Aksionin e tij politik në 8 vitet e opozitës, Lulzim Basha e ka ndarë me aleatët e tij tradicional. Edhe vendimet e forta politike për djegien e mandateve apo bojkotin e zgjedhjeve vendore e dakordësoi me ta.
Por kur kanë ngelur edhe 100 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, negociatat me aleatët historik apo edhe me të tjerët që i’u bashkuan opozitës pas vitit 2017 nuk po rezultojnë aspak të lehta.
Kryerepublikani Fatmir Mediu ndryshe nga kryetarët e tjerë të partive që i përmbushën pritshmëritë duke siguruar mandate e tyre, ambicien personale por edhe për forcën që drejton e ka më të madhe.
Grupi negociator i ngritur në PD për negocimin për marrëveshjet me aleatët po punon për të bindur kreun e Partisë Republikane për t’i dhënë një mandat të sigurt në Tiranë.
Por kreun i republikanëve ka paraqitur në selinë blu, historikun e votave për forcën e tij politike në zgjedhjet e 2005, 2009 dhe 2013. Mediu është i bindur se PR meriton dy vende të sigurta në listën e PD në Tiranë dhe një tjetër vend në listat e Fierit. Për aq kohë sa palët nuk kanë rënë dakort për këtë nivel përfaqësimi fleta e marrëveshjes parazgjedhore ka mbetur pa firmë.
Por në tryezës e negociatorëve Paloka, Bardhi dhe Rushaj është vendosur edhe historiku i votave të PDIU-së nga Shpëtim Idrizi. Edhe kreu i çamëve nuk pranon që forca e tij politike të trajtohet si parti-kryetar, duke sjellë në vëmendje plot 76.064 që PDIU mori në 2017 kur garoi e vetme pa qenë pjesë e asnjë koalicioni.
Shpëtim Idrizi pritet të mos dalë nga negociatat pa tre emra të sigurt në listat e Partisë Demokratike, prej të cilave 2 mandate do të kërkohen në kryeqytet dhe 1 tjetër në Fier. Ditët e ardhshme, Lulzim Basha do të duhet që të përmbush pritshmëritë e aleatëve për vende të sigurta, t’i dërgoj demokratëve krerët e qarqeve që do t’i drejtojnë në fushatë por edhe të ngjall shpresë tek shqiptarët, të cilët është i bindur se do t’i qeverisë pas 25 prillit.(/Abc News)
Z. Idrizi ndoshta llogarit votat e PDIU ne 2017 si per shembull ne Elbasan dhe Peqin te cilat u moren nga disa biznesmene dhe hajdute ordinere supermarketi si Aqif Rakipi me shoke ku njeri e dorezoi vete mandatin dhe tjetrit ja hoqi prokuroria. Jo z. Idrizi nuk keni per ti pasur me ate kategori sepse nje pjese juaja u shiten tek Rama per pazare ndersa tjetra sguxon me te futet ne lista per shkak te historive kriminale.
Cfare kerkojne keta si lypsar dy zgjillje ka
1.Ti shkrine partickat e tyre dhe ti bashkohen pd
2. Ose te dalin si parti me vete ne votime dhe te provojne sa elektorat kane.
Bejne presion ata qe si votojne as grate e tyre,kesaj i thone te kerkosh te hashe nga dhjami tjetrit.
Nuk i duhet asnje aleat . Aleatin me te madh ka merzitjen e popullit me Rilindjen dhe dhimbjen e syve tane nga portreti Otoman . Qe ne do te shpetojme nga keto kjo eshte e sigurt . Me gjoja aleatet PD vetem do veshtiresoje qeverisjen e saj .
Keta ne nje kazan velojne. Ku ka parti republikane ne Shqiperi? Anetaret e saj jane edhe anetare edhe te p.d. Apo parti cane? Futja kot. Apo aq me keq akoma parti agrare, ekologjike. Ha,ha,ha e ku ne Shqiperi!!! Hipokizi e tallje trapi me ok.
Ne se une do te isha ne vend te Bashes do ta zgjidhja ne menyren me te thjeshte
Per Tirane p.sh. Do vecoja 1,2,3,ose kater vendet e para dhe gjithe kandidaturat e tjera ,nga cilado Parti do ti hidhja ne short. Te shkoje emeri ku te kete fatin,se nga mendja njelloj jane te gjithe!
Basha eshte nje koqe kandari, ku luan me keta shoqata qe asnje deputet marin dot vetem, ky i ploteson deshirat e shoqates se dash shehut e shoqates agron dukes dhe kere pastaj shoqates idriz çamit. Jo mor jo, asgje mos u jep, sepse ti aq vota i mer vete pa keto kulyshe macesh. Un personalisht votoj per antarin e PD, po qe te jap vote une per idrizin dashin apo agronin, sben vaki kurre, do shkoje njeqind here me mire te Murrizi.