Patozi 'zeron' Bashën për 25 prillin: Na ndan vizioni dhe qëllimi! Garoj me Topallin dhe ata që e duan Shqipërinë më demokratike

15 Janar 2021, 18:46Politika TEMA

Zbutja e toneve të Lulzim Bashës, ndaj partive të reja të krijuara nga të larguarit e Partisë Demokratike, dhe ftesa jo e drejtpërdrejtë  për t’iu bashkuar kampit opozitar, nuk do ta lëkundë Astrit Patozin.

Patozi thotë në një intervistë për Report Tv se sheh zero mundësi për bashkëpunim me Lulzim Bashën, pasi sipas tij i ndan vizioni dhe qëllimi.

“Ne gjykojmë që me zotin Basha na ndan së pari vizioni që kemi për politikën dhe e dyta qëllimi”, tha Patozi.

Tentativat për arritjen e paktit për listë unike mes Bashës dhe aleatëve të tij tradicionalë, koordinatori I Bindjes Demokratike i sheh thjesht si pazar për vende të sigurta në listë.

“Po vazhdojnë pazarin e tyre për të gjetur hapësira të sigurta në listë, që është një shëmti, në rrafshin estetik, jo më në rrafshin moral e politik, sepse tregon që për ata nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Patozi

Për këtë arsye, në intervistën për Report Tv thotë se I vetmi koalicion që mund të ndërtojë është ai me partitë e reja që kanë të njëjtën kauzë, sjelljen e ndryshimit dhe jo rotacionin.

“Me Topallin, është nevoja dhe kauza e përbashkët që ne kemi për të dalë në një listë dhe besoj do e arrijmë qëllimin. Ne e duam Shqipërinë më demokratike, më të drejtë dhe më të pakorruptuar”, tha Patozi

Patozi nuk kundërshton vetëm shpërndarjen e mandateve nga Kodi  i Ri zgjedhor, për të cilin I është drejtuar Gjykatës  Kushtetuese.

Ai thotë se nuk do ta shfrytëzojë as mundësinë që i jep ligji i ri elektoral kryetarëve të partive për të garuar në katër zona zgjedhore.

Sipas Patozit kjo bie në kundërshtim me kauzën për lista të hapura, ku çdo kandidat duhet të shkojë i barabartë përballë votuesve.

 

4 komente në “Patozi ‘zeron’ Bashën për 25 prillin: Na ndan vizioni dhe qëllimi! Garoj me Topallin dhe ata që e duan Shqipërinë më demokratike”

  1. Revizori says:

    Fitorja më e madhe e Shqipërisë nuk do jetë rrezimi i Ramës. Rama iken, si sot si neser.
    Fitorja më e madhe do ishte sikur elektorati i djathte te braktiste PD dhe Lolo Bashën, dhe të votonte Patozin, Topallin, Hajdarin. Kjo do sillte riformatimin e të djathtes shqipetare, mundesine e daljes se figurave te reja intelektuale te djathta, dhe pastaj PS do ta humbte pushtetin me 100%.
    Problemi eshte se kush do ja perçoje kete mesazh derrave qe shkojne mbrapa Saliut, si puna e atij Arkimed Lushajt qe i mungon gjysma e trurit.

  2. Titan says:

    Ky eshte nje lajm shume i hidhur per shqiptaret. Opozitari legjendar Patozi me Topollin, Topallin dhe Topuzin kane zeruar Bashen. Tani veshtire se do kete me shanse Edi Rama te fitoje zgjedhjet. Deri ne kete moment shqiptaret mendonin se ndoshta Rama kishte mundesi per mandut te trete por me daljen e ketij lajmi perfundimisht shpresat u shuan. Rrofte demkoracia dhe pishtaret e saj Patozi, Topalli, Topolli, Mangalli, Murrizi, Orizi etj :):).

  3. Rrapi says:

    Po garove me Topallin ta dish se e ke fituar 100 metershin ne 5 sekonda ahahaahah.

  4. Ne emer te POPULLIT says:

    Topalli mban mangallin ndezun per Barishan, mbasi u pasuru, sa ishte ne PD , me doktor komoniste Barishen , tashe do sjelli demokracin ne vend, injorantes duhet ti verifikohet pasuria, e vilat qe ka ba , e vajzen qe e shkolloj ne paris; ku rrinte ne ambasden shqiptare bashke me te dashurin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje