Vetëvendosje prezanton 110 kandidatët për deputet, kryeson Kurti dhe Vjosa Osmani

16 Janar 2021, 19:32Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me 110 emra për kandidatë për deputet 1 muaj përpara zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ajo që vihet re është se kjo listë kryesohet nga Albin Kurti dhe në vendin e dytë është Vjosa Osmani e cila u largua nga LDK-ja pas emërimit të qeverisë Hoti.

Kurti dhe Osmani prezantuan lëvizjen e tyre në këto zgjedhje ku, lideri i VV-së do jetë kandidat për kryeministër ndërsa Osmani për presidente.

Lista e kandidatëve: https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157384408397000

6 komente në “Vetëvendosje prezanton 110 kandidatët për deputet, kryeson Kurti dhe Vjosa Osmani”

  1. Korabi says:

    Mire eshte qe populli provincial i Kosoves te provoj anarshistin dhe mashtruesin Albin Kurti,qe te bindet se udheheqesit populist gjithmon kane varferuar popujt.

    1. Cimi says:

      Ti korap ; ne jemi provincial , por nuk jemi shtet droge Columbi , pa punetore , ende jetoni ne poemen e Migjenit e te A.Z. Cajupit – burrat nen hije lozin kuvendojn pika qe su bie se nga grate rrojne

  2. Koti says:

    Kujt i plas per partite kosovare, boll kemi keto ne shqiperi. Dy shtete shqiptaresh jane teper. Zgjedhje pa fund, korrupsion, demostrata, sharje, grushta, rizgjedhje. Te pellcet koka po te meresh me to.

  3. Iliria e bashkuar says:

    Urime Kurt, suksese jepi nje mesim politikanve te koruptuar, te pa afte por edhe shqiptarve te shitur te te huajt.

    1. Enderimtari says:

      Iliria e bashkuar te lumte per endrat e bukura, me sy hapur.
      Urimi per Kurtin do kish kete vlere reale: Urime Kurt! Jepu mesim politikaneve qe enderojne dhe shqiptareve te verte patriote. Vetem ata qe jane spiune te serbit dhe demagoge, bejne hajer ne Kosove.
      Oh sa do deshiroja qe urimi im te ishte ender me syhapur! Oh sa do deshiroja qe une te jem naiv dhe ti Iliria e Bashkuar te jesh i zgjuar. Kam frik, or vella se Albini eshte mashtrues i pergatitur ne burgun serb. Qofsha gabim!

  4. more tiii says:

    Më këmbë të mbarë dhe me shqipëri të madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje