Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi ditën e sotme një takim me kryetarin dhe n/ kryetarin e KQZ-së me fokus zgjedhjet e 25 Prillit.
Kim kishte 2 porosi, e para për KQZ-në që të vijohet puna për identifikimin biometrik dhe e dyta ishte një tjetër rikujtesë për partitë që kandidatët për zgjedhjet të jenë të pastër, pa probleme me ligjin. Pavarësisht ndryshimit të pushtetit në SHBA, një gjë nuk lëviz, “lista e zezë” për personat “non gratta” që ka shpallur qeveria amerikane. “Këto përcaktime mbeten në fuqi” tha ambasadorja.
“Teksa edhe 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare shqiptare më 25 Prill, Ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi dhe Zëvendës Kryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ajo nënvizoi nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrën efikase identifikimit biometrik dhe masa të tjerë të nevojshme.
Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar Kryetarëve të Partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar. Ajo nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër. Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor.
Këto përcaktime mbeten në fuqi. Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave. Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë” shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë
Perderisa kandidon krimineli komunist saleh berisha,kjo do te thote qe zgjedhjet jane nje farse..
Amerika te nxjere dosjen e ketij krimineli dhe gjithe te tjeret bien vete si puna e tullave…
Ky vampir ka 30 vjet qe bene thirrje per lufte e armatosje ,dhe ka bere nje 97 me 3000 te vrare,nje gerdec,e nje 21 janar dhe nuk i hyn gjembe ne kembe…
Kandidon mehdi bej gerdeci me akuza per droge dhe vrasje kolektive…
President me akuza per vjedhje e korrupsion,e shoqa tru laraske me parti private e me vila ne londer…
E sa e sa te tjere me akuza dhe qe kane braktis parlamentin dhe duan te vjedhin edhe nje 4 vjecar
Rrofsh o motra, qe kerkon pasterti te kandidatve. Ashtu duhet. Sikur te publikoje listen me emrat qe Sekretari i Shtetit u ka ndaluar hyrjen ne amerike, mire do beje.
Gogo, nderime.
Uroj te kete me shumicë njerez te mire dhe te ndershëm si ty ne Shqipëri.
Po te jeni te sinqerte e nderuara ambasadore …me respekt me popullin e vojtur shqiptar dhe i dini bemat e ketyre maskarenjeve politikane ,ben mire sekretari juaj ti japi me emra dhe mbiemra per ata qe duan te kandidojne por qe jane shkaterimtaret e keti vendi
Pyet o Ambasadore e SHBA, politikane nja 7 ose 8 pastaj bej si di vete…
Kandidatet duhen njerzit me SV te pasur, dhe te paster, te kene minimumin 10 vjete qe punoine dhe kontriboine ne Shqiperi si Petagok, Inxhijere, Mjek etj. Asnje mos te Kandidoi large vende banimeve, se na mbyten Grate Kurva, dhe Burrat BQ qe as familjaret e vete nuk i votoine . Cfar Karin do Miu i Beratit (Bracia ) qe kandidon ne Lushje, Mona kurva e Dibres, bashke me loqen e Skraparit, Loqa me Syze e Kavajes shkon ne Elbasan ( Bardhes ifalet se do ne te 4 Stinet Pranver , Nul Moka i Kuksit ne Shkoder , Ede Rama ne Vlore etj. RQ largohen sa me shume nga vendet qe i njohin mire, se e kane me te lehte qe ti perdorin injorantet kokepalare.
Lista e zeze eshte per ty mi shoqja Kimete. Ne kemi listat tona. Ne te nderhyjme ty kur ben listen e pazarit? Jo. Ec pra shih punen aty se e ke nje verejtje me shkrim nga Edvini. Po tu bene dy te flaku Engjell Agaći nga partia. Per te miren tende eshte. Ky kunati I Mediut vetem rrogen merr. Te tjerat I bejme vete tek COD-i