qe e kalojne “me sukses” testin e dekriminalizimit!!!Mbetet tu jepni dhe ndonje dekorate apo vize per te udhetuar drejt SHBA-se!Megjithate shqiptaret jane mesuar me kete tani dhe kane vetem dy zgjidhje.Ose teshpresojne qe keto procese e zhvillime te reja gjyqesore e politike te ndodhin pas 25 prillit ose te ngrene syte nga qielli e te presin ndonje mrekulli!Te shohim.

  12. Z says:

    Rama eshte vetem nj e nga ata qe raahu Saliu! Po sa vrau, sa te tjere qe nuk flasin! Sgume neper rrethe ku shkuan kosovaret e bukoshit! A do te jape ndnjehere saliu llogari per keto krime?!

  13. Do behet says:

    Kjo interviste ka te njejten fryme dhe te njejtat fjali qe Rama perdor dhe sot. Vizion te qarte perendimor, jo hakmarrje, qytetari dhe antikomunist i vendosur. Sjellje qe dhe sot nuk ndeshet te ata qe kerkojne te qeverisin vendin. Opozite qe vazhdon te qarravitet pas komunistit hakmarres, Sali Berisha. Kjo eshte arsyja qe njerzit besojne dhe votojne Ramen.

    1. Realisti says:

      Nje lider i vertet vizionar ku edhe Macron me kompani duken si miza para tij. Fat per Shqiperine.

    2. Scutari says:

      Nuku do te behet!! Vizionari i qarte perendimor nderroi velat vetem per anijen e vet dhe ka dale me teorine e Milo Gjukanovicit, “Une nuk jam me i miri, por me te mire se une nuk ka” qe eshte teoria me e shkerdhyer se diktatura, ku votuesit detyrohen te votojne me vullnet te plote ate qe ia fut me pak!!

  14. REZI says:

    Nuk e kisha lexuar, por shoh se oratoria e Edi Ramës është pikërisht e atij lidershipi që Shqipëria për fat e ka për momentin. Shkruar me një shqipe të pastër, me fakte e argumenta bindës. Atë se kush janë ata që përdorën dhunë ndaj tij, ose do vijë një ditë të tregojnë vetë, ose nuk jetojnë më se i ka eliminuar koha. Por vërtetë do kisha dëshirë të tregoheshin burra e të dilnin në shesh, të thonin pse e bënë këtë? Mos prisni që t’i gjejë Edi Rama, ai ka thënë se nuk është prokuror e as gjykatës. Nuk e di a është diku denoncimi i bërë, do doja të dija nëse polici që ka marrë denoncimin a e regjistroi diku apo e flaku tutje. Ajo që nuk do i hiqja asnjë presje është përgjigja në lidhje me RTSH. Ne emigrantët e përjetonim shumë keq informacionin që jepte RTSh-ja, 5 orë dilte në satelit dhe 4.5 orë ishte Sali Berisha, ndërsa gjysëm ore muzikë kosovare. Shikonim italianin të merrnim informacion për Shqipërinë, deri këtu kishte shkuar puna. Tani ka informacion sa të duash, por flasim para 24 vjetësh. Faleminderit për artikullin, nuk e di ai Nikollë Lesi, i lexon këto???

  15. ⚖️??⚖️??⚖️ says:

    DREJTËSIA VONON POR NUK HARRON !
    BERISHA NË BURG !!

  16. Tironci says:

    Rama Rrugaç dhe vegel e Sali Berishes ka qen , kur nuk i dhan poste ju kundervu Saliut dhe perfundoj ne spital , nuk ka arsye te ankohet kur perpara se ta benin per spital saliu per te ishte njeriu perfekt kunder “komunizmit” , jan nje mark te dy njerzit i puq karakteri perbashket dhe interesi .

  17. Ina says:

    Ik more hajvan !!! Kush ishe ti mor rrot kari 24 karat ,qe te merrej me ty Saliu ??? Ti je dhe do mbetesh askushi …. ti je nje idjot qe e ke fut vehten ne telash per idjotlliqet e tua e jo prej Saliut …. God ! me vjen per te vjell dhe per te dhjere , sa here qe te shoh !!!

  18. shqip says:

    Dhe ja vijmë te shprehja klasike : kush te rreh të do. Në ka një gjykim për Sali Kafsherorin, ky nuk duhet ngatërruar me drurin që hëngri Rama, apo me burgun e Fatos Nanos. Saliu ka bërë genocid mbi këtë popull e mbi këtë territor. Edhe Braho po ke druri i rri mendja. Po nuk flasin për drurin që hëngri populli, po tregojnë ç’ka ngrënë Braçe apo Pëllumbi. Ore mos na hapni barkun pash nerin. Saliu duhej dënuar që në 96en. Kështu nuk do çfaqej viti apokaliptik 97. Nuk do vriteshin me radhë që nga rrugaçi Hajdari, te Haklajt, te Remzi Hoxha, Pashko, Trebicka, Olldashi, Gërdeci, bulevardi e qindra të tjerë vrarë me armët e shtetit katil. Në këtë pikë them vetëm një gjë. As na plas fare druri që keni ngrenë. Në fund të fundit të gjithë ju jeni qenie me bisht. Nga Zogaj, te Lubonja, Lesi, Ceka, Imami , Islami, deri te Rama, Majko e me radhë. Se harrova edhe puçistët Bushati, Zheji, Shkullaku e me radhë. Po pse e shani Enverin o kufoma ? Asnjë nga ju nuk ka qenë I rrahur nga policia Enverit. Ndërsa Saliu ju zgerdhiu në hu, dhe ja ku lëpin atë që pështyjnë. Yyyyy rrace dhjaksash. Ju hyri një bandë me Tropojane e i nxori ujin e zi Shqipërisë. Të paktën Enveri me 10 policë i mbante sus këta cubat e shpellave. Ik o Rama se le nom. S’la gjë pa share Meta dhe Muta. Ti shkon e bën president, ops, presidhjer. O kasolle ku na mblodhe !

  19. Ed says:

    FAT I MADH PER KOMBIN SHQIPETAR QE KEM
    NJE KRYEMINISTER SI EDI RAMA

  20. cekici says:

    nea ate kohe kur rrihej edi rama ju komentues koketrashe te majte ky qe boton sot kete shkrim ne gazeten w tij ka qene byth e breke me sali berishen sic eshte sot me kryehajdutine Shqiperise qe ju i thurrni lavde nderkohe qeai ka bere miliarda per zahon e gelbazen! e kuptoni se sa keq kepersoreni dhe sa pak tru kini dhe mire tju behet qe u trajtoje si mut keta! hajd be p.s

  21. Halil Cani says:

    mos hakmarrja e Rames,kaeshi atre qe shperfytyruan tregon se eshte politikan i moderuar ,evropian i vertete se hakmarrja asht primitive e duhet beth me marre hak.!!

  22. Pokeristi says:

    Nje politikan shqipetar me extra dimensjone.
    Nje njeri me kulture te gjere, me vizjon te kethjellet demokratik.Me nje shqipe te pasur,elokuente,te kethjellet,te qarte,te paster,te ndjere,me fjale te dala jo nga stomaku,por nga shpirti dhe mendja.Nje njeri me perkushtushmeri,trimeri e vermohim.Nje njeri me aftesi kimunikuse e diktuse.
    Nje lider i vertete.Pak diktator,cilesi edomosdoshme per çdo lider te perkushtuar.
    Kam pasur mundesi t’a njihja shume me heret.Tashti mund te shpreh vetem keqardhje,qe s’e kam njohur.
    I uroj mbaresi ne misjonin fisnik te rimekembjes se Shqiperise.

  23. Lleshi says:

    Edi Ramen e ka marr malli per nje dush te ftohte nga populli shqipetare. sa me shpejt, aq me mire, 25 Prilli po vjen, fitorja e partive te vogla do te jet nje surpirize.

    Eshte tallur ne menyren me brutale me kombin tone.
    Me bemat e tije ai haptazi thot: Une ju bej te qintat dhe skeni c’tme beni.
    Eshte njeri pa ideal, pa atedhe, pa shtylle vertebrore, nje ish pacient i spitalit psiqiatrik, sdo mend se seshte me te meta mendore, por PS nuk ja pa dosjen e tij, a eshte apo i afte te drejtoje PS.

  24. Santa Quaranta says:

    Doktor Tritan Kalo je i madh, se sa here qe poston ne fejsbukun tend shkruan demo”n”kraci dhe jo demokraci! Ndoshta per t`i kujtuar ish-pacientit tend te `97 kete shkrim e kete qendrim dhe realitetin e sotem!

  25. rexha 10 says:

    TE RRISHE NE SHQIPRI ,PER ATA QE DESHEN TE ZHDUKIN ,ME DUKET NJE ABSURDITETE I MADHE PSE?????????
    NE RADHE TE PARE JANE DY GJERA KREJTESISHTE TE KUNDERTA.TE GJITHA ATA PERSONA QE KANE PASUR PROBLEME ME JETEN PER MOTIVE POLITIKE ,GJEJA E PARE QE KANE BERE KA QENE LARGIMI NGA SHQIPERIA PER TA VAZHDUAR JETEN NE NJE SHTETE TJETER.ose largimi nga politika.
    NDERSA JU E PATET ARSYEN ,SEPSE ISHE KRYETARE I PS ( partia me e madhe opozitare ) ,dhe kryeminister i atije vendi.GJATE PERIUDHES SE TRANZICIONIT ,JO VETEM TI ,PORE EDHE FAMILJA E JOTE VUAJTI NGA KERCENIMET ,DHE SHANTAZHET ,E DERI TE NENA DHE FEMIJA I VOGEL,QE NUKE KISHIN ASNJE LLOI FAJI ,PSE JUVE MERRESHIT ME POLITIKE MBI TE GJITHA FEMIJA QE ISHTE 6 _7 VJECE.NDRYSHE PERSONI QE TE KERCENONTE ,KU FAMILJA E TIJE E LIDHUR KEMBE E KOKE ME KRIMIN E ORGANIZUAR ,JU NUKE MORET ASE MUNDIMIN QE TI VENDOSNIT PERPARA LIGJIT ASE EDHE 1 HERE TE VETEME.VETEM DEKLARUAT QE :UNE NUKE JAME GJYKATES QE TE DENOJE NJERI.nNE PROTESTEN QE ORGANIZUAT PO KUNDER ASAJE QEVERIE TE KORRUPTUAR U VRANE 4 NJERZE TE PAFAJSHEM.APO I KOMBESOVE JETET E HUMBURA ME BURSA SHTETI FEMIJEVE TE FAMILJEVE ME BABALLARET E VRARE. SA VLERE KA JETA E NJERIUT NE SHQIPERI ,E PAGUAR ME PARA^?????
    Edyta qe eshte dhe me e rendesisheme qe i rregulluat gjerat si deshet ,dhate e moret ,dhe late ne fuqi po ato apalta publike te fituar po nga ata persona te qeverise se mepareshme ,duke ndare fitimet bashke. Mareveshje sipase kanunit te Saliut ishte qe ne nje tavoline nuke munde te rrijne 2 gjela ,prandaje marveshjet e saliut me koncesionet i more ti.Sice e the edhe vete ,:keta kerkonin tepsine dhe kapakun.Ne fakte i fitove ti te dyja. C’FARE NDODHI ME SLLOGANIN :NUKE KENI PARE GJE AKOMA:???? Asgje —————– Me gjitha ato shkaterrime ,vjedhje ,dhe vrasje ,ku dhe ti e kishe provuar ne trupin tende, nje brime ne uje. Gabimet nuke mbulohen ,pore ndermeren masat qe neser mose te behen precedentet e tjere. Dhe ne fakte kemi shume precedente te tjere.Jeni mesuar me bla _bla _bla ,sepse jane gazetaret qe nuke dijne qe te bejne pyetjen e duhur ,dhe ju ligjeroni simbase qejfit. e vetmja pytje eshte Si keni rene dakorte me qeverisur me mandatin tjeter ???? dhe sa eshte ndarja e fitimeve ndermjete qeverise dhe opozites?????????????????PLANET GJITHMONE JANE TE BERA POSHTE TAVOLINES .Ne fillim rregulloni ligjet per vete ,pastaje bini dakorte.Kryeminister kure c’do njeri bene detyren qe i takon ne baze te institucionit qe mbulon ,ligji i denon te gjithe ata qe gabojne .pore kure juve beni te gjitha rolet e ministrave ,athere eshte e qarte qe Kryeministri ka pergjegjesite e medhaja,duke e filluar deri me problemet me EUROPEN ,DHE problemet me floririn ,presidentin qe zgjodhet juve.

  26. gati indiferent says:

    Edi Ramen, k/ministrin aktual të shqiperisë e kanë rrahur disa zagarë nga Tropoja ( i kerkoj të falur per ketë emertim vetem Izet Haxhisë, që ka bërë gabime të denushme, por kurrë nuk ka qënë servil as tradhetar as i shitur tek askush ). Aty afer ku ka ndodhur ngjarja, kam qënë edhe unë. Personat që e kanë rrahur Edi Ramen, disa prej tyre i ka njohur edhe Edi Rama në atë momen,t dhe tani i njef të gjithë…, dhe po ashtu shteti shqiptar i ka njohur dhe i njef të gjithë ata persona kush janë. Edi Rama në atë kohë ka propozuar dhe insistuar që të viheshin në jetë disa ide politike evropjane, dhe kur e ka parë që ato ide-bimë që donte ti mbillte, nuk rriteshin në parcelen e mutit ku kryetar kooperative absolut ishte anti-shqiptari Sali Berisha, ai (Edi Rama ) është shprehur kunder Berishes në praninë e disa servilave dhe ndër të tjerash ka thënë “”nuk e di ku do na çojë ky komunisti””. Berisha e ka marrë vesh shumë shpejt këtë histori, dhe ka lëshuar fjalen në grumbullin e qënve “” të shkoni dhe t’ja zbusni pak shpinden atij qelbesires, dhe po mundet prejani pak gjuhen që mos të hanë mut shumë””, dhe nuk është dashtë më shumë që kopeja e qenve të marrin rrugen per të kryer misjonin e ngarkuar nga padrinoja i tyre i ligu Sali UDB-ashi. Kjo historia e masakrimit të Edi Rames është një gjë shumë e vogel në krahasim me vrasjet dhe krimet e tjera që ka kryer Sali Berishoviçi. –pershendes gjith lexuesit–

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje