Artan Lame tregon dashurinë për xhaketat ushtarake: I blej lirë, më japin pushtet! Rama mbase më ka zili, si i armatosa shokët kur Nano iku nga pushteti

15 Janar 2021, 21:32Politika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka shkuar në emision me xhaketë ushtarake. I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Lame tregoi për pasionin e tij lidhur me xhaketat dhe armët ushtarake, duke shpjeguar edhe zanafillën e saj.

Ndër të tjera, ai ka treguar edhe sesi pas largimit të qeverisë së Fatos Nanos në vitin 2005, kishte larguar të gjitha armët nga shtëpia nga frika se mund të prangosej nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pjese nga biseda:

Arjan Çurri: Ngjan si kineze, si ata ushtarët e Kim Jong-un

Arjan Çani: Ngeli pa replikë?

Artan Lame: Ditën që do më gjesh mua pa replikë… Po u futa në këtë temë nuk pushoj më. Ka qënë pengu im në jetë. Doja të shkoja në shkollë ushtarake, por babai më tha ‘ore budalla’ është ushtria e Enver Hoxhës kjo, jo e Napoeleonit.

Është xhaketë ushtarake model 71, italiane, viti ’74. Europa funksionon kështu; uniformat kur dalin nga përdorimi, i nxjerrin në shitje masive, unë zgjedh dhe i blej, janë shumë të lira. Sot luhet me ngjyrat, lindorët tentojnë më shumë drejt kakisë, ndërsa perëndimorët shkojnë drejt të gjelbrën e thellë. Është dashuri e madhe.

Arjan Çurri: Janë dashuri të huaja dhe jo tonat!

Arjan Çani: Edi Rama kur shikon që t’i je i vetmi që vishesh me gjëra të vjetra, nuk bëhet xheloz? Se ai e kuron shumë look-un e tij

Artan Lame: Normale që të bëhet xheloz për ndonjë, se gjysma e shqiptarëve bëhen xheloz për stilin e tij. Unë nuk i prodhoj. Është xhaketë ushtarake. Më pëlqejnë shumë mirë. Ndjehem këndshëm, në pushtet. Ti nuk ke qënë në shtëpinë time, është një dhomë e mbushur me uniforma.

Arjan Çurri: Armatime?

Artan Lame: Po e hapa si histori… kur u ndërrua qeveria në 2005, Nano dorëzoi qeverisjen. Berisha filloi me arrestimet, dhe mendova se do më gjenin armët në shtëpi. Erdha për tërë natën me ca shokë se isha në plazh. I nxorra nga shtëpia dhe i shpërndava në shokë e miq. Dhe mbajta vetëm armët me vrimë. Armatosa gjithë shoqërinë domethënë.

6 komente në “Artan Lame tregon dashurinë për xhaketat ushtarake: I blej lirë, më japin pushtet! Rama mbase më ka zili, si i armatosa shokët kur Nano iku nga pushteti”

  1. Doriani says:

    Artani eshte i vecant, kolonjar pikant. Jo me kot i burojne ndjenjat per ate uniforme. Kam lexuar se uniformen ushtarake nuk e ka mbajtur kushdo. Po kryesisht djemte e familjeve fisnike, qe kishin pushtetin. Ata benin femijte ushtarak se mbronin atdheun dhe pushtetin. Pastaj gjerat ndryshuan.

  2. bravo Lame says:

    Mesazhi qe percjell eshte mjaft domethenes per kohen

  3. Kol says:

    Kolonel veremliu thuaj se korrupsioni ke kadastra vazhdon kush paguan mer legalizim kte thuj kti xhenazes po qe gazetar me bole o shqiptaruca

  4. tironcipatriot says:

    budalla komplet

  5. tironcipatriot says:

    gjeneral pa ushtare, e rre menja

  6. Nik says:

    Puno fort Z. Lame, nen hunden tende vazhdon korrupsioni, leri keto show tek A. Qani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje