Kunati i kreut të opozitës, Lulzim Basha, ka paditur për shpifje dhe fyerje kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Shtetasi Erion Isufi e ka depozituar padinë e tij në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin dhe Organizuar.
Në padinë e tij, Isufi ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme të shpallë fajtor Veliajn për akuzat e këtij të i fundit, se pala paditëse zotëronte katër vila dhe i kishte përfituar ato gjatë përiudhës së pandemisë, duke fshehur qëllimisht të vërtetën rreth kësaj çështjeje.
Motivi që Isufi pretendon se e ka shtyrë Veliajn, si drejtues i fushatës së PS-së në Tiranë, të hedhë akuza të tilla, ka qëllim që të dëmtojë perceptimin e publikut për viktimën e akuzave si familjar i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një konteiner për familjet e tërmetit.
U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi”, tha Veliaj, çka e shtyu Isufin të padisë kryebashkiakun e Tiranës.
Ky Veliaj, duket, eshte ‘armik’ i betuar i se liges, por vetem kur e bejne te tjeret, pasi kur e bene vete, kjo nuk mund te quhet me e lige. Tjetri te vjen mbi cdo rregull ligjor per te ndertuar dicka, Kryetari i Bashkise, sikur te jete pronar i territorit te saj, deklaron se nuk do te lejoje te ndertosh “nje vile te peste”. Por edhe te 50-te ta kete, ti shiko bazen ligjore. C’pune ke ti persa i takon faktit se ku i gjen parate ky individ per te ndertuar vila, ka institucione te posacme shteti qe merret me kete aspekt te aktivitetit shoqeror. Te besh propagande kaq te peshtire, kjo meriton vertete nje ndeshkim shembullore. Por kush do ta beje , thuaj…
Cfare ka thene qe dashka nje ndeshkim ligjor ?!?! Ka thene qe eshte hera e peste qe aplikon per ndertim vile dhe ka tallur strufen politikisht.. Rri urte o I zgjuar se duhet te kuptosh Cfare eshte politike nga ajo ligjore..
O Qerim , more Qerim; puna jote: aferim, gamor ti gamor kush te vuni sot a neser valon druni. Gjithoologe!